Gomari i ka fajet

Kultura

Gomari i ka fajet

Nga: Fatmir Lohja Më: 31 korrik 2019 Në ora: 09:02
Fatmir Lohja

Në qendër të katundit Drizë me urgjencë,u organizua një kuvend katundarësh, me temë: ”Ruajtja e votës së lirë.”Të njëqindenjëzetenjë votuesit e konfirmuan prezencën. Për veç të mëdhejve nga qyteti, të pranishëm qenë edhe nga qeveria, dhe nga ndërkombetarët. Nën hijen e rrapit shumshekullor, me mjetet rrethanore vendasit bukurmirë u rehatuan në barin e njomë. VIP-at zunë vend në tribunën elektorale, të sajuar nga fshatarët,me karrige të vjetra ,nga lokalet verdadhë rrapit. Kalamajt lodronin rreth e rrotull kuvendarëve,me qe prindërit i lanë nga shtëpitë masivisht.

Ne vapën e korrikut, buzë përroit ujëpak freskoheshin gomerët me kënaqësi. U doli një ditë pushim krejtësish pa parashikim. Mizat e baxhove i besdisnin të ardhurit. Trumcakët e braktisën rrapin.Shpendet shtëpiak leviznin sa në perrua edhe nën hijen e rrapit.

Sipas të ardhurëve ngjaria ishte tepër e rëndë,kjo qe arsyeja që u futën direkt në temë. Në votimet e fundit asnjë votë nuk u dorëzua në qendër.U shtruan pyetjet e para: “Pse nuk shkuan votat në destinacion? Kush mban përgjegjësi konkrete për fajin?”

Katundarët, me një zë, ia lanë përgjegjësinë të ndjerit gomar. Duke kaluar te shtegu i dhive, i rreshqiti këmba . Ra në greminë, me gjithë kutitë e votimeve. Bënin be e rrufe, me soj e sorollop, se gomari ka qenë i Ganiut. Atë natë gomarit i printe Qaniu, sepse pronari qe me ethe shumë. Për ta ndrequr gabimin, propozonin të organizoheshin zgjedhjet përsëri. I siguruan të ardhurit, se në katund sillen çdo ditë . Ata që janë larguar në migrim dhe në emigrim, nuk vijnë të votojnë asnjëherë, si për diell,edhe për shi. Kjo është arsyeja, që prezenca në votim, u del e ulët si katund.

Eksperti kërkoi që Qaniu, si shkaktari i gjëmes, të merrej në prokurori për hetime të mëtejshme. Fshatarët, nuk e aprovonin kërkesën, me arsyetimin se Qaniu nuk i ka ditur tekat e gomarit të Ganiut. Propozonin që Qaniu të dekorohej, për sakrificën e bërë. Per të bindur të ardhurit , jepnin edhe një fakt domëthënës. Qaniu ,duke mos ia ditur huqet e gomarit të Ganiut, nuk u ndodh në ato moment mbi samar. Pse Qaniu e mori detyrën me përkushtim heroik, është sot gjallë.Po të udhëtonte mbi gomar, sot i gjithë katundi do ta kishte qarë.

Pas tërë këtyre arsyetimeve te fshatarëve, të ardhurit ndryshuan variant. Propozuan që Ganiun ta merrnin në qytet, për të diagnostiifikuar semundjen e tij. Ganiu betohej se është shendosh si korra e modhës. Ethet pas dy ditëve e lëshuan. Nuk pranonte vizita nga doktorët, sepse i ka alergji gjilpërat e tyre.

Eksperti kërkoi të shkonin në vend, për të ekzaminuar cofjen rrezikziut gomar. Fshatarët, tregonin,se pa dhënë shpirti i mjeri, e hëngren ujqërit e uritur.U kërkua vendodhja e ujqërve, për t’u ekzaminuar nëse janë të ngopuar, apo të uritur. Ujqit , e ardhur nga Karpatet,pse u ngopën ,u rikthyen në rezervatin e tyre, u dha shpjegimi tjetër nga kuvendarët.

Ndërkombëtarëve nuk u intersonte se cili e ka përgjegjësinë Ganiu, apo Qaniu, se u binden, që fajin e ka marrë mbi vete i ndjeri gomar. Ata, kërkonin me këmbëngulje të dinin, nëse shitet, dhe blihet vota e lirë në Drizë. Vendasit nuk po e kuptonin se ku kërkonin të dilnin të huajt.” Kush është ai i marrë që shet , e blen vota në katund?”- shtrohej pyetja me habi.

Shpjego ndërkombëtarët ,përkthe shqiptarët,vendasit po kuptonin ngadalë- ngadalë, se çfarë kërkonin të hetonin ndërkombëtarët.

Ju si e keni emrin? - pyeti më i vjetri, Xha Hasani,me llullë të ndezur, në dorë, ndërkombëtarin që qendronte në kry të vendit.

Quhet Bill,- u fut përkthyesi me nxitim.

Emër të keq të paska vënë satëmë, o zoti P…. ,

Sa nxorri nga goja xha Hasani,germën, P, në mes të pranishmëve plasi gazi i shfrenuar.

Jo me P por me B. B. Buria !- e ndërhyri përkthyesi menjëherë.

Kam mbi nentëdhjete vite mbi supe more birë. Ca germa nuk i shqiptoj mirë, se dhëmbet me mungojnë në gojë më shumë se pesëdhjetë vite.

Shtrengo vetëm pak muskujt e buzëve,- e këshilloi përkthyesi.

Nuk kam më muskuj në trupin tim .Mos ma vë re ndonjë gabim në shqiptim . Ju kërkoni të dini nëse shitet, e blihet me para, vota e lirë në katundin tona?- vazhdoi xha Hasani me pyetje.

Na keni kuptuar drejtë,- u mundua ta nxiste ndërkombëtari, me anë të përkthyesit, ndonëse arsyen e të qeshurave te pranishmëve nuk pati kohë të merrte informacion.

Me ndershmëri burrërorë, prindërore, edhe si më i vjetri në katund, kurrë nuk kemi shituar, e blerë vota me para. A jeni të gjithë me mua?- ju drejtua xha Hasani të pranishmëve.

Mëse e vertetë,- u pergjigjen pjesmarrësit me një zë.

Me sira, shumë pjesmarrës , sqaronin të ardhurit, për të blerë vota nuk bëhej fjalë, se në fshat ka mungesë të theksuar parash. Për të shitur votat e tyre nuk gjenin të marrë, për t’u marrë paratë. Fshatçe janë, të tërë në një mendje, për t’i shitur sa më shtrejtë. Politikanët në Drizë duken vetëm përpara fillimit të fushatave zgjedhore. Kanë premtuar për rrugë, ujë, drita, shkollë, qendër shendetësore,…. se do t’i bënin pas fitores. Një vrimë në ujë kanë bërë për tre dekada . Në fshat vijnë, e shkojnë vetëm makinat ushtarake.

Ndërkombëtari, me pak veshtirësi e nxorri kokën më së fundi.E quante shitje e blerje edhe nëse politikanët u afrojnë, në këmbim të votës, ndonjë prodhim si bujqësor, apo industrial. Katundarët e shihni me habi, nëse i kishte mend kokës i huaji. Peshperimat në mes të pranishmëve u shtuan shumë,për sqarime reciproke, se ku kërkonte të dilte, zotëria me emër të turpshëm për katundin.

Ndonjë thes miell a ju kanë afruar?- sqaroi përkthyesi .

Pas kësaj pyetje direkte, katundarët kinse u sqaruan.Për t’u bindur i pyeten me një zë. ”Marrjen e një thesi me miell, ju e quani shitje, e blerje vote? Xha Hasan, si më i vjetri , tregoju të ardhurve,se si është zakoni në katundin tonë!”

Xha Hasani, pa levizur nga vendi ,nisi të shpjegojë, me ritëm pleqsh, traditat e Drizës, në fushatat elektorale. Për të mos dëgjuar premtime të kota ,kanë përcaktuar historikisht kërkesa konkrete. Në kohën e Turqisë votën e kanë këmbyer, me mosmarrjen e djemve nizam. Në kohën e mbretërisë, kanë kërkuar që çunat t’i vishnin xhandar.Në komunizëm kushtet ndryshuan pak. Shumica e djemve kërkohej të punësoheshin në minjerë ,dhe disa të visheshin polic.

Para tre dekatave në katund ka pasur mbi njëmijë votues. Ikën rinia se u mbyll edhe minjera ,u shkatërrua edhe bujqësia. Në fillimet e demokracisë politikanët e mbushen Drizën me letra shumëngjyrëshe, disa shkruanin vetëm rrena,e disa tjera mbanin foto me gjithfarë fytyrash Sipas qytetarëve , paskan kushtuar shumë!? Në Drizë shqetësim ështe mungesa e miellit të grurit.U ra në ujdi ,me politikanët e shumtë, të mos shpenzoheshin paratë për letrat me ngjyra, që e bënë pis katundin. Në këmbin të sillnin nga një thes me miell për çdo votues, për t’u dhënë votën me siguri. Premtimet t’i lënë në qytet,se qytetarët i besojnë, sepse e mbajnë veten më të ditur se ne.

Pas përkthimeve, të shpjegime që jepte plaku për traditën në Drize, zoti Bill shkrihej së qeshuri. Ndërsa xha Hasani, kur e shihte se vendasit shpërqendroheshin, ndërkombëtarit i drejtohej , duke ia nisur emrin me P . Sa mbaronin së qeshuri drizarët, me seriozitet, vazhdonte t’u rrëfente tradiat e tyre. Ndënja pati shumë lezet. Qeshnin edhe katundarët, edhe ndërkombëtarët. Kur pëllisnin gomerët nga kënaqësia, e qeshura e të pranishme shkonte në oktavët lart.

Një nëpunës i thjeshtë, nga të ardhurit, për t’u ftilluar, pyeste me zë të ulët, vendasin përbri.

Pse drizarët lënë vetëm xha Hasanin të flasë?

Se ka humor e replikë befasuese.Nuk e ka frenuar gjuhën në kohën e komunizmit. Në atë regjim, për një fjalë gojë folësi është arrestuar,ose e internuar me tërë fisin. Sot, në pseudodemokraci, është fare lehtë si për xha Hasanin edhe për ne.

E pse?

Se deputetët shahen në faltoren e parlamentit me nëna e motra, nuk u këkon askush përgjegjësi.

Pse nuk e denun në kohën e komunizmit? Mos ka qënë spiun i sigurimit?

Fisi i xha Hasanit është më i madhi në fshat. Kanë qendruar gjithnji në krye të patriotizmit. Në çdo luftë, minimalja ,kanë rënë dy deshmore nga djemtë e tyre. Në luftën e dytë botërore, kanë rënë deshmore pesë djem,në lule të rinisë,për çlirimin e vendit nga okupatorët fashistë.Më trimi është shpallur Hero i Popullit .

Nuk e kuptoj! Pse gomarin e përfshiu në këtë histori?

Gjuan larg xha Hasani. Të jeshë më se i sigurtë! Si nuk ka gomar Qaniu, asnjëherë nuk ka pasur gomar edhe Ganiu.

Po ujqit e uritur të Karpateve pse i solli në Drizë?

E ka me ndërkombëtaret që merren me budallalleqe, si sot.

Kujtova se po m’i kthjellon mendimet,ti më turbullove fare.

Të tille jemi në drizarët. Na pëlqen të shigjetojmë kapadaitë. Këto zgjedhje qenë me një kandidat. Pse nuk pati garë ,nuk erdhi asnjë thes miell në fshat. Materiali zgjedhor është i kyçur, ashtu si ka ardhur.Po presim me ankth votimet e reja ,për të mbyllur dëmet e votimeve që sapo kaluan.

Pse i keni ikur traditës dhe kërkoni vetem miell gruri?

E dimë mirë, që votat tona të pakta,sa peshë zënë te thesi i madh. Siç e përmendi xha Hasani, dhe ju të ardhurit qeshët me lot ne sy, është krejtë e vertetë,që na është premtuar nga politikanët, se pas fitores do sjellin në katund edhe metronë, edhe tramvajën. Në ditët e fushatave, kemi qejfë ta shohim,e ta dëgjojmë televizorin duke ngrënë petulla me mjaltë. Tërë ato rrena ndryshe nuk kalojnë poshtë.

Mjalti është ushqim luksi.

Për ju në qytet është luks.Në Driza ka me bollëk.

Shisni mjaltin e bleni miellin!

Kështu rrojmë kur nuk ka zgjedhje elektorale, por me sasi të vogla .Nga rruga e keqe, thesin e miellit nuk e biem dot në katund. Gomerët tanë janë të vegjël .Nuk kanë takat ta marrin të përpjetën me thesin pesëdhjetë kilogram në shpinë.

Dëgjuesi i vemëndshëm u ngrit në këmbë dhe u drejtua me çiltërsi të ardhurëve: ”Të ikim sa më shpejt nga Driza ,se i tërë fshati po na vë në lojë!” Në mes të duartrokitjeve, miqtë e paftuar u përcollën pa drekë, duke e prishur traditën drizare. Gomerët pëllisnin të shqetësuar.I panë të zotët, që u ngritën në këmbë. E dinin mirë se çfarë do të hiqnin më pas.Pronarët do t’i ngarkonin dyfish, për të fituar kohën e humbur.

Ata që nuk morën pjesë ne zgjedhje , deklaronin se drizarët i kanë me vete. Drizarët e kanë marrë vendimin fshatçe:” Në zgjedhjet e para, që do të vinë, vota jepet në këmbim të dy thasëve me miell,për çdo votues prenzent në katund. Për zgjedhje të tjera ,pazaret edhe mund të ulën!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat