Muze për foto selfie dedikuar të apasionuarve të Instagramit

Kultura

Muze për foto selfie dedikuar të apasionuarve të Instagramit

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 22:01
ilustrim

Palma me ngjyrë rozë, ëmbëlsira gjigante “macaron” dhe pishina me perla. Me një interier me ngjyra të ndezura “muzeu i ri i selfie-ve” në Budapest është konceptuar për të joshur “gjeneratën e Instagramit”, të etur për të marrë vëmendjen e duhur në rrjetet sociale.

I vizituar nga rreth 30000 turistë që nga momenti i hapjes në muajin dhjetor, ky atraksion i cili prezantohet si i pari i këtij lloji në Evropë, renditet tashmë në mesin e zonave më të famshme të kryeqytetit hungarez.

I frymëzuar nga suksesi i një godine të ngjashme në SHBA, krijuesit pohojnë se kishin si target grup të rinjtë, gjeneratën e re që janë në kërkim të dekoreve origjinale për fotot e tyre të profilit në rrjetet sociale.

“Ne kemi luajtur me format, ngjyrat dhe u përpoqën të shkojnë përtej së zakonshmes, në mënyrë që t’i linim dorë të lirë imagjinatës së vizitorëve”, shpjegon Lilla Gangel, i cili e ka konceptuar ambientin së bashku me Balazs Koltai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat