Flamur kena, kur ka Asdrena...

Kultura

  Flamur kena, kur ka Asdrena...

Nga: Ramiz Lushaj Më: 28 korrik 2019 Në ora: 10:24
Asdren Çelaj

1.

Një Asdren në Rumani

e shkroi Hymnin e Flamurit Kombëtar Shqiptar...

 

2.

Asdren Çelaj i Vuthajve,

Flamurin po e mban lart në Plavë-Guci,

Në të lavdishmen krahinë plot histori e bukuri.

E mban me kullë e jetë shqiptare në trojet e veta,

E mban me fjalë shqipe, shqiptarisht,

me muze etnografik...

me qëndrime e qëndresë me vepra.

3.

Flamurin Shqiptar nuk e mban vetëm shtiza, dora,

Nuk valvitetet vetëm në festa...e kështjella.

Flamuri mbahet në zemrat,

në jetët e veprat shqiptare...

Flamuri mbahet dhe me Asdrena...

4.

Kur e mban Flamurin Kombëtar Shqiptar:

te kulla e Babës,

te toka e Gjyshit,

te rranjët e Fisit.

te Fjala Shqipe,

te rrjedhat ujore në Vuthaj,

te liqeni i Plavës,

te flladi i vrrinit e i bjeshkës në Guci,

te ditët e tua të jetës,

te hapat e qëndresës,

te lartësitë e dinjitetit.

Bahesh palë e peshë e Flamurit.

Flamuri ka dhe peshën e Asdrenit...!

5.

Ne, Shqiptarët,

Gjithmonë Flamur Kombëtar do të kena,

Kur trolli ynë amtar ka Asdrena...!

Image
Asdreni me te vllain mbajne Flamurin Kombëtar Shqiptar
Image
Asdren Celaj me shoqëri në Prishtinë 2015
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat