Dita 24 një ese apo rrëfim personal nga Lufta e Kosovës

Kultura

Dita 24 një ese apo rrëfim personal nga Lufta e Kosovës

Nga: Metush Karadaku Më: 16 gusht 2019 Në ora: 22:59
Kopertina e librit

Dita 24 është më tepër se një rrefim personal pra i shkruar në mënyren artistike ,në ese.

Është një përshkrim dramatik,po aq edhe një rrëfim emocional,psikologik,autentik nja shtatë a tetë ditë para dates 24 mars kur Nato do ta bombardoj Serbin por edhe mbas .

Femiun nuk e kisha parë që nga koha e studimeve dhe kur e takova me dukej një person i heshtur

Serioz,pak i ndrojtur dhe intelektual.Nuk e kishte më atë qeshjen gazmore të mënjehershme të cilën

Ja kishte humbur izolimi siç e pershkruan në mënyrën e tij siç e kishte përjetuar në kohën para bombardimeve ,gjatë bombardimeve dhe gjatë dëbimit biblik nga makineria fashiste e serbisë.

Ai ishte betuar se do të qëndronte në Kosovë pavarësisht çmimit që do të paguante.Ai do te mundte të ishte një gazetar,një nëpunës apo një intelektual i rregulluar mirë në perendim por qe nuk e kishte menduar asnjëherë ta bëjë perkundër privilegjeve që do tikishte.

Qëndrimi në Prishtinë me djalin e tij Nikin një vjeçar e përshkruan :,,Nikut nuk po i pëlqen errësira.Niki frikohet,stepet,zgurdullon sytë në gjysmë errësire,por nuk bëzan dhe nuk qan asnjëherë’’.faqe 93

Ato shtatë ditë deri në çastin e nisjës së bombardimeve do të ketë përjetime të ndryshme që do ti ndaj me fqiun e tij Shabanin por edhe

me gruan dhe djalin e vogël që siç dukej ai po interesohej veç për lojrat dhe spo kuptonte asgjë nga lufta megjithëse detonimet dhe eksplodimet ishin shumë të fuqishme në Ajvali por edhe në Prisshtinë.

Ngjarjet nganjëherë nuk ndalet ti shkruaj me datë,orë duke pritur me të keqën vdekjen por shpresa

Ishte e madhe për ndryshime , bombardimet që priteshin me padurim por kishin rreziqet e mëdha.

Më mirë ishte te ndodhte sa më parë se sa te jetohej në gjendje izolimi dhe linqimi qe propaganda e Millosheviqit që po i bënte Natos por edhe Shqiptarrëve ku parajmërrohej një hakmarrje e madhe ndaj shqiptarëve.Tash në kohën e bombardimeve kishin qëndruar gati në erresirë dhe pa ndonjë informacion .Por si duket Femiu gjatë izolimit kishte gjetë një metodë të infomohej përmes murit duke dëgjuar biseda rrënqethëse nga fqiu serb i cili sillte njerëz në banesë

E kishte bëre si kafe.Poashtu si vezhgim kishte edhe qoshin e dritarës ku do të tërhiqte pakëz perden për të verejtur pak jashta por gjithherë me kujdesin maksimal mos ta vërenin.

Poashtu nuk lë pa shkruar edhe copëza ditari të cilat nuk i kishte të lehtë ti shkruante sepse bashke me friken për vdekjen tani po ballafaqohej edhe me rrymen , NIKUT duhej pergatiste ushqimi e nxehur me qiri që edhe ata mungonin por që i kishte blerë disa të kishës që i shisnin serbet.

AI lutej të binin bombat : ,,Zoti i madhë,le të bien,këto bomba.Zoti i madhë le të ndryshoj gjithçka

Se edhe kështu jemi të vdekur për së gjalli’’.faqe 57

Ditari përshkruan momentet me të ndjeshme para luftes dhe mbas saj ku të përkujton luftat shqiptare të mëparshme të cilet duke mbrojtur trojet e tyre si në Toplice,Plavë e Guci,Lume,

ku forcat serbe për gjenocidin çnjerëzor që kishin ba do te shkruante Edit Durham e cila kishte ardhë ta marrë

Dekoratën nga Knjaz Nikolla,ajo do ta refuzoj kategorikisht dhe do të përshkruaj në librin e saj sjelljet aspak të drejta dhe miqësore të Serbisë ndaj shqipnis sidomos atyre te krishtere dhe shqiptarëve[mh1] si me qellimet e saj ekspasioniste.

Libri Dita 24 është edhe një dëshmi se si një popull i tërë ishte izoluar,linqohej kërrcnohej por edhe e priste debimi masiv ku me dhimbje dhe trishtim do ta bejë edhe FEMIU me Nikin e Vogel.Data 3 Prill

kishte qenë një ditë para ekzekutimit por që njeriu i gjalle kërkon gjithherë shpëtimin.Femiu e dinte rrezikun,shihte vargun e gjatë të dëbimit por nuk iu kishte bashkuar nga frika.Ai do të ik me bus

në Maqedoni përmes Bllacës.Ikja përfundon me fat por sytë dhe mendja mbesin kah Kosova.

Duhet cek edhe bujarine shqiptarëve në Maqedoni.

Librin i propozoj çdokuj ta blej dhe lexoj se do ta gjej historin e tij aty.Unë i propozoj poashtu Ministrise së Arsimit që këtë libër përjetimi të kohes së luftës së Kosovës të bëhët një libër obligues në shkollat e Kosoves,Shipnisë e më gjerë.Libri është një ditar i vërtetë edhe pse nuk ka shumë shënime në kohë dhe hapsirë.

Poashtu propozoj që Fehmi Ajvazi të shpërblehet nga institucionete Kosoves e veçenarisht Ministria e arsimit.Ata që qëndruan në Kosove para lufte por edhe gjatë bombardimeve janë heronjt e Kosoves por shpërblimi i vërtetë për ta do të ishte Kosova e zhvilluar,sociale,ligjore dhe demokratike ku të mirat matriale do të shpërndaheshin në mënyrë të ekuilibruar e proporcionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat