Zemra

Kultura

Zemra

Nga: Zymer Mehani Më: 10 gusht 2019 Në ora: 08:44
Zymer Mehani

Shpesh na dikton,
Na nxit,
Na sundon,
Na ndalon.

Është lumë,
Tufan,
Det me valë,
Oqean.

Fërfërin,
Fluturon,
Urren,
Dashuron.

Ndrit,
Gurguron,
Buzëqesh,
Rënkon.

E qetë,
Të trishton.
Shpesh e mbetur vetë,
E djegur, e shkretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat