Muzeu i Qytetit në Therandë dergjet i mbyllur!

Kultura

Muzeu i Qytetit në Therandë dergjet i mbyllur!

Nga: Fadil Bytyçi Më: 29 korrik 2019 Në ora: 14:14
Muzeu i Qytetit në Therandë

Muzeu i Qytetit në Therandë, i cili u ngrit në kohen e qeverisjes së Blerim Kuqit të AAK- s, ka ditë që qëndron i mbyllur. Pas daljes në pension të përgjegjësit të këtij muzeu, ai tani më vazhdon të jet vetem nje “ ikonë” jofunksionale. Kryetari i Komunes së Therandes ,Bali Muharremaj thot se kemi plane ambicioze për funkcionalizimin e këtij muzeu. Megjithate gjendja ende vazhdon të jet jofunksionale dhe vizitoret e mundëshem në kohen e pikut të pranisë së diaspores mund ti shikojne vetem ngrehurinat e tij prej hekuri e betoni.

Zaten partite politike në nivelin lokal paten një konfrontim joparimor për këtë muze. AAK përpiqej që ta paraqet si ekskluzivitet te saj personal, ndērsa partitë tjera, LDK dhe PDK paten akuzuar për keqpërdorim te mjeteve financiare për ngritjen e tij. Por asnjera nuk i çasej vleres qe ka të bëjë me pasurimin e tij me eksponate te cilat janë te shumta në treven tonë. Gati nje decenje po bëhet që kur u ngrit ky muze, paradoksalisht ai më shumë ka sherby si objekt konfrontimi politik në mungesë të një debati parimorë per funksionalizimin e tij.

Cili është funksioni i Muzeut në Shoqëri?

Shoqëria e jonë nuk ka nivele të duhura intelektuale për shijimin e një shkelqimi të vlerave të cilat shekujt I ruajn me gjelozi, por që njeriu ynë nuk ua sheh këtë shkelqim. Dikush do ta quante këtë nevojë përnjohje dhe kultivim të vlerave si një “luks” në kushtet dhe rrethanat sociale, politike e intelektuale të shoqërisë sonë. Kjo edhe mund të qëndroj, por a është një arësye më shumë që ne të përbaltim këto vlera? Padyshim që jo.Arkivi më I mirë I cultures material është toka thuhet në disa raste, por nën dhe a mund të shijon kush vleren e kësaj kulture? Përgjigjëja është përseri, jo. Indifernca e jonë ndaj kësaj kulture tregon shkallën tonë civilizuese dhë këtë më së miri e përjetojmë me agresionin kulturorë të popujve fqinjë ndaj kulturave tona siq është përvtsimi I vlerave tona si vlera të tyre. Përmendim këtu numrin e madh të Kishave të mesjetes së hershme të cilat duke mos njohur dhe hulumtuar ato sllavet sot e dominojnë boten me informacione “shkencore” se ato janë të tyre. Pikrisht mosnjohja e rolit dhe dobisë së trashegimisë sonë kulturore ka bërë që kultura jonë material e shpirtërore të kontestohet, të greqizohet ose të sllavizohet e në raste tjera edhe të orientalizohet. Ky mishmash në interpretimin e trashegimisë sonë është pasoj e shkallës së ulët civilizuese e intelektuale që normalisht shkon edhe me prapambetjen e madhe ekonmike.

Ka popuj edhe më të varfer se ne nga pikpamja ekonomike, por kanë një qasje me civilizuese ndaj visareve të tyre kulturore. Ata kan një vemendje më të kthjellët ndaj trashegimisë së tyre kulturore e shpirtërore. E vemendjën tonë për një qasje më civilizuese ndaj trashegimisë sonë kulturore, shpirtërore, politike e intelektuale mund ta kthejmë vetem atëhere kur krijojmë hapsira për prezentimin e saj.Padyshim se hapsira më adekuate është Muzeu si një institucion që do e quaja për nga përkushtimi Tempull I një identiteti nacional e njerëzor. Muzeu do ruaj , siq thot muzeologu francez Zhan Shatlen ”një ekuiliber ndërmjet mirqenjës material dhe knaqësisë intelektuale e morale”. Nëse pajtohemi me një mendim të tillë atëhere këtë duhet përkthyer se knaqësia material është sterile pa atë shpirtërore e humane gjë që në shkeullin e elektronikës krijon sterotipin kulturore.Që ne dhe gjeneratat e reja e të kultivojmë ndjenjen kah humanja duhet të ndjekim dhe zhvillojmë në aspetin e rivitalizimit të gjurmeve të paraardhësve tanë duke ruajtur dhe bartur dashurinë në breza për të bukuren dhe të thjeshten humane.Pra konstatimi I Zhan Shatlenit ,është më se I qëlluar kur thot se “muzeu është I obliguar ti ruaj këto dëshmi të evolucionit të ngadalshem dhe të gjurmimit të pandërprerë të njeriut për të bukuren dhe të dobishmen,si parakusht të pazëvendësueshme të humanizimit të shoqërisë së të nesërmes”. Duke u nisur nga koj, misioni I muzeut jo vetem që është ruajtja dhe prezentimi I këtyre vlerave por në të njejten kohë do të duhej që institucionalisht ai të ndihmohet në përparimin e tyre duke kontribuar në të njeten kohë në përsosjen e metodologjisë së ruajtjes dhe prezentimit të saj në interes të gjinisë njerëzore në përgjithësi.

Tempulli i tradites nuk nepërkëmbet..

Duke parë atë që ngërthen në vete muzeu atherë është e pakuptimt që ai sot të jet i mbyllur. Nje kolege e imja gjermane kur vizitoi Kosoven , edhe Theranden, në një manual informus kishte lexuar këtë fjali: Suhareka qytet pa monumente. Ndërkohë që Theranda ( Suhareka) ka nje mori vendgjetje arkeologjike por te dhanun pas projkteve qe kan te bejnë me investime kapitale, lihet anash trashegimia kulturo historike.Muzetë ndryshe janë edhe tempuj të ruajes dhe valorizimit të gjurmeve që kanë të bëjnë më qenjen kombëtare në veqanti dhe të gjinisë njerëzore në përgjithësi. Si të tilla nuk do të duhej të ishin të mbyllura por të jen funksionale edhe ne funksion të turzmit kulturorë.

Autori është profesor i gjuhes latine dhe historisë në Gjimnazin “Loyola” në Prizren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat