Prezentim i vlerave letare që krijohen në mërgatë

Kultura

Prezentim i vlerave letare që krijohen në mërgatë

Nga: Rizah Sheqiri Më: 3 gusht 2019 Në ora: 19:50
Kopertina e librit

Promovime librash në Seminarin e XV Kombëtar me mësuesit/et e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë “Prizreni 2019” që u mbajt në Prizren nga data 31 korrik deri më 3 gusht 2019

Ditën e parë të seminarit u bën një varg promovimesh të vlerave që krijohen në diasporë; U promovua “Antologjia e poezisë suedeze” e përkthyer nga Qerim Raqi, për të cilën foli shkrimtari Rizah Sheqiri në cilsinë e recensentit: Ai mes tjerash për antologjinë në fjalë bëri këtë vlerësim:

“Përkthyesi Qerim Raqi me entuziazëm e dashuri prej poeti dhe pasionanti të poezisë ka dhënë maksimumin e tij që t’i sjellë sa më bukur këto poezi në gjuhën shqipe, pa e zbehur kurrënjëherë bukurinë e tyre në gjuhën origjinale.

Duke pasur parasysh këtë fakt,pa asnjë mëdyshje, konsideroj që pjesa dërmuese e këtyre poezive vijnë në gjuhën shqipe me një përkushtim të madh poetik, tingëllojnë e përjetohen poaqë bukur dhe poaqë ndjeshëm sikur në origjinal. Pra përkthyesi me ndjenjen e tij prej poeti, edhe në gjuhën shqipe, është përpjekur gjithmonë që këtyre poezive t’ua ruaj stilin, formën, figurën poetike e artistike të origjinalit, gjë që e ka arritur me sukses.”(Rizah Sheqiri)

Poashtu gjatë kësaj konference para 180 mësuesëve u bë edhe promovimi i librit më të ri në gjuhën shqipe të shkrimtarit Rizah Sheqiri. Për librin “Deti i peshqve të vegjël” të Rizah Sheqirit dhe për veprimtarinë e tij pedagogjike foli Z. Nuhi Mazreku veprimtar dhe arsimtar i dalluar nga Suedia.

Mes tjerash ai vlerësoi punën e palodhshme të R. Sheqirit në procesin edukativo - arsimor dhe krijimtarinë e tij letrare. Ai theksoi se libri më i ri i Sheqirit është një vlerë e madhe për nxënësit tanë në Suedi, për lexuesit qoftë për nxënësit shqiptarë në diasporë e në atdhe, por edhe për ata lexues e nxënës suedezë. Ai në fund lexoi fragmente nga vlerësimet e studiuesve për këtë libër:

“Kjo përmbledhje me tregime për fëmijë e pleq nga 1 deri në 101 vjeç . Ky libër me tregime është një det i bukur idesh e projektesh i ngritur nga imagjinata dhe fantazia e pafund e fëmijëve për ta bërë botën më të mirë, me më shumë mirëkuptim, dashuri, paqe, liri e mirësi, ngjashëm me botën fantastike të detit të peshqve të vegjël, aty ku jetohet lirshëm e në harmoni, pa frikën nga grepat dhe nga peshqit e mëdhenj. (M.Krasniqi)

Rizah Sheqiri deri më tash ka publikuar mbi dyzetë libra për fëmijë, siç janë: ”Hëna e di lojën”, ”Kujt i buzëqeshin lulet”, ”Zemër krejt dashuri”, ”Shëngjergjat e mi”, ”Magjistari i shtatë ngjyrave”, ”Shoferi i lojës”, ”Pak më ndryshe”, ”Zemra e lojës”, etj. Ai jo vetëm që është shpërblyer, por edhe është vlerësuar lartë nga kritika letrare duke e quajtur si H.Anderseni e A.Lindgreni shqiptar .”

U promovua poashtu një libër interesant i autorit Driton Gashi. Libri i tij me reagime, ese e recensione u cilësua dhe u vlerësua lartë nga referuesit Nuhi Gashi e Rifat Hamiti.Ndërsa recensenti Faruk Tasholli librin e ka vlerësuar kështu:„Rrugëtim publicistik“ i Driton Gashit, sa ofron tema interesante dhe të dobishme për lexuesin, në një mënyrë shfaq edhe angazhimin intelektual të autorit në fushat ku ai është i angazhuar, si një zë shqiptar që nderon kombin nga i cili vjen. Por, fati ynë është se ky intelektual, tashmë nuk është as i vetëm e as i rrallë nga radhët tona që vepron në një shtet me traditë dhe me zhvillim të gjithanshëm elit si është Gjermania. Zëri i tij është zë elit i Kosovës në qarqet shkencore e kulturore gjermane, por edh shqiptare, për çka më së miri shihet në përmbledhjen e shkrimeve në këtë libër.”

Bajram Desku mësues dhe një veprimtar i dalluar nga Italia prezentoi filmin “Hatixhja” një lloj njësie skenike/dramë me temë luftën e fundit të Kosovës. Drama e luajtur bukur nga nxënësit e gjuhës shqipe në Itali u prit mirë edhe nga pjesëmarrësit e këtij seminari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat