Ronnie Romero, performuesi kryesor në HardhFest-in e sivjetmë

Kultura

Ronnie Romero, performuesi kryesor në HardhFest-in e sivjetmë

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 12:19
Ronnie Romero, performuesi kryesor në HardhFest-in e sivjetmë

"Një gotë për mot", ky është slogani i sivjetmë i festës së vjeljes së rrushit - HardhFest.

Për herë të tetëmbëdhjetë, ky festival këtë vit do të mbahet më datat 16,17 dhe 18 gusht.

E për këtë edicion, komuna e Rahovecit ka ndarë 15 mijë euro për mbajtjen e këtij festivali.

HardhFest do të bëjë hapjen zyrtare me prerjen e kalaveshit të rrushit, më pastaj me garat e vjeljes së rrushit dhe garat në shtrydhjen e rrushit.

Risi e këtij edicioni do të jetë HardhEx, ku do të mbahen garat për pirje, të drejtë për pjesëmarrje do të kenë personat mbi 24-vjeç.

Dea Luma, përgjegjëse për marrëdhënie me publikun, ka theksuar se këtë vit kanë filluar edhe me fushatë të sensibilizimit për fibrozën cistike.

Luma: Kemi fushatën e sensibilizimit

"Hardh Fest gjithmonë organizon dhe ka një kauzë të veten, këtë vit e kemi fushatën e sensibilizimit për fibrozë cistike. Ka edhe aktivitete të ndryshme, kemi edhe HardhCamp-in sivjet si çdo vit tjetër, aktivitete për fëmijë gjatë ditës", tha Luma.

Gardalin Shtavica, drejtor artistik, ka treguar se kush do të performojë gjatë këtyre tri ditëve në HardhFest.

Shtavica: Të gjitha DJ do të jenë femra

"Përveç që kemi mundësinë më 16,17 dhe 18 gusht të vini në HardhFest të provoni rrushin më të mirë në Evropë, keni mundësinë të dëgjoni edhe muzikë shumë të mirë. Sikur çdo vit edhe këtë vit kemi përgatitur një linë-up. Përveç rock grupeve do të ketë DJ. Ku specifikë e këtij viti është të gjithë DJ do të jenë femra. Po ashtu kemi dashur që të ngritim rolin e gruas", tha Shtavica.

Performuesi kryesor në HardhFest do të jetë Ronnie Romero, vokalist i grupit Rainbow.

Shtavica: Ronnie Romero, performuesi kryesor

"Headline i festivalit të sivjetmë është Ronnie Romero, këngëtari i grupit aktual Rainbow. Ai vjen në Rahovec pas një turneu të suksesshëm me Rainbow që e kanë pasur në festivale të ndryshme të Evropës në stilin rock, gjithandej në Evropë. Ronnie Romero do të performojë në përcjellje të grupit Eridan. Ronnie Romero aktualisht është këngëtari më i pëlqyer, është prej vokaleve më të mira që është sot në tregun e muzikës", ka shtuar Shtavica.

Nora Boshnjaku, përfaqësuese e komunës së Rahovecit, ka treguar shumën e mjeteve të ndara për këtë edicion.

Boshnjaku: 15 mijë euro janë ndarë për këtë vit

"Për dallim nga vitet e kaluara, komuna e Rahovecit ka ndarë mjete më shumë. Konkretisht kemi ndarë gjithsej 15 mijë euro këtë festival. Mjetet janë siguruar nga kodi i subvencioneve në bujqësi në përputhje me rregulloren e ministrisë së financave", tha Boshnjaku.

Në hapjen e festivalit do të performojë grupi rahovecian All Stars. E të shumtë do të jenë edhe grupet tjera si: Tre Musketarët - Elton Deda, Aleksandër Gjoka dhe Redon Makashi. Grupi rock alternativ nga Hungaria “The Moog”, grupi Votra dhe Grupi 4x4.

E veçanta main DJ janë ta gjitha gjini femërore, Dj Jehonë nga Kosova, Amwe Doux nga Shqipëria dhe Ana Malo nga Maqedonia e Veriut. Gjithashtu do të performojnë edhe DJ tjerë si Fisnik Kuqi, Mike B dhe Dj Lori K.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat