Çmimi Kombëtar për Kinematografi u ndahet Burbuqe Berishës dhe Kushtrim Hoxhës

Kultura

Çmimi Kombëtar për Kinematografi u ndahet Burbuqe Berishës dhe Kushtrim Hoxhës

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 11:38
Pamje nga ndarja e çmimëve

Ministria i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i ka ndarë çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “ Bekim Fehmiu” në fushën e Kinematografisë poetit dhe kritikut letrar Azem Shkreli - post mortum, çmim që e pranoi trashëgimtari i tij, Valon Shkreli.

Shkreli tha se është nder për ta si familje ta pranojnë këtë çmim.

Ndërsa çmimi vjetor për Kinematografi, iu nda regjisores Burbuqe Berisha dhe aktorit Kushtrim Hoxha.

Nikoqiri i kësaj ngjarje, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se krahas sukseseve ndërkombëtare të filmit është rritur edhe buxheti për të.

“ Është fat që në vitin 2019, 2018, 2017 , filmi ka shënuar suksese në arenën ndërkombëtare, dhe për këtë ne kemi rritur buxhetin për filmin”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat