Udha e dritave

Kultura

Udha e dritave

Nga: Remzi Limani Më: 30 gusht 2019 Në ora: 09:20
Aida Hadri

Aida, mori udhën e dritave dhe, atë nuk duhet parë vetëm si një individ të suksesshëm por, si një kuadër me rëndësi të veçantë për vendin tonë, sepse, ajo shkoi për t`u kthyer me petkun e dijenisë së shtuar, si kuadër e përgatitur mirëfilli, pikërisht për t`i ndihmuar vendit ku lindi dhe këtu të realizohet mundi i saj në shërbim të judikaturës të shtetit tonë, i cili, pa dyshim ka nevojë për kuadro, të cilat donë dhe dinë të menaxhojnë me ligjet dhe zbatimin e tyre ashtu siç duhet bërë...    

Pra, për të arritur majat në profesionin e caktuar, duhet të kemi një bazë të shëndoshë familjare, për një nisje të mbarë dhe këtë nisje, studentja Aida Hadri e kultivoi duke u edukuar mirëfilli në familje dhe në studimet paraprake duke i hulumtuar dhe përvetësuar njohuritë profesionale për një nisje e mbarë në karrierën e mëtejme në studimet jashtë vendit, si pjesë e edukimit, nga mënyrat më efektive për zhvillimin e mëtejshëm të aftësive të saj individuale, të cilat janë shumë të kërkuara dhe të nevojshme në ditët e sotme, të një mjedisi global. Në ketë kontekst, përveç ngritjes profesionale, eksperienca e studimive jashtë vendit, studentët e dalë jashtë zonës së tyre të komfortit i mëson të përjetojnë diversitetin kulturor, gjuhët, mënyrën e jetesës, sistemet e edukimit si dhe të jenë në gjendje të dallojnë dhe t`i vlerësojnë ato në një formë të shëndetshme.

Gjatë kësaj eksperience, studimet jashtë vendit përmirësojnë aftësitë e studentëve dhe mundësitë e tyre që lidhen me karrierën dhe sukseset e arrira mirëfilli për të zotëruar me punën e tyre profesionale.

Aida Hadri, paraprakisht ka kryer gjimnazin ,,Sami Frashëri ,, në Prishtinë. Më pastaj  përfundon studimet 3 vjeçare për drejtësi në Kolegjin ,,ESLG" në gjuhën angleze dhe, pa i ndërprerë studimet e mëtejme, përfundon edhe studimet 4 vjeçare ne ,,JURIDICA". Pra, për të gjitha këto të arritura, studentja Hadri, fiton bursë të plotë për master në njërin ndër universitetet më prestigjioze në SHBA ,OHIO NORTHERN UNIVERSITY PETTIT COLLEGE OF LAW”. Kjo pra, Aida Hadri, pa u ndalur vazhdon të studiojë në perfeksionimin e njohurive në fushën juridike, për ta hulumtuar dhe kuptuar thelbin e gjithë asaj që flet për mbarëvajtjen e ligjeve ndërkombëtare, si pjesë e pandashme në fushën e drejtësisë universale.

Kjo vajzë me një modosti të padiskutueshme, duke u marrë në vazhdimësi me studime dhe hulumtime serioze, patjetër na bënë të mburremi me të dhe të arriturat e saj të deritashme për të cilat e përgëzojmë dhe i urojmë suksese edhe në studimet e regjistruara jashtë vendit. Pra, Aida mori udhën e dritave dhe, atë nuk duhet parë vetëm si një individ të suksesshëm por, si një kuadër me rëndësi të veçantë për vendin tonë, sepse, ajo shkoi për t`u kthyer me petkun e dijenisë së shtuar, si kuadër e përgatitur mirëfilli, pikërisht për t`i ndihmuar vendit ku lindi dhe këtu duhet të realizohet mundi i saj në shërbim të judikaturës të shtetit tonë, i cili, pa dyshim ka nevojë për kuadro, të cilat donë dhe dinë të menaxhojnë me ligjet dhe zbatimin e tyre ashtu siç duhet bërë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat