Ibrahimi: Kulla e Isa Boletinit frymëzim për shqiptarët

Kultura

Ibrahimi: Kulla e Isa Boletinit frymëzim për shqiptarët

Nga: Hysen Ibrahimi Më: 26 korrik 2019 Në ora: 15:37
Kulla e Isa Boletinit

Në Boletin kishte nisur perurimi i numrit të parë të librit “Thesar Kombëtar të Mërgatës Shqiptare” dhe tani atje shkoi edhe numri I 10-të I këtij libri, që boton Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi.

Shoqata ”Papa Klementi XI Albani” në Suedi, shkruan dhe përcjellë në botën perëndimore vlerat e lirisë dhe vlerat e identitetit kombëtar shqiptar – vlera të qytetrimit tonë të lashtë.

“Libri “Thesar Kombëtar të Mërgatës Shqiptare” përmban tema të veçanta që i dedikohen historisë dhe trashëgimisë shqiptare, e pashmangshëm, edhe për Boletinin e Isa Boletinit, për historinë e familjës së tij, për heroizmin e tij deri në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë dhe zhvillimet e mevonshme që kanë ndodhur rreth figurës së Isa Boletinit. Isa Boletini është një nga luftëtarët më të dalluar në kohën e tij. Ai ishte një patriot me përmasa më të gjera për kombin”, tha Hysen Ibrahimi, kryetar i SHSHASH “Papa Klementi XI Albani” në Suedi. Ai përmendi shumë figura –kuadro që kanë dalë nga kulla e Isa Boletinit, duke u zotuar se Shoqata që ai drejton do të vazhdojë të hulumtojë gjurmë nga historia e lavdishme e Isa Boletinit e bashkëkohanikë të tij.

Image

Hysen Ibrahimi e cilësoi Boletinin dhe Kullën e Isës, si pikëfrymëzim për punën që ata bëjnë.

“Për ne anëtarë të shoqatës “Papa Klementi XI Albani”, Boletini është pikënisja kryesore, ku ne marrim frymëzim dhe vazhdojmë rrugëtimin për punë në trevat tjera shqiptare. Këtu e kemi bërë përurimin e numrit të parë të librit “Thesar Kombëtar të Mërgatës Shqiptare”, tash e 7 vjet më pare, dhe sot jemi mbledhur për numrin e 10-të të këtij libri”, tha Hysen Ibrahimi.

Gazmend Boletin, nikoqir, e vlerësoi punën e shoqatës, duke thënë se ajo po bënë pasurimin e bibliotekave shqiptare. “Këta janë më meritorët edhe për kohën që po kalojmë. Ne duhet t’iu bëjmë vendin meritor, si falënderim për kontributin që kanë dhënë me dekada”.

Image

Përveç librit “Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare”, në këtë ceremoni, u peruruan disa titujt të rinj të botuar nga SHSHASH “Papa Klementi XI Albani”, si: “Dëshmorët e Kombit, Abaz dhe Isak Ibrahimi”, autor Avdyl Uka; Fjalor dhe fraza në shërbimet mjekësore suedisht – shqip, pjesa e 2-të, autor Fetah Bahtiri, “Dardanët për Dardaninë”, autor Rrahman Rrahmani, Antologjia “Dashuria nuk është mekat”, bashkautorë Ymrije Beqiri dhe Hysen Ibrahimi, “Vepra 3”, autor Hysen Ibrahimi, “Ndryshe ëndërrova”, Ymrije Beqiri dhe “Drita e dashurisë”, autor Remzi Basha.

Me këtë rast, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi mes Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi, dhe Klubit Letrar “Podguri” të Istogut.

Sekretari i këtij Klubi, Nuradin Imeraj shprehur falenderimin dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me këtë shoqatë, me qëllim të krijimeve të përbashkëta në të mirë të ndriçimit të shumë çështjeve historike për kombin.

“Jam shumë i emocionuar, sepse sot këtu flet Kulla e Isës, por do të flasim edhe ne, sepse marrim frymëzim nga kjo kullë madhështore. Jemi bashkuar që edhe ne këtu të jemi një vlerë e shtuar e këtij manifestimi. E falenderoj Hysen Ibrahimi, cili na ka ftuar dhe ne i kemi ofruar bashkëpunim, që të vazhdojmë kulturën, promvimet dhe gjithmonë aty ku e kërkon ana kombëtare”, tha Imeraj.

Këtë muaj, SHSHASH “Papa Klementi XI Albani”, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave në Tiranë dhe me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe të Kulturës në Shkup.

Hysen Ibrahimi ndau disa mirënjohje për personalitete dhe figura të rëndësishme që kanë dhënë kontribut rreth figurës së Isa Boletinit dhe për çështjen kombëtare.

Ndër mirënjohjet që u ndanë ishte edhe ajo për prof. Asllan Muratin, për kontributin që ka dhënë në ruajtjen e eshtrave të Isa Boletinin, deri në rivarrimin e tyre në Boletin.

“Jam krenar që kam qenë në shërbim të heroit të madh kombëtar siç ka qenë Isa Boletini. Për 13 vjet i kam mbajtur eshtrat e tij në shtëpinë time, ai ka qenë mysafir i imi, pra. Dhe çdo festë kombëtare dhe fetare kam shkuar tek varri i tij në truallin tim dhe ditën kur u shpallë pavarësia në Kuvendin e Kosovës më 2008, kam shkuar te ai dhe i kam thënë: O Isa bejë pusho i qetë për atë që dhe jetë ti dhe familja jote, sot u bë realitet, sot Kosova është pavarur. Ju anëtarë të shoqatës “papa Klementi XI Albani”, ju uroj sukses dhe të botoni edhe shumë libra të tjerë”, tha prof. Murati. Për këtë kontribut, edhe Gazmend Boletini I dhuroi prof. Muratit një gurë të trepçës që mbahen në kullë të Isës, me mbishkrimin “Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria”.

Ky manifestim u mbajt nën përkujdesjen e komunës së Mitrovicës. Drejtori për kulturë rini dhe sport, Tafil Peci, vlerësoi punën e shoqatës “Papa Klementi”, duke i ftuar mërgimtarët edhe në takime tjera për ta që ka planifikuar komuna për këtë verë.

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, do të vazhdojë përurimin e librit “Thesar Kombëtar të Mërgatës Shqiptare” në Krushë të madhe dhe në Vlorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat