Shfaqja e negatives të së tashmes dhe pozitiviteti i ferrit

Kultura

Shfaqja e negatives të së tashmes dhe pozitiviteti i ferrit

Nga: Rexhep Xhani Koka Më: 31 korrik 2019 Në ora: 07:09
Foto ilustrim

Pa shih! Dhe ferri paska ligje! (Gëte në FAUST)

Tash, më shumë se më parë, është shumuar, po duket, po shfaqet në format dhe ngjyrat më të zymta (po edhe me ndonjë vetëtimë apo vetimë-shkreptimë drite) po riduket po rishfaqet domosdoshëm, por jo edhe aq cenueshëm) negativja e së tashmes në Republikën e Kosovës (po edhe në Republikën e Shqipërisë, më sa po e përcjellim atje situatën e përhershme dramatike dhe konfliktuoze.)

“ Zotët” e së keqes pakësuese, zbehtësuese të qenies shqiptare

Negativja e së tashmes është edhe dërmuese, pakësuese fizike e popullatës, është. jo pak, kundërcilësuese e jetës, politikës, artit, shkencës, rendit të përgjithshëm dhe atyre rendeve të veçanta të pamundësimit real të jetës normale në Atdheun, shtëpinë e vet. Për të tjetërsuar, në përgjithësi qenien fizike, dhe në veçanti, për ta tjetërsuar e thyer shpirtin e zemrën e kombit dhe të popullatës shqiptare në Kosovën tonë, si në ish-administrimin ndërkombëtar, ashtu, edhe në administrimin republikan, qeverisësit vendimmarrës të Republikës, fillimisht, nuk njohën fenomenin më shpirtëror, atë të fundmijëvjeçarit të dytë, Luftën Çlirimtare Madhështore të UÇK-ës, duke u munduar që për dy dekada edhe të mijëvjeçarit të tretë, ta shtrembërojnë të vërtetën për luftën e UÇK-ës, pra, ta shndërrojnë luftën e shenjtë çliruese jo vetëm për Kosovës (po edhe për Serbisë neomillosheviqiane) në diçka që nuk është luftë çlirimtare por na paska pas qenë vetëm “konflikt” i zakonshëm, brenda shtetit gjenocidial de jure hibrid Jugosllav-serbo-malazezë, ndërsa de facto shtetit neofashist të çmendur të identifikuar me Sllobodan Millosheviqin, ku ai si “baba” i kombit serb, qoftë pasuesit e të tij- edhe ata, të dekadës së të parë e të dytë të këtij mijëvjeçari të tretë na paskan qenë viktimë (a)...

Politika tragjike kundërçlirimtare e “konfliktit” me padrejtësinë ekstreme dhe dhunën e paparë të vazhdueshme fiziko-psikologjike të saj, politikisht, ia hoqi shpirtin dhe zemrën (ende të papranuar zyrtarisht si themel shpirtëror të Republikës) njëë kësaj pjese të kombit shqiptar në Kosovën e pasluftës, ku sunduesit e padrejtë, të huaj, na shtuan bazën e së keqes, ngase duke na imponuar prijësit e papërvojë e të pavetëdijshëm, (shumicën syresh) të cilët u emëruan, gabim, jo realisht, jo qenësisht, si “krah i luftës” në kohë paqeje të brishtë, të fituar me mund, gjak e sakrifica tjera të jashtëzakonshme. Por mbiqeverisësit (administratorët), mbiqytetarët, imun ndaj zërit të qytetarëve dhe zërit të popullit të Kosovës (duke përfshi këtu edhe të gjitha minoritetet kombëtare që kanë jetuar e jetojnë në Kosovë) kishin në duart e tyre një mekanizëm të padukshëm, të tmerrshëm, zënien e bishtit me derë, të disa “udhëheqësve” kryesor vendorë, të cilët për disa administratorë mbiqeverisës (jo të gjithëve), pasi që ishin të shantazhuar, shërbenin edhe si fajtorë kujdestarë, të heshtur e të dëgjueshëm edhe ndaj padrejtësive ekstreme të koalicion Serbi millosheviqiane-UNMIK. Aq shumë ky koalicion i padrejtë u bë dominues i tmerrshëm i jetës civile, qytetare në Kosovë, sa që gati tërë pjesa shumicë e kombit shqiptarë që ka jetuar e jeton në Kosovë, duke u zgjuar nga somnabulizmi apo anestezioni, në vitin 2004, u ngritën në protesta dëshpëruese zhgënjyese, aq me revoltë të madhe, sa që edhe shkatërruan gjëra dhe mjete transporti... etj. të UNMIK-Serbisë, dhe nuk u mërzitën shumë se si do të kualifikoheshin. Në fakt, protestat u shtrembëruan tmerrshëm, pasi edhe u manipulua nga sunduesit, qëllimisht, revoltat legjitime të qytetarëve, të cilat u mishëruan dhe u bashkuan në një protestë të fuqishme vetëdijesuese për elementët përparimtarë, që ishin me pakicë edhe në koalicionin e pashpallur, por veprues, shkatërrues, UNMIK- Serbi.

Edhe negativja e dekadës së parë të mijëvjeçarit të tretë, shpjegohet me një maksimë ligj të Mefistofeilit në veprën universale , FAUSTIN, gjithnjë aktual të Gete universalit. Ai ka përdoruar një maksimë-ligj të përgjithshëm që thotë:

Një copë nga ajo forcë që prore donë të keqen e bënë mirë.

Kombi shqiptarë nuk e ka pasur jetën e tillë historike që të prodhojë një Faust letrar apo në figurë të gjithëkohshme a gjithëkohore si Mefiistofeli i Gëtes, por praktika e luftërave çlirimtare nëpër shekuj dhe përvoja e stërlashtë jetësore i kanë mundësuar popullit tonë, që pragmatikisht të përfundojë edhe ky me maksima-ligje origjinale të gjithëkohshme dy nga të cilat po i riaktualizojmë edhe këtu, lidhur me temën që po shqyrtojmë dhe të cilat thonë:

Kush’ i ban gropën tjetrit, bie vet ne te; dhe

Kur të lidh dikush, dikush edhe mund të zgjidh, po’ kur ti vet e lidh vetveten, askush më nuk mund të të zgjidh.

Pra, edhe në ferr paska ligje, dhe ferri nuk rri gjithnjë vetëm ferr, ngase ferristët bien në gropën e vet dhe edhe ata Mefistitofelë e lidhin, në fund veten, vendet e popujt e tyre, të cilët një ditë do të dalin edhe nga ferri në purgator, po më në fund edhe në parajsë, që te Danteja (Aligieri) është e radhitur e treta, si perspektivë e domosdoshme relative, sepse është e mundshme gjithçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat