Një udhëtim i mundishëm, por me përshtypje të këndshme

Kultura

Një udhëtim i mundishëm, por me përshtypje të këndshme

Nga: Xhemaledin Salihu Më: 2 shtator 2019 Në ora: 18:57
Fotoja

Më 1 shtator 2019 u nisa me Hysen Këqikun, shkrimtar, për në Shkup, ku do të prezentonim në një Konsultë të Fondacionit Albana, ku do të kryesonte studiuesja e njohur Elena Kocaqi.

U nisëm në ora 8,30 nga Presheva dhe në autoudhë, për në kufi u mashkruam se nuk ka shumë tollovi dhe u radhitëm, në rrugicën 3, ku pushojnë automjetet dhe kamionat. Në fillim ecëm mire deri sa iu afruam kufirit Serbi-Maqedoni, ku ishte tollovia më e madhe. Në vend se puna lidhur me kalimet kufitare të përshpejtohet me integrimin e kufijve ishte krijuar edhe me shumë tollovi.

Kështu në kufi pritem afro 3 orë deri sa kaluam në Maqedoni, të djersitur dhe mjaft të lodhur, në pikën kulminante të rrezatimit diellor. Mirëpo, dëshira dhe vullneti që të jemi prezent në këtë konsultë në Shkup nuk na lejoi që të kthehemi për Preshevë, nga kufiri serbo-maqedonas.

Takimi ishte caktuar për orën 12, ndërsa ne arritëm në ora 12,50, në Qendrën Informative të Kulturës në Shkup, ku mbahej konsulta.

E gjetëm Qendrën dhe hym në sallen komode dhe me freski ajri.

Aty ishin mbledhur intelektual shqiptarë te Maqedonisë: Kumanovë, Tetovë, Shkup e tjerë, por konsulta ishte kah fundi.

E kërkova fjalën, përshëndeta Fondacionin Albana, organizatorin, studiuesen Elena Kocaqi, në emër të Preshevës dhe veprimtarin e humanistin e dalluar Qenan Hamdiun nga Kumanova, i cili ishte ai që na solli në Shkup, i falenderojmë.

Poashtu, në fjalën time kërkova nga studiuesja Kocaqi, se Presheva kishte një kerkesë për një promovim të librit të saj: "Lufta e Trojes" apo nje libër tjeter në Preshevë. Përgjigja e saj ishte se ka pasur kërkesa të tilla edhe më herët.

Pasi mbaroi, nga studiuesja mora dy libra: "Lufta e Trojes" dhe "Albanët", për të cilat e falenderoj Znj. Kocaqi.

Pasi nënshkruam listën e pjesëmarrësve dhe u bënë disa fotografi, mbaroi takimi dhe unë, me Hysenin dhe Dr.sc. Shefki Selamin, mikun tonë, morëm rrugën e Bit-Pazarit, në Shkup.

Bëmë një shetitje dhe u ulëm për nj drekë me qebap dhe pimë kafe te "Atika", te një restorant i posa hapur, me një pastërti dhe komod.

Profesori Shefki mori udhëtimin për në Tetovë, ndërsa ne, për t'i ikur tollovisë në kufirin Maqedoni-Serbi, kufi shqiptaro-shqiptar morëm rrugën kah kufiri Maqedoni-Kosovë. Edhe, me të vërtetë e kaluam shume mirë.

Duke rrugëtuar nëpër autoudhën e Arben Xhaferit u kënaqëm me peizazhe fushore e malore si dhe me një udhë të bukur dhe të lezetshme për udhëtim.
Duke kaluar nëpër Viti t Kosovës, miku Hyseni me propozoi të shkojm në Kishën Katolike të Binçës. Pranova dhe atje i gjetëm dyertë e hapura të Kishës. E takuan një murg dhe murgeshë, emrin e të cilëve nuk e mësuam, të cilët shkuam për një Meshe në Viti. Kërkuan falje.

Me mikun hym brenda në kishë, menjëherë me ra në sy shqiptarja Nënë Tereze dhe muralet me piktura kishtare dhe piktura me aspekt kombëtar. Të gjitha këto piktura i kishin pikturuar, piktori preshevar Demir Behluli dhe ai gjilanas Zeqirja Rexhepi.Fotografova disa prej pikturave dhe ndërkohë erdhi nj Murgeshë-Motër Floriana, magjistre e gjuhës shqipe, e cila rrjedhshëm fliste shqip.

Ajo na spjegoi gjithë historinë e pikturave me elemente kombetare dhe në fund na bëri një fotografi mua dhe mikut tim Hysenit.Në bisedë e sipër për çështje fetare mësaum se në Kishen e Binçs mesha, lutjet ndodhin në gjuhën shqipe, ndërsa e potencoi Motra se dikur ato bëheshin në gjuhen latine.
Mësova shumë gjëra dhe u binda se Kisha e Binçës, me të vërtetë është Kishë shqiptare, me elemente kombëtare, ku flitet shqipja e bukur dhe ku ritet ndodhin në gjuhën shqipe.

I lumtë.

Andaj edhe unë preferoj xhami dhe kisha shqiptare, sepse Zoti i fali edhe Shqiptarët dhe gjuhën shqipe. Andaj edhe ritet dhe lutjet në xhamitë dhe kishat shqiptare duhet të ndodhin vetëm në gjuhën shqipe.

Për në fund na përcolli deri te automobili, na dëshiroi udhëtim të mbarë dhe tha se kisha e Binçes ësht gjithmone e hapur për individë me njerëzi dhe njerëz me vlerë, ashtu sikur duhet të jenë gjithë shqiptarët me njerëzi dhe me vlera, pa marrë parasysh përkatësinë fetare.
Të lumtë.

Dikur vonë arritëm në Gjilan dhe Preshevë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat