Intervistë me malësorin prej Grudës Pjeter Maloten, “Mbretin Shqiptar të Karates” në Hollivud

Kultura

Intervistë me malësorin prej Grudës Pjeter Maloten, “Mbretin Shqiptar të Karates” në Hollivud

Nga: Beqir Sina Më: 5 gusht 2019 Në ora: 14:53
Intervistë me malësorin prej Grudës Pjeter Maloten, “Mbretin Shqiptar të Karates” në Hollivud

DETROIT MICHIGAN : Peter Malota, apo shqip Pjetër Malota, është një personazh që shqiptarët, dhe e gjithë bota e kinemas, e njeh shumë mirë në rolet, që ai ka patur në të paktën në 8 filma, përkrah aktorit të njohur belg Jean Claude Van Damme! Ai, ndoshta, është shqiptari në Amerikë, më i intervistuari nga media shqiptare, por jo pak edhe nga ajo më prestigjozja amerikane. Ndërsa, për gazetën Bota sot, ndoshta ai është intervistuar për herë të parë në Janar 2015, mbas pjesmarrjes së tij në Festivalin e Filmit Shqiptar në Nju Jork, me themeluese dhe drejtore egzekutive Mrika Krasniqin.

Ngaqë, ai kishte me një fizik të fortë, dinamik dhe energjik, menjëherë i hyri Arteve Marciale, ka thënë ai nëpërmjet kësaj interviste me gazetën Bota sot, në Nju Jork, duke folur me gazetarin tonë Beqir Sina, katër vjet më parë.

Ai, thotë se Ideoli i tij në Karate, ka qenë Lee Bruce, dhe, se përmes kësaj përvoje ai sot, përveçse aktor është edhe mësues i Arteve Marciale. 

Po ashtu, ai në këtë intervistë, flet përsëri sesi Malota, nga nji emigrantë nga Europa – u njoh me belgianin Jean Claude Van Damme, me të cilin më pas interpretoi disa herë, në filma që ne shqiptarët, në fakt, i kemi parë dhe stërparë me dhjetëra herë, dhe vazhdojmë t'i shohëm.

Në fund ai thotë, se për të gjërat më të shtrëjta në jet janë familja, atdheu dhe feja e tij. Ndërsa, shton se kohët e fundit shkroi disa libra për Artin e Marcial – Artin e sporteve bujare dhe aktualisht është mësues i famshëm në studion e tij – “Malota’s Martial Art Studio”.

Kush është Pjetër Malota?

Jmë lind në vitin 1959 në fshatin Llofkë – Grudë të Malësis Madhe, dhe, vendlindjen time e kam leshuar së bashku me prindërit e mi më 1972 . Kam emigruar në SHBA respektivisht në Detroit në vitin 1973 – dhe kam qenë vetëm 13 vjeçar.Si çdo i ri edhe unë kisha plotë ëndrra dhe shpresa për të ardhmen. Mirëpo, së shpejti kur u futa në shkollën e Arteve Marciale, që u hap aty afër nesh unë e gjeta pasionin tim në jetë.Që atëherë kam punuar shumë dhe kamë mësuar shumë për artet marciale, në vitet e 70-ta kur Bruce Lee, atë botë ishte i njohur anë e mbarë botës si ylli i arteve marciale. Kështu, çka do që kam arritur në artet marciale dhe më vonë në filma ishte e tëra si rezultat i pasionit dhe punës së madhe. Në epokën e Bruce Lee, në vitet 70-të unë e mora edhe rripin e zi në Karate. Unë isha një fans i madh i tij. Ai ishte idoli im dhe ka pasur ndikim të madh në karrierën time. Ai më ka bërë të besoj që një ditë edhe unë do të mund të isha pjesë e filmave aksion

Si u arritisët nga Shqipëria, qysh në moshën 13 vjeçare ?

Prej se kur kemi kaluar kufirin kishim vetëm një ëndërr, ashtu si dhe shumë emigrantë të tjerë, të vinim në Amerikë. Ëndrra e familjes ishte ajo si të arratiseshim me shpres për të shkuar në Amerikë, se vetëm këtu mundet të realizonim ëndërrën tonë për një jetë më të lumurt dhe më të bukur, mbasi në SHBA, kishim dëgjuar se ishin kushtet për emigrantët si në asnjë vend tjetër.

Sa e vështirë ka qenë për ju të arratiseshit në atë kohë – dhe çfarë ju shtyu ?

Po shumë e vërtet! kur jemi largua prej Malësisë ishte një nga momentet më të vështira të jetës tonë. “Vendimi”, ka qenë shumë i randë, sepse, ishte rruga e largt dhe fare e panjohur, për ne kalimi i kufirit në atë kohë, dhe dalja në botën e lirë . Arratisja nga Gruda, u bë shkak nga jeta e vështirë, që kishim në fshatin tonë. Në moshën 6 vjeç, unë si fëmija i parë, përjetova vdekjen e tim ati- Kur u arratisëm ishim 3 vëllazën nga mosha 6 deri 13 vjetë dhe nanën e kishim të sëmurë, çka do të thoshte, për ne se jeta ishte shumë e shumë e vështirë .Por, fati na solli që në moshën 13 vjeçare të dalim në botën e lirë,dhe falë asaj që Amerika, gjithmonë ka qenë një vend i madh dhe i mundësisve të mëdha – megjithëse, i pa njoftur për ne, me kohë mësuam dhe u adaptuam me këtë vend që veçse e kishim ëndërruar, deri sa erdhëm më 1973 .

Si dhe kur erdhët në SHBA, dhe cilat kan qenë lidhjet e para ?

Me të ardhur në SHBA, pra si thashë më lart më 1973, menjëher gjëja e parë që jam marr ka qenë ajo kur ja nisa me ushtrua Karate dhe rash në “dashnin” e parë, me Artetet Marciale. Prej këtu mendojë se nisa me arrit sukseset e para të asaj kohe. Jam larguar nga Detroiti për në Hollywood në tetor të vitit 1979 – si 20 vjeçar për të ndjekur ëndrrën time që të futem në film. Me të vetmen vetëm ëndërr, besimin dhe punën e madhe, teksa shpresoja, që të arrija qëllimin tim. Sikur thotë fjala e urtë, “Ju duhet të ngjiteni malit për në maje”, në rastin tim ishte që unë duhet ta krijoja malin e pastaj të ngjitesha në të. Dhe, kështu kohë mbas kohe, ushtrova ditë dhe natë – punë shumë dhe djersë shumë. Deri sa më lindi ideja dhe e pashë veten se mund të shkoja edhe në Hollivud- Kjo ishte koha e artë e karates me Bruce Lee, dhe, unë fitova guxiimin dhe shkova në Hollivud më 1979 – Isha atëhere një i ri i armatosur vetëm me shpresë dhe ëndërrat e mëdha holivudiane – Tashmë, si një djalë shqiptar i trajnuar mirë në karate, dhe për të gjetur një fat të mirë në një botë të re.

Çfarë ju nxiti ose motivoi për t’a “gjetur’ jetën tuaj në art dhe mjeshtër i arteve marciale?

Sapo arrita në Hollivud – nisa me punua si Karate Instruktor . Deri sa më 1982 isha me rol në një audicion për Karatista për të marr pjesë në një film akcioni sic quhen ato me Karate. Në atë audicion morën pjes më shum se 200 vet. Aty ishte dhe një i ri si unë që më vonë u bë super star i Hollivudit – Jean Claude Van Damme, i cili merrte pjes në atë audicion. Këtu fillon edhe lidhja ime me Vand Dammin dhe u shoqëria jonë. I tregova se jam Shqiptar, ndërsa ai më tregojë se ishte Belgian. Dhe, kështu nisi një shoqëri e re, shoqëri vllaznore si dy Karatista dhe dy europjanë në Hollivud.Të punosh me Jean Claude Van Damme, për më shumë se 15 vite në 8 filma më duhet të ju them se ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. Në vitet 90-të ai ishte ylli numër një në filmat aksion dhe unë isha në gjendje të punoja dhe ta ndihmoja në realizimin e filmave të tij, ishte e mahnitshme.Ai status që unë e fitova nga bashkëpunimi me të, ishte një shpërblim i madh. Ndihesha shumë krenar. Kështu që puna ime me të ishte sikur të punoja me vëllanë tim. Dhe, po, ai ishte personi, i cili më futi mua në Hollywood dhe edhe sot i them faleminderit.

A i mbani ende lidhjet e mira me Van Damme?

Jemi në kontakt edhe këto ditë mirëpo aktualisht jetojmë në dy kontinente të ndryshme, pasi, që ai është duke jetuar në Hong Kong për 7 vitet e fundit dhe unë në Amerikë.

Kush janë aktorët tuaj më të preferuar dhe ata që të kan motivuar më shumë gjatë karrjerës suaj? Pra, kush ka qenë idoli i juaj?

Motivimi dhe shpresa me arrit me Artet Marciale kan qenë ata që luajn në filmat me karate. Janë Robert de Niro, Al Pacino si dhe “vëllai” im belg, Jean Claude Van Damme. ylli i Hollivudit – Bruce Lee , ishte nga idoli im në atë kohë kur nisa hapat e para –

Kur u larguat nga Detroiti për në Hollywood – a e kishit menduar ndonjëher se do të kishe kapur edhe “Mbretërinë” e kinematografisë botërore ?

Bashkpunimimin tim me aktorin e Holivudit Jean Claude Van Damme, që e kam nis më 1990 në filmin e parë të bashkpunimit më të – filimin Double Impact, dhe pas këtij filmi ne kemi bashkëpunuar për 15 vite në 8 filma te akcionit si : Double Impact , Now here to Run, Universal Soldier, The Quest, Universal Soldier 2 . Desert Heat , Replicant, The Order, mendojë se është ajo shprehja kur thuhet se “ëndrra bëhet realitet” duke kapur edhe Hollivudin pra “Mbretërinë” e kinematografisë botërore.

Keni bashkëpunuar me yllin e asaj kohe Jean Claude Van Damme. Sa e vështirë apo sa e lehtë është për një aktor të ri – të luaj përkrahë një superstari si Van Dammi ?

Kjo, ishte natyrisht një punë e madhe, dhe shumë e vështirë , sidomos, për mua në atë kohë, për të arritur këto në botën e mbrëtërisë së kinematografisë botërore, pra Hollivudit,asaj ëndrrës së çdo aktori në botë..Por, dëshirojë edhe një herë t’i kthehem kujtimeve të mija, se asnjëher nuk e kam ndrruar kombësinë dhe emrin shqiptarë, gjatë gjithë karrjerës sime, por, i kam mbajtur ato me krenari kudo, duke treguar se jam shqiptar.

A kishe ambicje edhe për më lart mbas këtij bashkëpunimi ? pra kur tu shtua “oreksei” se të ishte hapur rruga dhe i kishe realizuar ëndërrën tuaj!

Më 1995 mora një rol të mirë në fimin “The Quest” dhe isha së bashku me Van Damin. Ishte një film i madh për Universal Studio, dhe e pashë se kishte ardhur momenti më i bukur i jetës time, dhe, ëndërra ime po realizohej -Athere pashë se më ishte hapur rruga e suksesit – dhe të tregoja dhe të nderoja flamurin tonë kombëtar – flamurin kuq e zi, me shkabën me dy krena, si i pari shqiptar në Karate të mbrrija deri në Hollivud. Kjo, për mua ishte si një ëndërr e fëminisë time – mbasi, po më kujtohej Malësia e Madhe – Gruda e vendlindjes time, më kujtoheshin sakrificat e mëdha të popullit shqiptar, për liri e pavërësi në shekuj.

Në profilin tuaj në facebook, keni publikuar një fotografi nga filmi “The Quest”, ku ju jeni në rolë parsorë. Fotografi e cila “flet” për një turne në karate me karakter botëror, ku ju shfaqeni me rrypin e mesit, ku ju keni vendosur flamurin tonë kombëtar. Cili ishte qëllimi i juaj që keni vendosur simbolin tonë kombëtar në këtë film?

Pra, e thashë se gjithmon jam motivuar dhe jam nxitur në jetën time, që kurr mos me harrua vendin tim. Por, me qenë krenar për atë që jam shqiptar, dhe këtë ta demostrojë në çdo rast. Pra, të nderojë dhe respektoj gjithmonë të gjithë ata që dhanë jetën për Shqipëri dhe atë flamur që na bënë krenar – flamurin kuq e zi me shqiponjën me dy krena. Kështu e vendosa që të luaj edhe në film me flamurin shqiptar vendosur në tokën e rrypit të mesit. Dhe, beso që ishte një nga momentet më emocionante të jetës time, dhe krenaria ime me i tregua botës se ka Shqiptar dhe ka Shqipni edhe këtu në Hollivud.

Përse, vazhdimisht në intervistat e tua- përmendet se ke ushtruar edhe djalin e Presidentit të 40-të, të SHBA, Roland Reagan Jr. ?

Në vitin 1984 në Holivud si ushtrues në “Karate Instruktor”, mu dha rasti të instruktoja një student, për 3 vite(1984 deri 1987) i cili, mësova se ishte njëri prej djemëve të Presidentit të 40- të SHBA, Ronald Reagan, pra ishte Ronald Reagan Jr. Dhe, ky ka qenë një moment tjetër, në karjerën time, që më bëntë shumë krenar se si një shqiptar – pra një Malësor, që vinte nga Malësia e Madhe, në atë kohë – stërviste dhe përgadiste për Karate, djalin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Pra, isha unë si instruktorë në Los Angeles dhe Ron Reagan Junior, ishte një ndër studentët e mi për tri vite me radhë. Dhe kështu isha shumë krenarë që isha bërë instruktorë i arteve marciale, pasi që mu ofrua mundësia të ushtroj djalin e presidentit të SHBA-ve. Atë botë isha shumë krenarë.

Cila është ajo që ju i kushtoni më shumë rëndësi dhe është gjëja më e rëndësishme në jetën tuaj ?

Jeta ime është shumë e thjesht – Pik së parit, është familja dhe mbas saj vjen Kombi im Shqiptar dhe më pastaj vjen karjera ime. E cila ka një bagazh të madh 40 vjeçar dhe që më ka sjell një kënaqsi të veçantë. Mbasi mendoj se kam qenë me fat duke parë të gjithë botën dhe trajnuar njerëz nga e gjithë bota. Si dhe kam luajtur në filma dhe kam bashkëpunuar me aktorë me famë botnore si Korograf i Akcionit ose Aktor : Sean Penn ,Charlton Heston, Clive Oëen, Roger Moore, Danny Glover. Liam Hemsëorth, Pierce Brosnan. Kam mare pjesë në 26 filma të Hollivudit .

A ke qenë në Shqipëri- vendlindjen pas arratisjes tuaj. Kur ishit për herë të parë dhe herën e fundit, si të është dukur Shqipëria – “si e le dhe si e gjete” ? Po, në Kosovën e lirë dhe të pavarur a keni qenë ?

Në Shqipëri, kam qenë për her të parë në vitin 1996 dhe më pastaj shkova në vitin 2009, por gjithësesi ruaj kujtimet më të bukura nga vendlindja ime. Ndërsa, kam qenë në Kosovë në vitin 1999 për herë të parë në muajin nëntor. Ishte një udhëtim i shkurtër mirëpo kam kaluar një kohë të mrekullueshme atje. Në Kosovë më ka lënë përshtypje të madhe pritja vllazënore e popullit të Kosovës.. Jam shumë i lumtur që Kosova më në fund ka fituar pavarësinë e saj dhe ka nisur rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Jam duke shkruar një Libër për Artet Marciale në shqip. Mirëpo dua të qëndroj aktiv edhe në biznesin e filmave në të gjitha aspektet. Si producent dhe regjisorë.

A kishit një mesazh që do t’a përcillnit nëpërmjet gazetës tonë për lexuesit tanë dhe për të gjithë shqiptaret ?

Jam krenar se sot Shqiptarët, po arrijnë majat dhe po bëhen mjaft të njoftur nëpërmjet emrtit të tyre Shqiptar, në të gjithë botën. Si në futboll, volejboll, peshëngritje, po ashtu dhe me Arte Marciale, ku ne shqiptarët, e përshtasim me artet sportive bujare, artin luftarak, të cilin e kemi në gjak .Dhe, ky ka qenë edhe fati im gjatë gjithë jetës edhe Amerikë, Dua të ju them të gjithëve se ne jemi shqiptarë dhe krenar. Të gjithë ne jemi ambasadorë të emrit Shqiptar, për të mirë. Secili, nga ne kudo që jemi me një mënyrë apo tjetër duhet të kontribuojm me vepra dhe jo me fjalë për emrin tonë Shqiptarë.Ta bëjmë këtë kontribut për të gjithë njerëzit dhe tokën Nënën Shqipëri. Me vepra të mira do të nderonim të kaluarën tonë tragjike dhe heroike, e kjo është detyra e jonë si shqiptarë. Por, vetëm me dashuri për atdheun tonë dhe me shpres për popullin Shqiptar, që të jen të lirë dhe të bashkuar me dhe së bashku të shkojmë në Europën e qytetruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat