Genci Nimanbegu, nënkryetar i Kuvendit në Malin e Zi, nderohet me çmimin e madh “Dardania”

Kultura

Genci Nimanbegu, nënkryetar i Kuvendit në Malin e Zi, nderohet me çmimin e madh “Dardania”

Nga: Ramiz Lushaj Më: 5 gusht 2019 Në ora: 09:32
Genci Nimanbegu

Pas “Takimit të Tiranës” (4 mars 2019) e ”Takimit të Gjakovës” (26 prill 2019), “Gazeta e Alpeve” organizoi edhe “Takimin në Plavë-Guci”, te Bar-restorant “Krojet” në Vuthaj, më 1 gusht 2019, ku merrnin pjesë gazetarë e publicistë, studiues, poetë e shkrimtarë, veprimtarë atdhetarë, politik e kulturor, personalitete të fushave të ndryshme shqiptare nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Sanxhaku Shqiptar, nga diasporat shqiptare në Amerikë, Europë, etj.

Nderonin me mirëseardhjen e tyre ambasador Flamur Gashi–këshilltar për Rajonin e Diasporën i Presidentit të Shqipërisë; dr. Islam Lauka–ish ambasador i Shqipërisë në Kosovë, pedagog, analist, drejtor i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike; Nikollë Camaj në Tuz–kryetar i LDSH, veprimtar politik, arsimor e kulturor i shqiptarëve në Malin e Zi; Azgan Haklaj–Mjeshtër i Madh–President i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar; Ali Daci–themelues e drejtues i Manifestimit Tradicional Letrar “Ora e Maleve” në Rrozhajë dhe zv/kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” për Sanxhakun; Zek Nokshiqi– zv/president i Qëndres Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Teksas; Ismet Azizi-kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”; Skënder Thaçi–koordinatori kryesor i Shoqatës Bamirëse “Albania-Austria Partnerschaft”; Adem Lushaj– drejtor i Shoqatës të Intelektualëve të Pavarur në Deçan; aktori e regjisori Gjon Nikolla – Mjeshtër i Madh, etj.

Fjalën Përshendetëse e mbajti Hasan Selimi, antar i Bordit Drejtues të “Gazeta e Alpeve”, publicist, poet, shkrimtar, studiues, teolog, “Ambasador i Paqes”, anëtar i akademive-ASHSHA të Neë Yorkut dhe AMSH në Tiranë.

Në këtë “Takim i Plavë-Gucisë” u ndanë dhe mirënjohje të ndryshme.

Image

Me Çmimin e Madh “DARDANIA” u vlerësua z. Genci NIMANBEGU- Nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi, me këtë motivacion: “Për angazhimet e arritjet me veprimtari të vazhdueshme e të shumanshme në pasqyrimin e ngritjen e çështjeve e problematikave shqiptare deri në institucionet më të larta shtetërore në Malin e Zi dhe ndihmesat për zgjidhjen e tyre; për kontributete mediatike me artikuj, intervista, komente, etj. për historinë, politikën, kulturën, aktualitete e ardhmëritë shqiptare në Malin e Zi si në Botimet Tropoja dhe gazeta, revista e televizione shqiptare e të huaja”.

Gazeta e Alpeve” me Cmimin e Madh “Dardania” ka nderuar dhe ambasador dr. Islam Lauka, diplomat karriere, analist, pedagog, antar Bordi i Gazetës (në Takimin e Gjakovës); z. Skënder Përpepaj nga Tropoja– drejtor i kësaj gazete, veprimtar atdhetar e kulturor, biznesmen humanist në Londër, sipërmarrës i nismave të veçanta e të rëndësishme (në Takimin e Tiranës).

Image

Çmimi i Madh “Dardania” iu dorëzua nga ambasadori Flamur Gashi– Këshilltar për Rajonin e Diasporën i Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Genci Nimanbegu u lind në vitin 1971 në qytetin e Ulqinit, ku kreu arsimimin deri në shkollën e mesme dhe studimet universitare për ekonomi në Dubrovnik të Kroacisë e në Podgoricë, kryeqytetin e Malit të Zi. Gjatë gjysmës së dytë të vitit 1997 punoi si bashkëpunëtor i CEO i ndërmarrjes "Primus elektroniks" në Ulqin. Gjatë luftës në Kosovë e themeloi dhe drejtoi një organizatë humanitare "Drita", e formuar në Ulqin me qëllimin për të siguruar kujdes dhe ndihmë për refugjatët nga Kosova. Ai ka punuar në Programin Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara (KB/ËFP) nga qershori 1999 deri në mbylljen e misionit në Mal të Zi në Mars 2004. Në Prill 2004, ai mori rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shoqatës së Biznesit Ulqin (UBA). Numri i anëtarëve të kësaj shoqate u rrit nga 60 vetë më 2004, në 280 vetë në vitet e fundit. Më 2005, me një grup intelektualësh dhe atdhetarë shqiptarë nga Ulqini, ai mori pjesë në krijimin e Partisë Shqiptare “Forca e Re Demokratike”, u zgjodh nënkryetar i saj. Në Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2009 u zgjodh nënkryetar i Parlamentit të Malit të Zi, dhe u rizgjodh edhe në paselektoriadat 2012 e 2016. Ai aktualisht është Nënkryetar i Parlamentit të Malit të Zi. I vetmi deputet shqiptar, nga partitë shqiptare në Malin e Zi. Ai është anëtar i Komisionit për Turizëm, Bujqësi, Ekologji dhe Planifikim Hapësinor dhe i Komisionit për Ekonomi, Financa dhe Buxhet; anëtar i Delegacionit të Përhershëm të Parlamentit të Malit të Zi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s që nga Dhjetori 2016.Në vitin 2013 u zgjodh President i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, detyrë të cilën e kreu deri në qershor 2018. Ky institucion kushtetues i Shqiptarëve në Malin e Zi u ngrit më 23 qershor 2008 mbi të drejtën që jep Kushtetuta në Malin e Zi për pakicat në këtë shtet fqinjë me Shqipërinë. Genci Nimanbegu, përveç gjuhës amtare - Shqipe ka njohuri aktive të gjuhës së malazezëve (serbisht, kroatisht, boshnjakë), anglisht, italisht, frëngjishtes. Ai është i martuar me një piktoren akademike Vahida Nimanbegu. me të cilin kanë dy fëmijë, Lisa dhe Joni.

Në “Takimin e Plavë-Gucisë” te “Krojet” në Vuthaj, folën e sollën përshendetjet e tyre edhe atdhetari e veprimtari kulturor Besnik Paci i Derës e Trungut familjar të Gjergj Fishtës së Madh, i nderuar me Çmimin “Agim Ramadani”; Binak Ulaj i Vuthaje-veprimtari atdhetar, ish i burgosur politik i rregjimit jugosllav, gazetari i njohur në Prishtinë e Kosovë; veprimtari atdhetar e kulturor, publicisti Hilmi Gashi, veteran i Luftës së fundit të Kosovës; historiani Paulin Z. Zefi–drejtues i Sektorit të Trashëgimisë Kulturore (Muzeu & Memoriali i Skënderbeut) në Bashkinë e Lezhës; veprimtari atdhetar, kulturor e humanitar Esad Gjonbalaj-ish president i FPG në Amerikë e drejtues i Portalit “Plava e Guçia Sot”, doktori i shkencave psikologjike e pedagogu universitar Jashar Demiri, etj.

Në fund i përshendeti të pranishmit dhe kryeredaktori i Gazetës së Alpeve, Ramiz Lushaj, njëherit, dhe drejtor i Qëndres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike (ACABS) në Tiranë.

Në “Takimin e Plavë-Gucisë” përshendeti me këngë për Gazeten e Alpeve Shqiptare, Plavë-Gucinë, Malësinë e Madhe e Mirditën edhe rapsodi i njohur Gjon Frroku nga Lezha, Keida Selimi nga Tirana recitoi poezinë “Të lutem, qesh pak!”, etj.

“Gazeta e Alpeve” është pjesë e “Botimet Tropoja” dhe e Portalit Kombëtar Limit.al, është gazetë rajonale ndërballkanike në hapësirat alpine në Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Sanxhak, me tematika e shtrirje etno-historike-gjeografike përgjatë brigjeve të Valbonës, Drinit, Moraçës, Limit e Ibrit.

“Takimi i Plavë-Gucisë” u ndoq nga media kombëtare e ndërkombëtare si “Zëri i Amerikës” (VOA), Radio Televizioni Shqiptar” (RTSH), Portali Kombëtar “Limit.al, Gazeta Bota Sot, portalet VOAL në Zvicër, BotaPress në Prishtinë, Plava e Gucia Sot në Amerikë, etj.

“Gazeta e Alpeve” do të organizojë një Takim tjetër në Tiranë, më 12 shtator 2019, në 1-vjetorin e themelimit të saj, të botimit të numrit të parë të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat