Presheva iliriane

Kultura

Presheva iliriane

Nga: Atdhe Geci Më: 13 gusht 2019 Në ora: 21:18
Atdhe Geci

Jam bimë e Mollës së Kuqe

jo luginë, po krahinë e gjerë

jam pjesë e dheut shqiptar

jam e pushtuar nga Serbia

 

Si të jetoj nën terr të serbit

nën duart e tij të përgjakura

më sheh sa jam e poshtëruar

për çdo ditë jam e burgosur

 

Në këtë atdhé me Preshevë

me Bujanoc dhe Medvegjë

plot tokën e kam me të rënë

një mollë lundron mbi varre

 

Ore, ti që flet krejt ndryshe

Jam flakë e Mollës së Kuqe

Kosovë është emri im dhe

Shqipëri është Çamëria, hej!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat