Vals e jetë

Kultura

Vals e jetë

Nga: Tahir Bezhani Më: 2 gusht 2019 Në ora: 08:59
Tahir Bezhani

SHIKIM I VENITUR MALLI

Tani po thahet çukina

Vendpushimi i  lotëve të tretur

Gjollave të  përmallimit

Sytë  që shikojnë mendimet

Depërtojnë thellësive të shpirtit

Në zhveshje dëshirash pafund

Rezonacë  e përsosur  pambarim

Dignozë e pshërëtimave të valëta

Avullim përvëlues  rrahjeve te zemrës

Shikimi i venitur tretet  hullive të jetës

Mjafton se akoma di  të numëroj

Të lexoj numrin e puthjeve  zjarrishtave

Nëpër tym e flakë  retur

Kujtime të lidhura nyje për ashtin tim

Edhe i vdekur,dëgjoje këngën time

Shiko lotimin e syve të  venitur  përmallshëm

Deri në amshim...

 

BELBËZIMË E ËMBËL  GJETHI

Vijnë natën do jone kënge

Në cep buze një gaz i fjetur

Melodi hitore

Trazojnë  shpirtin  që  lëngon

Ato valse si fyell bariu i bjeshkëve

Hynin poreve prushnuar etje

Nga ato fletëza ahu  shtërnguar buzëve

Nga Baci,

Rapsod i vjetër,gacë dashurie

Pëlciste ajri  paluar  mushkërive

Një këngë plot epsh dashurie dridhej

Tallej me dehjen time të fshehur

Dhimbjeve  të  djegura,thëngji  kohe

Shpatijeve të shituara,bukuri e çmendur

Rrethuar nga nata, terri e  hëna

Dikur,etjen e shuaja krojeve të kallta

Në  fletë ahu  mbështillet  malli

“ Mësyja i natë te stani,eeeuuuu

Boronica plot tavani!....”

 

Tërë natën shëtita bjeshkëve

I doja edhe lotët tua, hijeshi e rrezitur

Zhurmën e flokëve e doja krahërorit

Ku ujitet kujtesa rrezeve të hënës

Ëndërr  vrapoja  pas  zanit  të  zanave

Trishtimeve të jetës si fishkëllimë zemre

Damarëve të  mërdhirë nga flaka...

 

Gjakovë,30/31gusht,2019

NATA PA DËSHMITARË

Sonte mërdhij nga zhurmë dënesash

Dhembjet e gjymtyrëve lidhën  nyje

Më kafshojnë pa mëshirë,çdo kohë

Piskamë e heshtur  shtrydhë palcën

Ikin nga  vetëtimat flakruese

Qiellit dëgjohen  lehje që trishtojnë

Etjës përvluese nuk di ç’farë t’i them

Kur gacat lahen prockave të  natës

Në shkumën e lotëve të mi

Shituar  prej  zanave  të  malit

Të vuajtur rrugëtimeve, pa u parë kurrë

                   

Kush e provokoj forcen  te  ndalë dashurinë

Edhe kur nata flet me terrin

Hijet puthen afshëm

Ajo ska  kufij,as pasaportë

Oqeanet,detet do  protestojnë....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat