Shqiptari i vërtetë - Bota Sot
Shqiptari i vërtetë

Kultura

Shqiptari i vërtetë

Nga: Zymer Mehani Më: 19 gusht 2019 Në ora: 08:51
Zymer Mehani

Dhe shqipet majë shkrepash
Atij ia njohin qëndresën
Dhe miq e armiq
Ia respektojnë besën

Ai me forcë graniti
E grushtin të çeliktë
Fuqinë prej Titaniku

Përherë luftëtar
Gjatë shekujsh të gjatë
Ushtar i atdheut
Me hushtë e me shpatë
Zemra e tij e artë
Dashuri e zjarrtë

Ai prore i forte, shkëmb mali
Për liri-xixë stralli
Për Shqipen në Flamur-
Kala gur mbi gur

Ai-plisbardhë nëpër breza
Rrufe në beteja
Flakadan lirie
Shpresë për ditë të reja

Më miku ndër miq
I urtë për urti
Prore luftëtar
Për t’atdheut liri

Ai-përherë krenar
I vërtetë shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...