Shteti, që fyen poetin martir Havzi Nelën

Kultura

Shteti, që fyen poetin martir Havzi Nelën

Nga: Besim Ndregjoni Më: 9 gusht 2019 Në ora: 21:03
Havzi Nela

Sot mbushen 31 vite që poeti disident , martir i lirisë, ndahet tragjikisht dhe fizikishtë nga Kollovozi e Kukësi nga Shqipëria atdheu i tij i dashur që i kushtoi jetën e tij në mbrotje të lirise dhe dashurise njerzore. Cdo vit përkujtimor, përveç ritualit të kujtesës mbi ata që nuk janë më midis nesh e që u a morën jetën pa të drejtë e ka të pashmangshëm edhe bilancin e ndërgjegjes sonë mbi ta, refleksionin e marrëdhënieve tona me ta, përderisa i kemi pranuar si pjesë e pandarë e kuptimit të ekzistencës sonë.

Për Havzi Nelën është shkruar vazhdimisht, e mendoj se për të do të vazhdojnë të shkruajnë gjithmonë. Në përgjithësi shoqëria, jashte politikës , është munduar të zbardhë gjithçka rreth poetit: janë botuar poezitë e tij, janë analizuar e interpretuar krijimet e tij, një përmbledhje me shkrime të zgjedhura për Havzi Nelën çdo vit anembanë vendit mbahen tubime shkencore, konferenca përkujtimore për poetin, janë bërë dokumentarë. Kukësi ia ka bërë nderimet , duke i vënë emrin e tij nje shkolle gjimnazi. Dhe mbas 31 vitesh i ban nje bust dhe e vendosen para gjimnazit që mban emrin e tij, dhe jo aty ku ishte varur ne litar. Presidenti, e ka dekoruar Havzi Nelën me titullin e lartë “Nderi i Kombit”. të propozuar nga Unioni i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë. Gjithçka korrekte, gjithçka në përputhje me nderimin e poetit-martir, ashtu siç i takon një simboli të luftëtarit që flijohet për çështjet e përjetshme të lirisë e drejtësisë. Por nuk është aspak kështu për poetin që shkruante nga katakombet komuniste për “Frymën e Helsinkit”.

Poezi hym, edhe sot mbas dhjetra vitesh. Nuk është aspak kështu, sepse atdheu, të cilin poeti e mbuloi me muzën e vet, për poetin që vargjet i shkruante qelive, duke sfiduar xhelatët e diktaturës , për poetin që shkoi ballëhapur drejt vdekjes pa bërë asnjë lëshim të vogël, por duke marrë mbi vete gjithë frikërat e dobësitë tona, në emrin tonë, për këtë poet, pra, shteti ynë e paska të pamundur nderimin e kujtimit të tij. Sepse shteti shqiptar, institucionalisht, e ka fyer kujtimin e tij duke luajtur me të një lojë me standarde të dyfishta, hipokrite. Sepse, paralel me nderimin dhe përkujtimin tonë, institucionet e shtetit, para se të nderojnë emrin e tij, e kanë fyer dhe njollosur kujtimin e Havzi Nelës. Shteti nuk nderon Havziun , por ata që vrane lirine e Havziut..

Drejtësia e shtetit tonë nuk ka marrë mundimin për këta 31 vjet të hapë një proces penal për të gjithë ata që ideuan, organizuan dhe përmbushën me gjakftohtësi, si në skenat mesjetare, varjen e poetit në litar më 10 gusht 1988, duke shënuar rekordin e turpit dhe të së keqes në krejt globin tokësor. Të gjithë ata persona që ishin pjesë e krimit, ishin dhe janë ende gjallë. Çfarë u bë me ta, vallë? Me ata të gjithë? Me ata një e nga një ? Ekzekutorët e tij patën të gjithë karrierë të lavdishme politike e profesionale

Së paku tre prej tyre që kanë hedhur firmat në aktin e dënimit me varje të Havzi Nelës, dihen. Ish-Presidenti diktator komunist Ramiz Alia, të cilin shteti e përcolli zyrtarisht me një ceremoni funerale si një hero, në shtrat të topit dhe për të cilin, të nesërmen u shkrua nëpër gazeta me lavde e superlativa dhe politikanët tanë e pagëzuan si politikan të matur, të qetë e liberal, një lloj Gorbaçovi shqiptar që shmangu gjakderdhjen, duke e lënë krejt në harresë faktin se të gjitha aktet e pushkatimeve i firmoste po ajo dorë kriminale “ që druhej mos derdhë gjak”(!). Dy personat e tjerë që firmosën dokumentin janë gjallë. Ata kanë njohur kulmin e karrierës politike e administrative në shteti demokratik shqiptar. Njëri, ish-deputet, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, i dekoruar më 8 janar 2004 me urdhrin “Naim Frashëri”, ndërsa tjetra, ish-kryetare e I. l D.P, e dekorurar me po këtë titull në vitin 2009 nga Presidenti tjetër i radhës.

Nuk është vetëm rasti i Havzi Nelës, por edhe i martirëve të tjerë. Po njësoj janë dekoruar më parë xhelatët që vranë Trifon Xhagjikën, Genc Lekën dhe Vilson Blloshmin. Logjika është e thjeshtë: nëse shteti, me segmentet e politikës, pranon, nëpërmjet dekorimit të martirëve, të na i bëjë ata pjesë të vetëdijes sonë qytetare, atëherë, për të shmangur kontradiktën dhe pafytyrësinë duhet të ndëshkojë, të gjithë ata që çuan në vrasjen e poetëve. E pakta moralisht duhej të bênte pezullimin e këtyre vrasësve nga postet e rëndësishme shtetërore e politike. Standardi i këtij shteti demokratik është i dyfishtë, kriminal, hipokrit fyes, si për kujtimin e viktimave, ashtu dhe për ndërgjegjen tonë qytetare tani që e kemi mësuar të vërtetën. Shteti demokratik me këto nderime jep shembullin më të keq: të nderojsh viktimat si martirë nga njëra anë, dhe njëkohësisht, t’u hapësh mundësi për karrierë marramendëse vrasësve të tyre në të gjitha nivelet e administratës deri në Parlament.

Fatkeqësisht, kështu kanë shkuar punët në Shqipërinë tone. Nderimi nga ana e shtetit është kontradiktor, irritues e thjesht i pavlefshëm. Cdo ditë shtypi shqiptar boton jetshkrimet e udhëheqëve komunist. Mbushen faqet e gazetave me tituj bombastikë e emisione televizive, se si Nexhmija i kushtonte kujdes Enverit që mos të na vdiqte nga seksi natën. Dhe në faqet e shtypit dhe emisionet televizive nuk ka kohe e mundësi për Hvziun, Pjetër Meshkallën, për Fishtën, e Visarin me herojt e Spaçit dhe Burrelit. Shtypi gjerman shkruan në Shqipëri nderohet diktatori nëpër Muze dhe përbuzen viktimat… Ismail Kadareja bën një sugjerim ne 20 vjetorin e varjes poetit.

“Poeti është në botë e amshuar, por shoqeria shqiptare a është e qete.”. Në rrugëtimin tone drejt përparimit dhe Europës, është shembulli i qëndresës, dinjitetit dhe martirizimit të poetit Havzi Nela, i cili nga katakombet e burgjeve komuniste parandiente “Frymën e Helsinkit” kur politikanët e sotëm nuk ia dinin as emrin. Pikërisht , politika shtetërore me trashëgimtarët e diktaturës në instancat më të larta të Drejtësisë e mban peng të verteten e krimit komuniste. Në këtë mënyrë, e gjithë shoqëria jonë vazhdon të mbetet peng i së shkuarës, përderisa nuk përballemi ligjërisht me të, por mundohemi t’i gjejmë zgjidhje problemit duke i rënë atij nga dera e pasme, d.m.th., duke ia lënë zgjidhjen kohës, vdekjes biologjike të aktorëve, me shpresën se ndoshta një ditë gjithçka do të harrohet.

“Nëse ne nuk do të ishim një shoqëri e përgjumur, shpërfillëse, nëse ne do të dinim të reagonim, të kërkonim llogari, atëherë jam i bindur se shteti, nuk do të mundet të abstragojë nga kujtesa e vërtetë e Havzi Nelës, Vilsonit dhe Gencit, thjesht sepse ata ishin njerëz realë, se litari, plumbat e togës dhe vdekja e tyre qe reale dhe se vepra e tyre letrare vazhdon të jetë reale, të dëshmojë për ta. Europa si ëndërr, së cilës po i sillemi vërdallë, frymoi për së pari si ajër i vjedhur lirie në Kollovoin e Havzi Nelës, e në Bërzhezhdën e Vilsonit dhe Gencit, nëpërmjet vargjeve të poetëve martirë. Ne duhet t’ia kthejmë Europës dëshmorët e saj të parë, të rënë në ferrin e totalitarizmit stalinist enverist shqiptar.

Ne i afrohemi Europës me dëshmitë e martirizuara të lirisë, me Havziun, Trifonin, Vilsonin dhe Gencin, por dikush na mban peng në këtë vërdallosje, sepse mendon se në Europë duhet të shkojmë medoemos, më parë se me poetët e vrarë, me vrasësit e tyre. Dhe ngelemi jashte Europes se ajo nuk na pranon me vrasesit e poeteve por me matirizimin e poeteve. Duke qenë heroi i vetvetes, ai natyrisht që jepte nga vetvetja edhe për të tjerët: Vdekja për liri nuk më tremb aspak. Si e duron robninë zemra e një trimi?Kështu shkruane një vit para vdekjes poeti ynë Havzi Nela.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat