Fluturoni...

Kultura

Fluturoni...

Nga: Zymer Mehani Më: 4 shtator 2019 Në ora: 16:46
Zymer Mehani

O vargjet e mia të freskëta
Shkoni, udhëtoni fluturim
Nëpër viset e atdheut kaloni
''Shumë i shtrenjtë je ti kombi im''

O fjalët e mia të flakta
Të ngrohta o vargjet e mia
Nëpër atdheun tim kaloni
''Shumë e shtrenjtë është Shqipëria''

Shkoni, në vrap, mos u ndalni
Të nxehta o vargjet e mia
Tregoni ngado që kaloni
''Shumë e shtrenjtë është shqiptaria''

Me re fluturoni pa u ndalë
Me dritë me avull ngadalë
As e shihni o vargje të zjarrta
''Atdheu cep më cep me lapidarë''

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat