Komunikimi në mes popujve është domosdoshmëri për integrimet brenda vetvetes...

Kultura

Komunikimi në mes popujve është domosdoshmëri për integrimet brenda vetvetes...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 4 shtator 2019 Në ora: 10:26
Në Manifestimi i shtatë të Shoqatës Rajonale “Muzat e Alpeve”

Nga biseda të cilën e zhvilluam me bashkëthemeluesen dhe kryetaren Shoqatës Rajonale të Shkrimtarëve "Teuta”- Ajete Beqiraj - mësuam së realizimin i edicionit të shtat me radhë të Manifestimit Letrar tre kufitar "Muzat e Alpeve” e mundësuan: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Bashkia e Lezhës, komunat e Tivarit, e Pejës si dhe e Prizrenit kurse në përmbylljen tre ditor të këtij aktivitetit kushtua edicionit të shtatë me radhë të këtij Manifestimit Letrar Tre kufitar "Muzat e Alpeve në Tivar, Lezhë dhe në Prizren për vepër jetësore “Teuta” çmimi për vepër jetësore iu nda akademikut shqiptar nga Mali i Zi Zuvdij Hoxhiq - Berisha me arsyetimin së ky shkrimtar me tregimet dhe romanet e tij e futi një proces të ri krijues në letërsinë malazeze, që e bën atë një shkrimtar të pashembullt dhe pa paraardhës për çka me meritë, i takon njësoj letërsisë malazeze, shqiptare dhe boshnjake, dhe mbi të gjitha asaj evropiane, sipas mesazheve universale dhe të vërtetave të përjetshme, me të cilat rrezatojnë shkrimtarët e mëdhenj dhe veprat e mëdha, çfarë padyshim është edhe ai dhe vepra e tij".

Të njohësh të kaluarën e popullit tënde është obligim kombëtar dhe ndërkombëtar

Për figurën e akademikut shqiptar me prejardhje nga Kodralia e Deçanit, foli poeti malazez Dimitrov Popoviqi, i cili ndër të tjera tha se: Zuvdija Hoxhiq - Berisha, është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj e më në zë në Malin e Zi, por dhe njeriu i mrekullueshëm në kuptimin më të plotë të kësaj fjale i cili e meritoi çmimin e shoqatës "Teuta", sepse romanet e tij kanë vlerë të madhe dhe në vazhdën e shkrimeve të mëparshme të cilat i japin vlerë reciprokisht edhe vetë shkrimtarit, që në moshën shtatëdhjetë e tetë vjeçare vazhdon të shkruajë dhe të ndjehet i vyeshëm për ne dhe brezat që do të vinë. Ta njohësh të kaluarën e këtij shkrimtari është një obligim i madh. Hoxhiqi nuk e ka njohur gjyshin, por rruga për ta njohur na pëlqen të gjithë neve të cilën, e ndjekim me kujdes në të gjitha veprimet dhe ne të gjithë dalim fitimtar".

Image
Nga manifestimi qendror me rastin e ndarjes të çmimeve

Andaj, çmimin që iu nda në emër të shoqatës "Teuta". nga shoqata ia dorëzoi në Prizren ish ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Skënder Durmishi, i cili në fjalën e tij të shkurtër në mes tjerash tha se "është nder i madh për mua që ia akademikut të nderuar Zuvdija Hoxhiq -Berisha këtë çmim domethënës me vlerë me të cilin vlerësohen dhe nderohen shkrimtarët që kanë lënë gjurmë të ndritura në letërsinë tonë. Siç e dini ju të gjithë, ne tashmë kemi marrëveshje ndërshtetërore për aktivitete të përbashkëta me Malin e Zi, ndërsa Shoqata Rajonale"Teuta" me aktivitetet e tilla po paraprin".

Me rastin e pranimit të" këtij çmimi Hoxhiqi tha së ky çmim me rikthen të gjyshërit e mi shqiptar”

akademiku e quajti këtë çmim si më të veçantin ndër ata që i ka marrë deri më tani, ngaqë Kosova është vendlindja e paraardhësve të tij . "Jam i nderuar që më dorëzohet çmimi "Teuta" nga miku im Skënder Durmishi i cili deri para pak muajsh si ambasador i Kosovës në Mal të zi ka bërë shumë për imazhin e Kosovës, zhvillimin e kulturës së saj në këtë shtet si dhe në afirmimin e krijuesve të tri shteteve. Ishim në Tivar dhe në Lezhë me aktivitete na tha në vazhdim të bisedës Ajetet Beqira, por unë jam shumë i gëzuar që çmimi "Teuta" u dorëzua këtu në Prizren Ky çmimi ka një domethënie tejet të madhe për mua nga që epet nga një shoqatë tre kufitare me emrin e mbretëreshës ilire Teuta, e cila i ka vënë vetes qëllimin fisnik të njohjes së ndërsjellë të letërsisë si dhe të përafrimit më të madh të popujve tanë fqinj nëpërmjet kulturës. Diçka që ka munguar deri me tani por që po realizohet me shumë sukses", tha ndër të tjera akademiku shqiptar Hoxhiq.

Image
Prof. Agim Vinca duke folur para të pranishmeve lidhur me antologjinë e shoqatës “Teuta”

Antologjia e “Teutës” një Olimp i vogël letrar”

Paraprakisht, poeti dhe studiuesi prof. dr.Agim Vinca,në analizën e tij kushtua antologjisë të shoqatës "Teuta” të cilën figurativisht e quan "Olimp të vogël letrar". "Titulli metaforik i kësaj antologjie“Muzat e Alpeve” shpreh karakterin gjeografik të trevës nga vijnë shkrimtarët e deri diku edhe profilin krijues të tyre- vlerësoi Vinca. Secili nga këta krijues ka tiparet e veta krijues, por ata i lidh dashuria për njerëzit si të lufta kundër së keqes, ëndrra për një jetë më të mirë të popujve dhe njerëzve, pavarësisht nga përkatësia etnike e fetare. Krijimi i urave të komunikimit në mes popujve ka qenë dhe është mision i artit dhe të letërsisë. Të pesë laureatët fitues të çmimeve të Shoqatës Rajonale “Teuta” kanë krijuar vepra me vlera të larta artistike, që përçojnë mesazhe universale. Ndërsa, antologjia “Muzat e Alpeve” Çmimi "Teuta" i pasqyron në mënyrë të denjë këto vlera".

Image
Muzat e Alpeve në Tivar me rastin e ndarjes të çmimit për Xhevat Limanin

Karvani "Muzat e Alpeve" ka përshkuar gjashtëmbëdhjetë komuna në të cilat u ndanë shtatë çmime

Karvani i "Teutës" "Muzat e Alpeve" përgjatë gjashtë viteve të kaluara na tha në vazhdim të bisedës kryetarja e kësaj shoqate - Ajetet Beqiraja me aktivitet e saja kanë përshkuar gjashtëmbëdhjetë komuna dhe bashki të Kosovës, të Malit të Zi dhe të Shqipërisë. Këto ditë, "Muzat e Alpeve" filluan dhe e përfunduan aktivitetin e tyre në Tivar, në Lezhë dhe në Prizren ku edhe një herë u konfirmua se nuk ka popuj të këqij, por ka politika të tilla, ndërsa janë shkrimtarët e kësaj shoqate që shtrinë ura dhe sheshojnë kufij, Me këtë rast u promovuan tre libra në dy gjuhët e të tria shteteve. Për antologjisë dygjuhëshe "Muzat e Alpeve"- çmimi "Teuta", me krijimtari e pesë laureatëve të çmimit për veprat e tyre jetësore . Për këta emra dhe kontributin e tyre në letërsi foli poeti dhe studiuesi Agron Tufa, i cili ndër të tjera tha se: “Gjeo- poetika” e kësaj antologjie thekson atë “pan” të përbashkët që kanë popujt e trojeve të Teutës. Ndërsa, antologjitë poetike si kjo, do të jenë një urë e çmuar, që do të sjellë komunikimin e vërtetë, zërin e trazuar, të ngrohtë apo të pikëlluar, por gjithsesi njerëzor të poetit, për të cilin jeta dhe vlerat e saj janë njësoj të shenjta e të paprekshme si për popullin i tij, po aq dhe për tjetrin, fqinjin, të ngjashme për bri".

"Mekuli, poet, intelektual dhe themelues i institucioneve shkollore"

Për librin "Unë, biri yt besnik” me poezitë të Esad Mekulit të ilustruar me pikturat të ndjerit Gjergj Ndoc Martinit, foli akademiku Zuvdija Hoxhiqi - Berisha i cili në mes tjerash tha së figura letrare e "Esad Mekuli, poet, themelues i disa institucioneve arsimore dhe kulturore filloi të shkruajë që në moshë të re, por lexuesit e parë ishin inspektorët e policisë. Poezitë më të mira të Esad Mekulit si dhe ato më të fundit ishin kryevepra por për të cilat do të paguaj çmimin e angazhimit të tij shoqëror"-tha Hoxhiqi. Andaj, për të theksuar kontributin e këtij poetit edhe në gërshetimin e kulturave ndërmjet popujve me përkthimin e mbi njëqind librave nga gjuha shqipe në gjuhë sllave dhe anasjelltas. Figura e mendimtarit, intelektualit të formuar, poetit të rrallë dhe njeriut me vlerë erdhi në skenë me dokumentarin “popullit tim", përgatitur nga akademiku Hoxhiqi. Poeti i mirënjohur Visar Zhiti në fjalën e tij tha se "Esad Mekuli kishte shume dhimbje, por dhimbjet e tij i shndërroi në poezi dhe i la pasuri për të gjithë ne".

Vlerësime te larta për librin"Skënderbeun" të Xhevat Limanit

Edhe poema dramatike me titullin"Gjergj Kastrioti Skënderbeu" e artistit shumëdimensional Xhevat Limani, u përcoll me vlerësime të larta. "Skënderbeu” tha Xhevat Limanit e ka ringjallur krye heroin e shqiptarëve me vlerat e veta të padiskutueshme dhe origjinalitetin". Me deklamimin e një pjese të poemës, Xhervat Limani solli frymën e Skënderbeut në origjinalitetin e vet duke lënë gjurmët e veta edhe në këtë rezidencë mbretërore-tashmë qendër kulturore, të cilën qyteti i Tivarit kishte zgjedhur të priste karvanin e "Teutës".

Image
Pjesëmarrësit e manifestimi në vizitë muzeut historik të Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Shkrimtarëve "Teuta" në bashkëpunim me klubin letrar "Ndoc Gjetja", vazhduan aktivitetet të manifestimit letrar tre kufitar "Muzat e Alpeve 2019", me përmbylljen e mbrëmjen poetike "Teuta" kushtua njërit prej figurave kyçe të letërsisë bashkëkohore shqipe Në ditën e dyte të punës Shoqata Rajonale e. Visar Zhitis, poetit, prozatorit, përkthyes dhe simbol i rezistencës morale e intelektuale". Shkrimtarja, gazetarja - Ajetë Shaban Beqiraj, kryetare e Shoqatës Rajonale të Shkrimtarëve "Teuta" në hapje të orës letrare e filloi me deklamimin e poezive të përshpirtshme të poetit për mallin, dashurinë dhe ndjenjën e njeriut.
Zhitit në mes tjerash tha së me punën e tij i ka tejkaluar kufijtë kombëtar dhe në panoramën evropiane renditet si njëri ndër poetët më të mëdhenj të kohës sonë E se ai bën krenar, jo vetëm shqiptarët por edhe popujt fqinj, solli në vëmendje vlerësimi i shkrimtarit të shquar malazez Mirash Martinoviq, i cili kujtoi takimin e parë me poetin: "Para dhjete viteve kur isha mysafir në një festival poezie në Tiranë, me Ali Podrimjen një burrë që është poet më i madh se unë". Ai poet ishte Visar Zhiti. Përderisa poeti Visar Zhiti i përcjell edhe nga bashkëshortja e tij poete, Zhitia, falënderoi shoqatën "Teuta" dhe Bashkinë e Lezhës për mbështetjen dhe mundësinë e ardhjes në Lezhën e cila bashkoi shqiptarët për një vizion të madh evropian dhe pikërisht ai bashkim në formë moderne dhe të ndryshme me duket sikur vazhdon dhe tani me njeri- tjetrin. Jam shume i prekur nga ky organizim miqësor me të gjithë ju e sidomos nga fjalët e mikut tim, Agron Tufa, shkrimtar i mirënjohur dhe veprimtar i shquar në mbështetje të së drejtës së njeriut të zbulimeve e të persekutimeve të bëra nga diktatura dhe ato duke i ditur se nuk janë akuzë por mbrojtje nga e keqja që të mos përsëritet. Një befasi që më prek se tepërmi ishte fjala dhe poezia e shkrimtarit malazez Mirash Martinoviq, një nga emrat me te shquar të letërsisë ballkanike sot, si dhe autor i njërit nder romanet më të rëndësishme.

"Muzat e Alpeve" homazh te varri i Skënderbeut

Pjesëmarrësit e takimeve të Shoqatës Rajonale të shkrimtareve “Teuta” gjatë udhëtimeve të tyre paraprakisht ndaluan te Memoriali Historik i Skënderbeut ku Paulin Zefi, drejtues i Zyrës Historike në Lezhë shprehu në fjalimin e tij të shkurtër mikpritjen kënaqësinë që Lezha të ketë mundësinë të mirëpres shkrimtarë të shquar nga Kosova, Mali i Zi Shqipëria si dhe të prezantojmë para tyre trashëgiminë e pasur kulturore të qytetit të Lezhës së vendimeve të mëdha. Prof. Sadik Bejko solli në vëmendje peshën historike të periudhës së sundimit të heroit kombëtar shqiptar të cilën siç u shpreh"u desh t'ia tkurrin lavdinë poetët" dhe këtë po e bënte edhe "Teuta", duke promovuar poemën dramatike "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" të shkrimtarit dhe artistit Xhevat Limani përkthyer në gjuhë malazeze ndërsa sot duke bërë homazhe te varri i tij.

Kryetari i bashkisë së Lezhës: "Edhe ne e duam poezinë

Lezha ndër rrugëtim kohësh ka dëshmuar se në gjirin e vet ka ngrohtësi të presë miqtë dhe ta shpalosë mikpritjen e saj!", tha ndër të tjera Alma Jaku, nga klubi letrar “Ndoc Gjetja”, bashkë organizator i këtij manifestimi. Për kryetarin e këtij klubi Viktor Gjikola, "Lezha e Muzës e nderuar të priste Muzat e Alpeve". Ndërsa, kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, tha ndër të tjera se Bashkia e Lezhës pret që së bashku të formatojmë disa aktivitete të cilat bëjnë të mundur që jeta e poezisë në Lezhë të rizgjodhët dhe të marr hov. "E dua poezinë dhe duke e dashur poezinë dua ta dini se keni një kryetar bashkie që do të jetë pranë jush. Ndaj, nuk me mbetet tjetër veçse t'ju them se duhet të më konsideroni njërin prej jush dhe sa herë që të keni nevojë për Bashkinë e Lezhës, sa herë të kemi mundësinë do të zhvillojmë aktivitete të tjera edhe më gjithëpërfshirëse duke e bërë Lezhën epiqendrën e poezisë në rajon". Përderisa Aver Husaj, shef i kulturës në komunën e Pejës, tha se:"Teuta” ishte gjithmonë e mbështetur nga komuna e Pejës për faktin se është një organizatë serioze e cila ofron vlera të vazhdueshme dhe i jep shtytje promovimit të letërsisë së të tria shteteve".

Krijimi i urave të komunikimit në mes popujve ka qenë dhe është mision i artit dhe të letërsisë

Fryma në të cilën u zhvilluan aktivitetet vërteton antologjisë dygjuhëshe"Muzat e Alpeve"- Çmimi Teuta të promovuat ne Lezhë, Zuvdija Hoxhiq - Berisha i cili tha se :"Poetët, fati i jetës në kushte të ngjashme shoqërore-historike, etika dhe tradita, besimi në fuqinë e fjalës poetike, në rolin dhe karakterin e saj i ka bërë të afërm, të vetëdijshëm se sa më shumë të japin aq më shumë do të kenë dhe sa më shumë do t’i marrin të tjerët për të vetët, aq më të afërm do të jenë me veten dhe me ne".

Nata e dytë në Lezhë u përmbyll me këmbime kulturore dhe poezi në qendrën e argo turizmit "Mrizi i zanave", sikur të përcjell nga jehona e vargjeve të poetit kombëtar Atë Gjergj Fishtës, që nga zemra e qytetit, shtëpia e tij përbri ku të mirëpritur nga Bashkia e Lezhës shkrimtarë e artistë të tria shteteve të cilët shijuan ambientin idili, ushqimet tradicionale dhe prekën së afërmi bujarinë shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat