Nderohen me çmime kinematografike Azem Shkreli, Burbuqe Berisha dhe Kushtrim Hoxha

Kultura

Nderohen me çmime kinematografike Azem Shkreli, Burbuqe Berisha dhe Kushtrim Hoxha

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 13:12
Foto

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë sot Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” në fushën e kinematografisë poetit dhe kritikut letrar Azem Shkreli - post mortum, ndërsa çmimi vjetor iu nda regjisores Burbuqe Berisha dhe aktorit Kushtrim Hoxha.

Nikoqiri i kësaj ngjarje, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se të gjitha ato rezultate  që kanë ndodhur në fushën e kulturës po kurorëzohen me shpërblime.

Gashi: Po shpërblehen të arriturat e filmit

“Natyrisht që është një ditë shumë e rëndësishme edhe për ju edhe për ministrinë dhe  Qeverinë e Kosovës, por edhe për të gjithë qytetarët, sepse të gjitha ato rezultate që kanë ndodhur në fushën e kulturës, përkatësisht në kinematografinë e filmit dhe industrinë kosovare të filmit sot po shpërblehen”, tha Gashi.

Krahas sukseseve të filmit në arenën ndërkombëtare, Gashi tha se edhe buxheti është rritur.

Gashi: Kemi rritur buxhetin për filmin“Është fat i mirë që viti 2018 dhe viti aktual dhe viti 2017 kanë shënuar rezultatet të mëdha të filmit tonë edhe në arenën ndërkombëtare, dhe për këto rezultate për këto suksese ne e kemi rritur edhe buxhetin për qendrën kinematografike të Kosovës”, tha ai.

Me çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” në fushën e Kinematografisë u nderua poeti dhe kritiku letrar Azem Shkreli - post mortum, çmim që e pranoi trashëgimtari i tij, Valon Shkreli.

Shkreli falënderoi Ministrinë e Arsimit, për siç tha, ruajtjen dhe kultivimin e vlerave artistike.

Shkreli: Ju falënderojmë për kultivimin dhe ruajtjen e vlerave artistike“Ne si familje jemi të nderuar që e morëm këtë çmim me këtë emër kaq të madh. Unë të falënderohem ty dhe gjithë stafit për angazhimin maksimal dhe për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave artistike”, tha ai.

Fituesja e çmimit vjetor për kinematografi, regjisorja Burbuqe Berisha, e cila ndau çmimin bashkë me aktorin Kushtrim Hoxha, tha se çmimi “Bekim Fehmiu” është privilegji më i madh që mund ta ketë në karrierën e saj.

Berisha: Çmimi ‘Bekim Fehmiu’ është privilegj për mua“Çmimi ‘Bekim Fehmiu’ për mua është privilegj më i madh që mund ta kem. Faleminderit ministër që je gjithmonë afër neve dhe shpresoj që kjo veti shumë e mirë të vazhdojë në vazhdim, sidomos për filmin”, tha ajo.

E vajza dhe bashkëshortja e aktorit, Kushtrim Hoxha, pranuan çmimin dhe falënderuan për vlerësimin e aktorit.

Pjesë e jurisë profesionale që vlerësuan dhe vendosën për fituesit e çmimit janë More Raça, skenariste dhe regjisore Nëntor Fetiu, aktor, Fisnik Ademi, aktor, Marigona Bekteshi Ferati, dramaturg  dhe regjisore teatri, si dhe Safet Beqiri, dramaturg.

Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “ Bekim Fehmiu” u shoqërua me një statuetë dhe një certifikatë të nënshkruar nga ministri Gashi, dhe shpërblim në vlerë monetare prej 5,000 euro. Ndërsa, Çmimi Vjetor për Kinematografi  kap vlerën 1.250 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat