AS-AS-ët e HEM-HEM-ët

Kultura

AS-AS-ët e HEM-HEM-ët

Nga: Sevdail Hyseni Më: 27 korrik 2019 Në ora: 08:26
Ilustrim

Në këtë kohë të çmendur, nuk di si të them?

Na u mbush Lugina, As-As dhe Hem-Hem!

 

As-As-ët nuk n’grahen, as n’grehen pa fund,

Besa dhe Hem–Hem-ët, nuk lidhen askund!

 

N’Bujanoc të parët, kur ishin në pushtet,

Desh sa nuk e zhvatën dhe bythën e vet!

 

Po tani si duken këta As-ët e ngratë,

Sikur Qyqe bregu, malit t’u kukatë!

 

Mallkojnë të shfrenuar, për fatin e zi,

Duke sharë e shpifur, ndjellin lemeri!

 

S’pajtohen kështu, të ndarë pikë e pesë,

Po dhe e nesërmja, s’i ushqen me shpresë!

 

Në batak të zhytur, përpëliten me zor,

Nuk mund t’i tërheq, “Saba” me traktor!

 

Ashtu dhe n’Preshevë, Hem-ët n’pushtet,

Me gjitha të mirat, nuk ndihen të qetë!

 

Me mendje të krisur, sulen si të çmendur,

I bren nga thellësia, një marrëzi e vjetër!

 

Meqë koha ndërron, siç ndryshon një modë,

As-ët edhe Hem-Hem-ët, dehen bëhen rrotë!

 

Kur shohin rrezikun, sillen urtë e butë…

Nga loja djallëzore:”Tërhiq e mos këput!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat