Rikthimi i zjarreve…

Kultura

Rikthimi i zjarreve…

Nga: Sevdail Hyseni Më: 24 gusht 2019 Në ora: 09:48
Ilustrim

Zjarret prapë rikthehen

Në tokat shqiptare,

Ato vijnë t’qëllimshme,

Duket ashiqare…

 

Bëhen shkrumb e hi

Me qindra hektarë,

Shkurre, pisha, male

Përfundojnë në zjarr !

 

Flaka edhe tymi

Vazhdojnë n’pafundësi,

Askush nga këto zjarre

Nuk jep përgjegjësi !

 

S’japin llogari

Bëmat me taktikë,

Nga të cilat jeta

Vihen në rrezik !

 

Me këto marifete

Fare s’na bënë puna,

Po na shkon për lesh

Flora dhe fauna..!

 

Institucionet me nder

Nuk skuqen kur thonë:

-Malet janë mushkëritë

E planetit tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat