Në Suka të Mekushit edhe kafja ka tjetër shije

Kultura

Në Suka të Mekushit edhe kafja ka tjetër shije

Ramazan Çeka Nga Ramazan Çeka Më 14 gusht 2019 Në ora: 23:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në zbritje të një rrugëtimi njëditor nga Bjeshkët e Kelmendit ku ishim të ftuar nga Z.Minella Kureta "Mjeshtër i Madh" dhe personalitet i shquar i Atrit dhe Kulturës Shqiptare, në një aktivitet artistiko - kulturor e pikërisht në Vuthaj të Plavë - Gucisë ku u zhvillua festivali i katërt mbarë kombëtar "Kënga dhe vallja shqipe na bashkon", i cili si misionar i artit dhe kulturës ndau edhe dy mirënjohje e vlerësime në emër të "Qendrës së Artit dhe Kulturës Shqiptare", disi të lodhur nga udhëtimi vendosëm të ndalojmë pak për një kafe në një nga lokalet tashmë të kudo ndodhur përgjatë rrugës që gjarpëron në të gjithë krahinën e Kelmenit. Z.Minella Kureta që ishte, jo vetëm organizatori i këtij udhëtimi mbreslënës pune e knaqësie, por dhe menaxhuesi i rrugëtimit tonë, duke bërë shpesh edhe ciceronin e gjithë peisazhit natyror që shfaqej para nesh, i shpiegonte mikut me origjinë çame Fatmir Drobos (biznesmen i suksesshem ne prodhimin e vajit te ullirit, si dhe shumë i apasionuar pas artit dhe kulturës), i cili vinte nga Tirana enkas për të na shoqëruar me makinën e tij në Plave-Guci. Ai bashkë me Minellen, personalisht kishte një nostalgji të madhe për Kelmendin, legjendat, faktet historike, bukurinë dhe madhështinë natyrore e mbi të gjitha për bujarinë e hijeshinë e banorëve, na sygjeroi të ndalonim në një lokal që më së shumti të tërhiqte vëmendjen për gjetjen e tij gjenjale. Veshjen e faqeve të murit të lokalit me dru të prerë sipas trashësisë së trungut të pemës në formë të rrumbullakët e jo më të gjëra se 3-5 cm. Pai zbritëm nga makina, hyrja në lokal u shoqërua me një shi të lehtë e të freskët që na bëri të shpejtojmë hapat. Kurjoziteti dhe habia për këtë lokal modest, por shumë të veçantë, shtohej sa u ndalëm...një ambjent i rrethuar me parmakë druri e tryeza po druri e të mbuluar kryesisht për hije...të vendosur një pas një përgjatë gjithë oborrit, i jepnin mundësi klientit ta shijonte në maksimum këtë copës natyrë alpesh që rrethonte si kurorë fushpamjen njerëzore. Për habinë tonë në momentin që sapo hymë brenda ambientit të këtij lokali, na u shfaq një tjetër pamje interesante.

Copëza kulture vendase me enë të vjetra, objekte e mjete pune të trashëguara në familjet e pronarëve që mjeshtërisht i ekspozonin në lokalin e tyre. Ajo që e bënte tepër të veçantë këtë lokal gjysëm bujtinë, ishte mundësia që u jepte klientëve kryesisht turistëve të huaj e vendas që në një nga këto fletë druri (nëse mund ti quaj kështu), të linin një mbishkrim me të dhënat personale, si dhe përshtypjet e tyre rreth udhëtimit, apo dhe një pohim, i cili ngjan me një gjurmë personale në këtë libër arkivë, çka i bën ata ta ndiejnë veten pjesë të alpeve me anë të mbishkrimit të vet. Pas një bisede të këndshme dhe tepër natyrale, pse jo dhe interesante, sikur ishim të njohur prej kohësh, miqt tanë nga Tirana shpesh ngacmonin me pytje e biseda që më së shumti shprehnin kënaqsi e dashamirsi për banorët e alpeve, pse jo dhe kurjozitet mbi historinë e kulturën vendase, bisedë që u zhvillua këndshëm në mes të z.Minella Kureta dhe zonj. së nderuar të kësaj zone, profesoreshën Rita Shkurtaj, mjaft e njohur për aftësitë e saja si një erodite e shquar në fushën e historisë që e njihte me detaje çdo pëllëmbë e çdo cep të Malësisë së Madhe. Ajo me dashamirësinë dhe xhentilesën e saj, shpesh jepte informacion, apo përgjigje mbi pyetjet dhe kuriozitetet, pasi z.Minella duke qenë se ishte dhe një nga figurat më të spikatura në fushën e kulturës, ishte mjaft i informuar mbi vlerat kulturore të krahinës, por dhe gjendjes aktuale në të cilën ndodhet sot kultura vendase. Ai vetë kishte qenë pjesmarrës disa herë në Logun e Bjeshkëve dhe aktivitetet e përbashkëta me shoqërinë kulturore "Jehona e Kelmendit" të mirëorganizuar nga znj. Dila Vaçaj, ndaj dhe kishte nostalgji të madhe për kulturën në tërsi të krejt trevës së Kelmendit. Bisedat rrodhën vetë dhe në çast na lindi ideja të bënim një intervistë të shkurtër me pronarët (dhe bashkëshortët) e lokalit z.Jurgen Pllumaj dhe zonj.

Meri Pllumaj, të cilët kishin një shqetësim jo të vogël që lidhej me mbarëvajtjen e këtij mini biznesi, të cilin ata e vlerësonin si themeli i ardhmërisë së tyre jetike familjare. Reklamimi dhe pasqyrimi në rrjetin e informimit qofshin ato sporadike, rrjete socjale, apo mediatike, pasi mungesën e turistëve ata e lidhnin me këtë mangësi. Të ulur në një nga tryezat, në këtë bisedë të shkurtër miqsore u munduam të kapim sadopak nga jeta e përditshme e kësaj familje bashkëpronare, bashkëshort dhe prindër të dy fëmijëve që dhe pse të njohur me emigracionin, të ardhmen e fëmijeve të tyre kishin vendosur ta ndërtojnë në truallin e trungut familjar. Fare pranë Sukës së Mekoshit, e cila mbart një histori të dhimbshme e të lavdishme të qëndresës së malsorëve kelmendas në mbrojtje të trojeve të tyre kundër taborreve turke, ku mbeten të vrarë disa malsorë vendas e shumë ushtarë të huaj, ku sot vendasit kanë ngritur edhe një përmendore në nderim të këtyre trimave dhe aktit të tyre heroik, nderim të cilin e kishte vlerësuar edhe vetë pronari me emërtimin e lokalit "Suka e Mekushit". Në bisedën e këndshme dhe shijimin e kafes të përgatitur me shumë mjeshtëri dhe plot shije nga pronarja, u njohëm edhe me mbarvajtjen e këtij lokali, mënyren e menaxhimit, si dhe gatimet që ofrohen në të. Gjithçka ishtë gatim bio me produkte vendase, kryesisht të siguruara nga mini ferma e tyre familjare, nga parcelat e vogla të tokës bujqësore e frutikulturat që kultivohen në atë zonë alpine. Në prezantimin e mënysë zinin vend të parë, trofta e egër dhe e butë, ferliku, djathi i zier, kaçimaku, maza e rafinueme, disa tipe djathi e mishi të thatë, pije alkolike raki, verë malsie e likerna dhe ajo që zë vënd të posaçëm ishte jarduni i deleve që është dhe ushqim stinor.

Ashtu si kjo familje e re në moshë, por shumë ambicjoze për sukses, pse jo dhe mirqënie, të krijonte përshtypjen edhe ambjenti modest, që dita ditës do zgjerohej dhe mëkëmbej me ritme të shpejta, në mënyrë që një ditë të marrë vëmendjen e shumë turistëve, udhtarëve e pushuesve, të cilët udhëtojnë me kilometra rrugë për të thyer monotoninë e përditshme të jetës së tyre sedentare, në kërkim të një dite me relaks, kënaqsi e gatimi me meny plot cilësi. Me kënaqsinë e kafes të shoqëruar me raki shumë cilsore e freskinë e ujit të bjeshkëve, i përgëzuam këta të rinjë për iniciativën që fare mirë mund të merren shembull nga bashkëmoshatarët që po emigrojnë larg vëndlindjes. Me mrekullinë e freskisë e bjeshkës, si dhe shijimit të asaj natyre përrallore të shoqëruar nga gurgullimi i ujit të sheut (përroit) fare pranë lokalit, u larguam duke marrë me vete përshtypjet më të mira dhe dëshirën për t'u kthyer sërish për të provuar kënaqsi të tjera në "Suka të Mekushit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat