Kacafytje me unin tim

Kultura

Kacafytje me unin tim

Nga: Sulejman Mehazi Më: 28 korrik 2019 Në ora: 15:48
Sulejman Mehazi

Ti uni im je kafshë më e egër në brendin e trupit tim, je puti, skalitja, përmendorja, statua më e madhe në botë, je egoja që s'më le rehat, ego që do të më bësh Zot. Aq më më ke robëruar sa që përtej vetvetes nuk mund të dalë, aq më ke bërë egoistë sa që për veç "Unit", nuk egzistojnë veta të tjera.

E gjithë bota njerëzore e univerzale do të vërtitet rreth unit tim. Aq kryeneç më ke bërë sa që të krahasoj  vehten me Zotin e Madhërishëm.

Do që krejt bota njerëzore të sillet rreth teje, e me urdhërin tuaj të lëvizë e vepronte qenia njerëzore, të duket vetja se je më i mençuri, më i fuqishmi e më i bukuri i botës, mendon se s'ka si ti, të gjithë janë të këqinj e pa vlerë, vetëm ti i mirë e me vlerë. Mendon se vetëm ti je patriot, të tjerët jo, se vetëm ti e do popullin tënd, të tjerët jo; se vetëm ti di të shkruash, të tjerët jo, se je më i devotshmi, të tjerët jo, se je më e lartë, të tjerët jo.

Ti je armiku më i madh sa që shpirtin tim të pastër e të sinqertë m'a përlyen me gënjeshtra, kryeneçësi, urrejtje e s'mirë.

Turpin tim mundohesh ta zëvendêsosh me pa turpësi, moralin tim me pamoral, ndërgjegjen time me pandërgjegje, vdekjen time me pavdekësi, më detyron të mendoj se kjo botë është e krijuar për mua e jo dhe për njerëzit tjerë. Arsyen time të shëndoshë mundohesh të ma zëvendësosh me lakmitë e turpshme: me pasuri të pandershme, me korrupsione, me kurvëri, raki, bixhoz, mito e politikë mashtruese.

Më ke bërë që t'i shaj, kritikoj e nënçmoj të tjerët për t'u bërë i madh vet, nëse të tjerët nuk të duan e dashurojnë t'i shpallë armiq për të më urrejtuar mua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat