Vizitë në shtëpitë e familjes së Shekspirit

Kultura

Vizitë në shtëpitë e familjes së Shekspirit

Nga: B.S Më: 24 gusht 2019 Në ora: 16:09
Willian Shekspir

Një udhetim turistik në Angli, është më se i kendshëm edhe në qytezën e lasht Stratford-apon- Avon. Një qytez kjo që lidh dy brigjet e ngushticës La Mansh 35 km në juglindje të Bermigamit, aty ku janë sot pesë shtwpitë e famëshme të familjes së familjes së Shkespirit, shtëpia ku lindi Willaim Shakespaere, tregmtarit më i madh në botë.

Pra, Stratford - apon - Avon i Poetit anglez, shkrimtarit teatror, aktorit dhe dramaturgut. I cili, konsiderohet edhe sot një nga dramaturgë më mëdhenjë i kohëve moderne, dhe i vetmi, ndoshta, i cili mund të qëndrojë pranë tre poetëve të mëdhenj të lashtë tragjikë grekë.

Ai është shkrimtari i "Hamletit", i " Lady Makbeth", "Mbreti Lir" dhe kryeveprat e tjera, me të cilat gjallëroi me heronjtë e tij, jo vetëm shpirtin e kohës së tij, por të të gjitha shekujve. Gjithashtu, ai është i njohur si "Bard of Avon" ose "Swan of Avon".

Dhe, kështu në se ju bie rasti, dhe natyrisht mundësia të jeni në Angli, vizitoni edhe vendlindjen e Shekspirit, për të ecur pakëz nëpër tregimet të tij, ashtu si i ke lexuar në libra, apo i keni parë filma e teatro, gjeni në atë qytez gjurmët dhe do të eksploroni shtëpinë, ku lindi dhe u rrit tregimtari i madh William Shekspir.

Dëgjoni, rrëfime interesante që disa prej tyre edhe i keni lexuar në librat tuaj, por që ua ri sjell ndërmend nëpërmjet rrëfimit edhe ciceroni, por edhe që do të lexoni në pllakat përkujtimore, dhe kështu do të mësoni edhe më shumë tregime për jetën familjare të Shekspirit.

Aty do shijoni teatrin live sipas kërkesës dhe do të afrohen pranë artefakteve të rralla nga koleksionet e klasit botëror të kompanisë Trust, ndërsa për nji udhëtim si ky, do të zbuloni se si William Shakespeare i jashtëzakonshëm vazhdon të formësojë jetën tonë sot.

William Shakespeare, lindi në atë shtëpi( e cila shihet edhe në këto fotografi të cilat i sjell për gazetën tonë nga vizita në qytezën Starford - apon - Avon 35 kilomtra në jug të Brimingahmit), ku u rrit aty me prindërit dhe motrat e tij. Ai gjithashtu kaloi pesë vitet e para të martesës së tij në atë rrugicë, ku ndodhet ajo shtëpi e restaturuar në Stratford-apon- Avon, duke jetuar aty me gruan e tij Anne Hathaway.

Simbas ciceronit, John dhe Mary Shakespeare ishin mjaft të pasur për të zotëruar shtëpinë më të madhe në Rrugën Henley, të një qyteze tipike mesjetare në Angli.

Ai shpjegon se John Shakespeare, jetoi dhe punoi në atë shtëpi për pesëdhjetë vjet. Kur u martua me Mary Arden ajo erdhi të jetojë me të dhe ata patën gjithsej tetë fëmijë, William ishte i treti që lindi. Në 1568 John u bë Kryetari i Bashkisë së Stratford, e cila ishte zyra më e lartë me zgjedhje në qytet. Një ditë të Dielë, si rallë ndonjeher ai shkoi në meshën e madhe.

Ciceroni tregon se ai doli i veshur me rrobat e tij të kuqe të shkëlqyera, që do të shoqërohej me pompozitet të madh si një zyrtar i lart i qytetit për në kishën e Trinisë së Shenjtë, për të marrë pjesë në meshë. Kjo ishte për shkak të statusit të babait të tij si Kryetar i Bashkisë që Uiliami tani ishte një qytetar i privilegjuar për të edhe filluar arsimin e tij.

John Shakespeare vdiq në 1601 dhe si fëmija më i madh që mbijetoi, Uilliam trashëgoi shtëpinë. Meqënse, pasuria e tyre ishte e madhe, ai që e trashëgoi këtë pasuri në qytetin Straford apon - Avon, dha me qira një pjesë të pasurisë dhe u njëra nga shtëpit, e cila është edhe sot ashtu origjinale e veshur në muret e saj plot me lule, bë një han i quajtur Maidenhead (dhe më vonë Mjellma dhe Maidenhead).

Bujtina e famëshme mbeti deri në vitin 1847

Kur Shekspiri vdiq, dhe, ai ia la shtëpinë vajzës së tij të madhe Susanna, dhe kur vdiq ajo ia la atë fëmijës së saj të vetëm, Elizabeth.

Edhe pse u martua dy herë Elizabeta nuk kishte fëmijë, kështu që kur vdiq shtëpia u ble te një pasardhës i Joan Hart, një nga motrat e Shekspirit. Shtëpia ishte në pronësi të familjes Hart deri në fund të shekullit të 18-të, derisa ajo vazhdojë tw ishte për shitje dhe u ble nga Shakespeare Birthplace Trust në 1847. Të cilët prej 1847 janë ata që janë kujdesur për atë shtëpi që nga ajo kohë.

Vendi i Ri i Shekspirit ishte shtëpia e tij familjare nga viti 1597 derisa vdiq në shtëpinë në 1616.

Shtëpia u rrënua në 1759, ndërsa mbeti një kopsht që është krijuar për të përkujtuar rëndësinë e sitit dhe lejuar vizitorët të bëjnë lidhjen e tyre personale me Shekspirin.

Kur Shekspiri bleu New Place ai ishte një dramaturg i njohur dhe besohet se ai shkroi shfaqjet e tij të mëvonshme atje, përfshirë The Tempest.

Ciceroni thotë se duke ndjkeur gjurmët e Shekspirit përmes një hyrje të re në vendin e portës origjinale ju si vizitor dhe kurreshtar, do të shijoni një peizazh bashkëkohor që zbulon gjurmët e shtëpisë së familjes Shekspirit. Vendi i ri-imagjinuar jep një përshtypje të shtëpis së Vendit të Ri - (New Palce) dhe lidhjes së saj me ndërtesat përreth; siç janë shkolla fqinje King Edward VI dhe Guild Chapel që dikur morën dije nxësit e Starford apon - Avon, dhe njëri prej tyre Uilliam Shekspiri tregmtari më i madh në botë.

Shkrimtari i "Hamlet", "Makbeth", "Mbreti Lir" dhe kryeveprat e tjera,i cili gjallëroi me heronjtë e tij, jo vetëm shpirtin e kohës së tij, por të të gjitha shekujve. Gjithashtu, ai është i njohur edhe si "Bard of Avon" ose "Swan of Avon".

Punimet e artit të komisionuara dhe shfaqjet në të gjithë sitin e tij ngjallin një ndjenjë të jetës familjare dhe aludim për veprat kryesore të Shekspirit, që u shkruan gjatë 19 viteve që ai krijojë në New Place - Vendin e Ri.

Kopshti Knot është i mbuluar në vazo me lule, shtëpiat dhe dyqanet përgjat rrugicave janë të restauruar në përputhje me modelin origjinal me Ligjin Ernest. Elementet e Kopshtit të Madh, pjesa më e madhe që mbijeton në pasurinë e Shekspirit, do të konservohen dhe zhvillohen më tej me kalimin e kohës.

William Shakespeare 1564 - 1616

William Shakespeare u lind në Stratford-apon- Avon (35 km në juglindje të Bermigamit) në një datë të panjohur dhe u pagëzua më 26 prill 1564. Babai i tij John Shakespeare (1531-1601) ishte tregtar i pasur dhe këshilltar bashkiak dhe jetonte në bollëk me familjen e tij dhjetë-anëtarëshe. Nëna e tij Mary Arden (1537-1608) ishte pasardhëse e një familjeje të pasur në zonë.

Dimë shumë pak për fëmijërinë e William Shakespeare.

Ka të ngjarë të ketë studiuar në shkollën lokale. Megjithatë, në moshën 18 vjeçare u martua me 26 vjeçaren Anne Hathaway (1556-1623), me të cilën pati tre fëmijë: Susanna (1583-1649) dhe binjakët Chamnet (1585-1596) dhe Judith (1585-1662). Në vitin 1585 u largua nga vendi i tij dhe u vendos me familjen e tij në Londër, ku duhet të ketë filluar karrierën e aktrimit dhe të shkruante dramat e tij të para.

Referenca e parë që bëhet për të në gjërat teatrale në Londër gjendet në një broshurë të dramaturgut Robert Greene (1558 - 1592), i cili e përshkruan "si sorrë zengjine, zbukuruar me puplat tona, me zemër tigri mbështjellë në lëkurë dashi aktori, i cili mendon se mund të thojë vargje të parimuara, si më të mirët prej jush ".

Në vitin 1594 ishte anëtar i kompanisë më të madhe të teatrit në Londër, «Lord Chamberlain's Men» e cila më vonë u quajt «King's Men», e cila kishte teatrin e vet të quajtur «Globe».

Për 20 vjet Shakespeare ishte aktivisht i përfshirë në biznesin me ortakë dhe interesohejn për suksesin financiar të veprave që shkroi për trupën. Fitoi famë dhe shumë para. Më 1596 u kthye në atdhe për pak kohë, ku shlyeu borxhet e babait të tij dhe bleu shumë pasuri të patundshme.

Më 1613 u kthye më në fund në Stratford, ku jetoi qetësisht vitet e fundit të jetës së tij.

Disa muaj para vdekjes së tij, më 23 prill 1616, hartoi testamentin e tij. U varros në kishën e famullisë në Stratford dhe mbi varr u vendos një mbishkrim, ndoshta i hartuar nga ai vetë, pa u përmendur emri i tij: Miku im i dashur, për hir të Jezusit shmang gërmimin e hirit që gjendet këtu brenda: "I bekuar qoftë njeriu që i vjen keq për këto pllaka varri, dhe i mallkuar qoftë ai që do të lëvizë kockat e mia".

Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat