“Kroi i fshatit tonë” enigmë e pa zbuluar shpirtërore e Lasgushit Poradecit

Kultura

“Kroi i fshatit tonë” enigmë e pa zbuluar shpirtërore e Lasgushit Poradecit

Nga: Sulejman Mehazi Më: 16 gusht 2019 Në ora: 18:32
Sulejman Mehazi

Arti poetik i Lasgush Poradecit në plotëkuptimin e fjalës është enigmë poetike, dallimi i enigmës së prozës kadareiane është enigmë shoqërore, kurse kuptimi i poezisë  lasgushiane është enigmë shpirtërore (Vallja e Yjve, Ylli i Zemrës), Pra, poezia është enigmë shpirtërore, kurse proza është enigmë shoqërore. 

Lasgush Poradeci  është i pakrahasueshëm sipas enigmave të fshehta(mistike) poetike. Me anë të enigmave Lasgushi krijon e formon  figura të jashtëzakonshme stilistike, metaforike e gjuhësore. Si shembull  e marrim poezinë: "Kroi i fshatit tonë" , Lasgushi këtu shpreh enigmë të dyanëshme: të anës metafizike të përbrendshme të lumit: 

"Kroi i fshatit tone, ujë i kulluar,

ç’na buron nga mali, duke mërmëruar"  

dhe të asaj të përjashtmes piktureske e teknike-stilistike:

"Venë e mbushin ujë vashat anembanë

cipëzën me hoja lidhur mënjanë;"

Prandaj vlera e poezisë së Lasgushit është e vëçantë dhe e pakrahasueshme për shkak enigmave poetike, ai se tregon as enigmën e mbrendshme poetike të lumit, as enigmën e jashtme piktoreske të kroit e vashave nuk e tregon.

Sikurse të kishte shfaqur enigmat poetike atëherë poezia e tij do ta humbte vlerën e saj të jashtëzakonshme.

Lasgush Poradeci me "Kroin e fshatit tonë" bëhet kultivues i kopshteve imagjinative-mistike-shpirtërore, sikurse kopshtarët që kultivojnë lulet me lloje ngjyrash, shijesh e aromash, poashtu dhe poeti në këto forma, mënyrash e motivesh, ka kultivuar poetikisht kroin e fshatit të tij. 

Lasgush Poradecit në "Kroi i fshatit tonë" është:

- kultivues i ndjenjave poetike:

"E si mbushin ujë, bubu ç’m’u ka hije,
ndaj kthehen prap me hap nusërije
ndezur yll i ballit si yll shenjtërie.",
apo:
"Vashëzën bujare që po vin në krua
Siç’e përshëndeta, siç’m’u turpërua
Papu ula kryet e shikova si grua";

"Derdhet aq i egër, derdhet aq i qetë,
posi malli i vashës, që djeg në të fshehtë,
posi malli i trimit, që buçet përjetë,
obobo, si malli, që nuk vdes përjetë."

- kultivues i pamjeve figurative:

"Venë e mbushin ujë vashat anembanë
cipëzën me hoja lidhur mënjanë;

Cipëzën e bardhë, cipëzën e kuqe,
gushën si zëmbaku, buzët si burbuqe.",
apo:
"Kroi i fshatit tonë, ngjyr’ ergjënd i lyer
që nga rrëz’ e malit ç’na buron rrëmbyer.

Venë e pinë ujë trimat anembanë
takijen me lule, përmbi sy mënjanë.

Takijen e dlirë, takijen e nxirrë
Buzën në të qeshur… më të psherëtirë…"

- kultivues i ngjyrave poetike:

"Cipëzën e bardhë, cipëzën e kuqe,
gushën si zëmbaku, buzët si burbuqe",
apo:
"Takijen e dlirë, takijen e nxirrë
Buzën në të qeshur… më të psherëtirë…"

- kultivues i muzikaliteteve e ritmeve shpirtërore:

"Kroi i fìshatit t’onë, tetë sylynjarë
nër tetë krahina qënke kroj i parë
qënke një në botë, s’paskërke të dytë
ç’na shëroke plagët, ç’na shëroke sytë.

Kroi i fshatit tonë, n’atë mal me fletë,
derdhet aq i egër, derdhet aq i qetë
posi malli i zemrës mu në gji të shkretë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat