Pasaporta e Çokut

Kultura

Pasaporta e Çokut

Nga: Fatmir Lohja Më: 4 shtator 2019 Në ora: 08:11
Fatmir Lohja

Vajza laurohej në një universitet Europian. Na dërguan ftesë familjare,për të marrjë pjesë në gëzimin e saj. Meqë në Shqipëri biletat e udhëtimeve ajrore kanë çmimet më të shtrejtat në glob, i bleu vajza në shtetin ku do të shkonim. Pesëqind euro shkuarje e ardhje ,për tre veta,të përfishira dhe tre net fjetje,në një hotel pranë universitetit.

Gocës ia postuam paratë menjëherë . Mblodhëm tëra rezervat e shtëpisë, plus borxhe nga miqtë,për në xhep,na u mblodhën edhe dyqind euro.Me kaq para , arsyetova se i plotësonim të gjitha kushtet ,për të udhëtuar në sistemin e vizave Shengen.

Djalin nuk po e zinte vendi. Po e këpuste malli për të motrën.Dy ditë, përpara nisjes , del një problem familjar absurd,krejtësisht i pazgjidhshëm. Nusja, ngulte këmbë si mushka, se nuk udhëtonte pa majmunin ,e pagëzuar nga ajo vetë, me emrin Çoku. Edhe ai e kishte nuhatur diçka. Rrinte tërë turinj. Për të qetësuar nusen, shkova te shoqeritë e sigurimeve. Ne na morën katër euro për kokë, për sigurimin e jetës në udhëtim,për katër ditë. Mendova se për Çokun do të më kushtonte më pak. Agjenti i sigurimeve më tha, se çmimi për sigurimin e jetës se majmunit është dy euro, por më dha dhjetë faqe format A-4, të fotokopjuara,për t’i plotësuar, përpara se të bëhej sigurimi i jetës së kafshës.

Të tre ,kokë me kokë ,u ulëm në shtëpi, për të plotësuar formularët me nxitim. Për t’i bërë pasaporten kërkohej çertifikata individuale dhe familjare e Çokut. Majmunin ma ngeli në dorë shoku i fëmijërisë, Agimi. Nga këmbëngulja e gruas time ,për të pasur majmun në shtëpi,dhe kokëshkëmbësia e gruas së tij, për të nxjerrë majmunët nga shtëpija,se i ishin bërë dymbëdhjetë shpirtë,një ditë të bukur shtatori e solli në shtëpi. Nga gëzimi gruaja shtroi darkë të këndshme edhe për Gimin ,edhe për mua.

Nuk dispononim asnjë informacion gjenetik për Çokun e dashtur. As ditëlindjen nuk ia dinimin me saktësi,se për rracën, e sorollopin e tij, as nuk bëhej fjalë. Për faktin e trishtë, u bë gjygji familjar, për mbajtjen e përgjegjësisë. Gruaja e hidhte fajin mbi mua, Gimin dhe të shoqen .Mbrohesha se fajin e ka ajo,që është treguar indiferente për të njohur gjenetikisht shpirtin e saj të vogël,të cilin, sipas deklaratave të bëra vend ,e pa vend , e donte më shumë se mua.

Mora Gimin në telefon me shpresë të me jepte ndonjë informacion. Si majmunët e tjerë, dhe ma mbylli telefonin.E besdisa për së dyti,ma preu më shkurt, me arsyetimin se quante problem grashë. Pas nesh u futën në bisedë telefonike bashkëshortet .E pashë nga reagimet e nuses sime se debati nuk qe aspak i ëmbël. Gruaja ime i kërkonte llogari gruas së Gimit,se si nuk kishte asnjë të dhënë gjenetike, për shpirtin e saj të vogël? Tjetra e bëri rezil,sepse nuk e ka vaksinuar majmunin trim.

Ritmi i kohës,familjarisht, ndryshoi krejtësisht. Nga padurimi për të shkuar te vajza orët, minutat,sekondat dukej se zvarriteshin tmerrësisht. Për pasaportën e Çokut ora fluturonte me shpejtësinë e reaktivëve.

Na këshillun të kërkonim ndihmë te një veteriner.E gjeta një sipmatik ,të sa po diplomuar.Si gjithë të rinjët,shqetësimin tim,e quajti krejtësisht të zgjidhshëm.Vetëm për pasaporten e Çokut më kërkoi dyqind euro.Me plotësimin e kartelës mjeksore, dhe vaksinat periodike,në total më kërkoi pesëqind euro në dorë.Me dokumentat e tija duhej të shkoja të policia kufitarë për t’i vulosur.Me njëqind euro puna kryehej shumë shpejt.Pas policisë duhej të venim të ambasada e shtetit për ku do të shkonim, për të vulosur dokumentat e Çokut. Nga ky moment, nga mungesa e eksperiencës, veterieneri filloi të më nxjerrë veshtirësi burokratike. Së pari,nuk e dinte se sa ishte fatura e shtetit europian për këtë shërbim. Së dyti, nuk e dinte se sa afat kohor kanë ata për të vulosur dokumentat.

I kërkova të më shpjegojë pse duhej të shkoja në ambasadë për vizë,kur ne shqiptaret jemi futur në regjimin Shengen.?Me siguri rinore, më tha, se në regjimin e vizave Shengen janë futur shqiptarët,por jo kafshët e tyre shtëpiake.

Për suksesin e operacionit , nga mungesa e kohës , dilnin edhe dilema të tjera : ”Shoqëritë e udhëtimit,a do të pranonin në bord Çokun sipmatik,dhe sa mund t’i shkonte çmimi i biletës për rastin urgjent?

Në dorëzimin tim përfundimtar,qe vështirësia që nxorri në fund veterineri .Të gjitha dokumentat mbeteshen të pavlera, nëse policia kufitare e shtetit pritës,nuk e lejonte Çokun të kalonte kufirin ,për probleme nga më të ndryshmet.

I lodhur,në darkë,në prezencë të nuses , djalit deklarova falimentimin, për punën që mora përsipër,me arsyetimin se nuk kishim as para, e as kohë ,për të plotësuar tekat e nuses.Ramë ne krevatim matrimonial ,duke kthyer shpinat, me urrjetje maksimale .Mendova këtë taktikë,se shpresoja se me gjumë nusja do të shkëputej nga tekat e veta. Nuk e gërgava as me duar ,siç e kam zakonin e vjetër , në krevatin matrimonial.

Të nesërmen,një ditë përpara nisjes,pa qetësi,gruaja m’u drejtua:

-Nuk vi pa Çokun tim në udhëtim!Ti mbytesh me një lugë ujë! Do ta shohesh se kush jam unë!- dhe fluturoi nga dera e shtëpisë.

Ajo iku. Djali flinte. Çoku më lëpihej të këmbët,se zonja e la pa rehatuar.E bëra me deshirë gabimin e pafalshëm. I dhashë ushqimin që pelqen pa racion. E dërgova në banjo të kryente shkarkimet fizilogjike. E dua edhe unë Çokun, ndonëse shpesh na e bën shtëpinë katrahur. Nga njëherë merrem vesh me mirë me te, se me gruan.Çdo gjë ka një kufi. Nuk më kishte shkuar asnjëherë ndërmend, se Çokun do ta shetisja në Europë,me pagat minimale që na jep shteti ynë.

Gruaja nuk e merrte me vete, kur shkon te prinderit e saj,me arsyetimin, se Çoku lodhet,dhe e ka të veshtirë te ambjentohet në shtëpi tjetër.Në drekë nusja u fut në shtëpi si majmune e lagur.

Bëj si të duash! Pa Çokun nuk vi! - dhe shkoi në dhomën e gjumit e mërzitur shumë.

Pas saj ,si qëngji manar,shkoi edhe djali.Në atë vetmi,po mundohesha të mendoja me qetësi. Më duhej një zgjidhje e zgjuar dhe e shpejtë, për të qetësuar tekat e gruas.Pse kërkohen tërë këto salltanete për një majmun,kur shkencërisht dihet se njeriu e ka prejardhjen nga raca e tyre?Muk e stërhollova shumë këtë arsyetim,se kjo çështje u përket ligjvënësve në shtete të ndryshme.

Metodat Shekspiriane, për të zbutur kryeneçet,pas njëzetepesë viteve martesë, e dija mirë se nuk më vlenin.Tekat e nuses,pasi lindi fëmijët,nuk më qukin më në psiqikë si në nisje.Nuk bie më në nervozizëm.I pres me qetësi dhe arsyetim.I bishtnoj konfliktit sa të mundëm.Jam i i bindur se nuk ka asnjë leverdi të shamatohesh me gratë. Metodat e vjetra të dajakut,për të cilat prindërit tanë tradicionalisht na kanë mësuar,se ka dalë nga xheneti, për të sjellë mend në vend, nuk mund të përdorën më.Me një denoncim , edhe anonim, të vënë pas hekurave. E merr vesh i madh, e i vogël gjëmen.Medjat autovizive e japi lajmin me zë,edhe figurë,minimalja njëzetekatër herë.

U përqendrova, sëpaku t’i mbushja kaplloqen djalit, të vinte me mua. Për bindjen e gruas pata shpresa te venituara. Ia njoh kokën bukurmirë. Jam i ndërgjegjshëm se majmuni nuk ka asnjë faj, por përsëri inatim me atë e kisha.Po na ngatërronte burrë e grua ,në një kohë ,që nuk i duron udhëtimet as brënda vendit !?E pat marrë vetëm një herë gruaja Çokun, kur shkoi te shtëpija e prindërve te saj.Të nesërmen ma kthyen në shtëpi me gjithë majmunin, duke i dhënë këtë porosi:”Bije e dashur, tek ne shtëpinë e ke gjithnji hapur,por me majmunin mos na eja më!”.

Ti e ndave mendjen?- e pyes djalin kur erdhi në guzhinë,për të bubrruar diçka nga frigoriferi.

Pa mamin nuk vi! – ma preu me turit e sëmës.

E sigurtë?

Po.

Dy biletat, që dalin tepër nga veprimi yt, dhe i satëme, do ia shes dy shoqeve të punës .Simpatiket janë dakort të paguajnë njëzet për qindshin shtesë ,për ndryshimin e emrave.Thuaj satëme,se këtë veprim e bëj,për të ulur shpenzimet! Më kthe përgjigje sa më shpejt,se edhe atyre u duhet ca kohë për t’u bërë gati për udhëtim! Ndyshe ,biletat mbesin pa u shitur!

Po në hotel,me simpatiket do të flesh?- më pyeti befasisht,dhe u largua turivarur në drejtim të nënës.

Me kapi një gaz,nga përgjigjia e tij. Pata shpresë shume,se gjelozinë e vet, do ta përcjellte te e eme krejtë të freskët. Minutat kalonin pa më dhënë asnjë shënjë .Telefonin a mbaja në dorë,kinse për të qënë gati,për të telefonuar simpatiket e punës.Mesë fundi nënë, e bir,erdhën në guzhinë. Nusja mbante në duar kovën e ujit me gjithë rradacen.

Çoi këmbët? – më urdhëron me ashpërsi.

Prit një sekond!- dhe u çova nga divani.- Ulu ti dhe çoi këmbët,se do ta laj unë dyshemenë!

Kur u bërë punëtor?

Nuk i çojnë burrat këmbët,por gratë,ende nuk e ke mësuar?

Nuk më bën për të qeshur. Nuk do të shkosh as ti, e as bukuroshet e punës ,dhe pikë!- dhe nervat i shfrynte në larjen e dyshemesë.

Për tekat tuaja,nuk lë të nëpërkëmbën të drejtat e mia! Më vjen keq për djalin, që po e keqtrajton. Me jua, a pa ju,do të shkoj të marr pjesë në gëzimin e gocës! I kam dhënë fjalën Dritës së Diellit!

Në këtë stuhi familjare trokiti dera.Vëllai im ,Titi, sëbashku me të shoqen, erdhën për vizitë.Prezenca e tyre,përkohësisht i qetësoi gjakrat në shtëpinë time. Përpara se të dilnin,Titi më jep njëqind euro , dhuratë për vajzën , me rastin e mbarimit të studimeve.Kryeneçja, më bënte më shënjë të mos ia merrja. Titi ,me të shoqen ,e deklaruan troç,se paratë po ia dhuronin gocës,e jo neve.

O vëlla! –i drejtohem pa u ngritur Titi nga vendi.- Kam një nevojë të madhe, që të mos shamatohem me gruan.

Çfarë shqetësimi ke?- më pyesin bashkëshortët tepër të shqetësuar.

A mund të ma mbani Çokun për katër ditët,që ne nuk jemi ,se ndryshe gruaja me djalin nuk më vinë në gëzimin e gocës?

Çokun do ua mbajmë me kënaqësinë më të madhe. Ju e dini se edhe kalamajtë tanë e duan shumë .Me tekat e gruas tënde mos me ngatërro, se ka shumë edhe e imja,dhe nuk po ia dal dot !- u përgjigj Titi ,duke qeshur me shpirtë.

E qeshura e tij e sinqertë na mbërtheu të gjithëve. Të nesërmen udhëtuam me gëzim për te vajza. U çmallëm me Dritën e Syve .U lumturuam, kur nga kolegji, në sy të gjithë të pranishmëve,i dorëzuan medaljen e artë, për rezultate të larta në mësime.

E moj bibë!- e gërgas nusen në avion,kur po ktheheshin në mëmëdhe.-Për një majmun gati na le pa marrë gëzimet e Dritës së Diellit.

Po,mor biba,- mu përgjigj me zë të ulët,duke ma pickuar dorën e djathtë, ma sa takat pati.

Në atë ambient,nuk kishte asnjë shanc për kacafytje.Kjo qe arsyeja, që unë u bëra trim dhe holla ato fjalë të “mençura”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat