Letër djalit tim Adhurimit në Amerikë

Kultura

Letër djalit tim Adhurimit në Amerikë

Nga: Sulejman Mehazi Më: 24 korrik 2019 Në ora: 16:23
Sulejman Mehazi

I dashuri djali im!

Ç ‘është kjo kënaqësi e lumturi e juaja në SHBA, si është e mundur aq shpejt t'ju ve buzëqeshja, atje, në vendin e largët të Amerikës? Si është e mundur që këtë lumturi mos ta përjetosh aty ku jetojnë prindërit tu, ku keni lindur, në vendlindjen tënde. Sa herë që komunikojmë me WahatsApp habitemi me disponimin tuaj, me fytyrën tënde të këndjellë e të shkëlqyer, me disponimin tuaj shpirtëror  sa që me mëjën tënde na lë pa fjalë. Kurrë këtu s'të kemi parë aq të disponuar. Në shtëpinë e në tokën ku ke lerë sa i zymtë e nervoz ishe, në Amerikë sa i lumtur e pa brenga. Habitemi me ty e na ke lënë gojë hapur, këtu s'punoje asgjë përveç studimeve e sa i ashpër e nervoz, në Amerikë punë tetëmbëdhjetë orëshe e sa i këndshëm, i qetë e i butë; në vendlindje ishe tym e zjarrë, në Amerikë je bërë lule e parfum. Sa i mençur je bërë atje, e sa budalla ishe këtu. Këtu shaje çdogjë, pushtet e shtet, atje lavdëron çdo gjë, për vendlindjen e shtetin e lindur thoje se është njerkë, për Amerikën ku tani jeton thua se është nënë, bile më shumë se prindërit kujdeset. Si është e mundur, Amerika të kujdeset më shumë  se vetë prindërit. Thoni, se të gjitha brengat, pikëllimet, hidhërimet e pesimizmat ua kam lënë juve në Maqedoni, kurse shpirti juaj në Amerikë është mbushur me optimizëm, është mbushur me energji pozitive, harmoni e lumturi. Biseda juaj e fundit ishte: "Baba i nderuar Amerika më do shumë më tepër, këtu jam i barabartë me të gjithë amerikanët vendas, me letërnjoftim amerikan, me librezë shëndetësie, me stazhë pune, me njerëz jashtëzakonisht të sinqertë e të kulturuar."

Vetëm një porosi, djali im i dashur, globalizimi botëror do ta përmbysë kombin dhe gjuhën tënde amtare të shqipes, por kurrë mos harro prejardhjen tënde kombëtare e fetare, kurrë mos harro sinqeritetin e mençur e jo naivë, ndershmërinë dhe traditat fisnike familjare, gjuhësore e fetare, Nëse do harrosh Zotin, do harrosh gjakun, prindërit, familjen, farefisin, kombin e fenë tënde! Gjithë epiqendra juaj 24 orëshe të jetë Zoti i gjithësisë e kurrgjë tjetër.

Të gjithë vijnë e shkojnë: jeta, prindërit, pasuria, partia, qeveria e pushteti, brez pas brezi mbetet vetëm fisnikëria, besnikëria, bujaria, dinjiteti e karakteri familjar, djali im i dashur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat