Krenohem me rezulltatet e arritura ...

Kultura

Krenohem me rezulltatet e arritura ...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 12 gusht 2019 Në ora: 17:51
Pjesëmarrësit e takimit një foto për kujtim para pallatit të Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë

Lidhjes  e Krijuesve Shqiptare nga Mërgata në Bibliotekën Kombëtare dhe fshatin turistik në Orllan të Podujeves- ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e strukturave shoqërore-politike, mysafirë dhe dashamirë të shumtë të krijimtarisë artistike mbajten takimi e gjasdhtë me radhë tradicional.

Në këto dy takime, ku ishin të pranisheëm  krijuesit letrar që jetojnë dhe punojnë në mërgatë dhe trojet tjera shqiptare të cilët në dekadat e fundit nuk e  pushuan aktivitetin e tyre me shkrimet dhe veprat e të gjitha llojeve aktivitetin e tyre - deri të ato historike dhe shkencore kanë arritur të ndrisin shumë periudha, shumë ngjarje  nepermmes të cilave i zbardhen shumë dilema, paqartësi, të cilat, sot e kësaj dite zvetënojnë historinë dhe peshën e rrjedhave të përgjithshme.    

Në takimet e gjashta me radhë të  Lidhjes të Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, ishin të pranishëm krijuesit letrar nga tri kontinenteve dhe strukturat tjera udheheqese nga Ministria dhe të institucioneve të tjera.

Image
Hasan Qyqalla, kryetar i  Lidhjes të Krijuesve  Shqiptarë në mërgatë

Hasan Qyqalla, kryetar i Lidhjes së  Krijuesve Shqiptar të Mërgatës në mes tjerash na tha së këto dy takimme kësaj radhe i kemi nda në dy pjesë. Në pjesen e parë në lokalet e Bibliotekës Kombëtare më Prishtinë  u bë promovimi pesëmmbëdhjetë vepra letrare të poeteve  të rinj.

Image
Nga takimi në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare ku u promovuan pesëmbëdhjetë tituj të veprave letrare

Në takimin e dytë i cili u mbajtë në kompleksin turistik në fshatin Orllan të Podujevës u lexuan poezitë e poeteve tona me karakter garues, ku tri poezit ma të mira u shperblyen me mirenjohje.

Në këto takime u ndanë dekorata, mirënjohje dhe shpërblime të tjera për të gjithë ata që i ndihmuamn dhe po i ndihmojnë aktivitete e Lidhjes të Krijuesve shqiptarë në mërgatë në të cilat u tha së në gjashtë vitet e fundit   pasqyrimi i aktiviteteve të Lidhjes të e krijuesve shqiptarë në mërgatë, si asociacion  për momentin  është një bashkim i asociacioneve të krijuesve në mërgatë, respektivisht në shtetet, ku ato veprojnë.

Image
Pjesëmarrësit e takimit një  foto për kujtim para pallatit të Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë

Vet krijimi i këtij Asociacioni për krijuesit letrar në mërgatë ishtë një nevojë imediate e kamotshme dhe si ide që doli nga një grup krijuesish të vyeshëm në mërgatë, ku edhe gravitojnë një pjesë e madhe krijuesve shqiptarë të cilët me në fund e gjeten një gjuhë të përbashkët me asociacionet tjera si motra të krijuesve në trembëdhjetë shtetet në tri kontinete.

Kështu me përkrahjen e pamohueshme të Ministrisë të Diasporës u bë  realizimi i këtij projekti  e cili  konsiderohet  si punë serioz dhe shembull i mirë  për asociacionet e mërgatës.                                                            

Image
Nga kryesia e promovimit të pesëmbëdhjetë veprave letrare

Prej aty edhe rezultoi me plan dhe program adekuat ku u vendosen kornizat vepruese, duke shtuar veprimtarinë e përbashkët nga të gjitha, degët, e Lidhjes të Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, gjë që këto ditë u realizua  me sukses, e këtë më së miri e ilustroi organizimi i suksesshem i këtyre dy takimeve në Prishtinë dhe Orllan.

Image
Përshëndetje në mes promovuesve të veprave letrare

Gjë që një falënderim shkon në adrese të punës së madhe që ka  krye me sukses kryetari i Lidhjes të Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë  Hasan Qyqalla, bashkë me një koordinim të shkëlqyer të punëve me stafin e tij dhe Ministrinë e Diasporës në Kosovë. Për të gjithë pjesëmarrësit e këtyre takimeve tradicionale u shtrua një darkë në fshatin Orllan, ku ju ofrua një mikpritje dhe përcjellje e madhe shqiptare e cila nuk do të harrohet. Këtu kënga, hareja, bisedat dhe manifestimet të tjera zgjaten deri në orët e vona të natës.

Image
Pamje nga vendi  ku u mbajte ora e madhe letrare në kompleksin turistik në fshatin Orllan të Podujevës

Në fund të kësaj marshute  nga kryetarin e Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, Hasan Quqallen dhe atyre nga trojet tjera shqiptare që ishin të pranishem në këto dy takime gjithashtu mësuam së kjo oazë poetike letrare është afsh i gjallë ku krijuesi  letrar zhveshën dashurinë e ideojua për të bukurën që e përshkruan me shumë pasion.

Image
Për ma të mirët u ndanë mirënjohje, diploma dhe dhuratat të tjerë

Kujtoj, së gjaku është alfabeti i lirisë, arti është kurora e Lirisë, gjersa ashti  është themeli i sovranit penda na thanë bashkëbiseduesit, por një gjë na bashkon të gjithëve pa marrë parasysh se ku gjendem,  fjalët: jemi shqiptarë dhe krenohem me këtë, kjo është vula e jonë në ballë, dielli që na bashkon.

Për Radiksin e “Botës sot” dhe gazetarin e saj Hasan Hasanramaj mbetet një zë i jashtëzakonshëm i përcjellur në faqet e gazetes me reportazhet, kronika e kulturës gjithëkombëtare dokumentare dhe shkrime te tjera të botuara në faqet e gazetës “Bota sot” në dy dekadat e fundit.

Image
Për Redaksinë e “Botes sot” dhe gazetarin Hasan Hasanramaj për mbështetjen në vazhdimësi të LKSHM-së u nda kjo mirënjohje

Mbetet krejt i veçantè nè temat qè rrok dhe në mënyrën se si i trajton problemet dhe temat e kulturës në tërësi dhe ato të trashëgimisë shpirtërore në veçanti. Pra, për poetet, shkrimtaret dhe lexuesit të tjerët në mërgatë  për  gazetarin në fjalë shkrimet e ti mbetet objekt edhe subjekt i shkrimeve dhe publikimeve nga  Lidhja e shkrimtareve të Diasporës në krye me Hasan Qyqallen- kryetar për mirënjohjen që ju nda gazetarit Hasanramaja dhe Redaksisi “Bota sot” ku nga kjo lidhje ju dha një mbështetje e vazhdueshme gazetes “Bota sot” në përcjelljes të aktiviteteve të Lidhjes të Krijuesve Shqiptarë në mërgatë, bashkëpunimit të ndërsjellët, si  dhe kontributit në fushën e gjuhës, traditës, kulturës dhe artit në botën e emigracionit në hapësirat mbarëkombëtare.

Redaksia e “Botes sot” dhe gazetari Hasan Hasanramaj për Lidhjen e Shkrimtare në Mërgatë dhe kryetarit të saj Hasan Qyqallen për ndarjen e kësaj mirënjohje  shkojnë falënderimet ma të përzemërta.

Image
Një grup shkrimtaresh gjatë kohës së lirë
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat