Një ceremoni falënderimi në Qendrën Kulturore në Suedi

Kultura

Një ceremoni falënderimi në Qendrën Kulturore në Suedi

Nga: Qerim Kryeziu Më: 4 shtator 2019 Në ora: 23:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mbrëmë më 4 shtator, Qendra Kulturore e Kosovës në Suedi organizoi një mbrëmje falënderimi dhe i ndau i mirënjohje publike konsullit të Republikës së Kosovës Agron Smakiqit me rastin e mbarimit ë misionit të tij në ambasadën e Republikë së Kosovës në Mbretërinë e Suedisë. Zyrtari ndërlidhës në Qendër Dr. Muhamet Shatri prezantoi shkurtimisht jetën dhe veprimtarinë diplomatike të Agron Smakiqit dhe i dorëzoi mirënjohjen me motivacion: për bashkëpunim të lehtë dhe për punë konkrete e të dobishme për komunitetin shqiptar në Suedi e për Qendrën Kulturore. Moderatori Qerim Kryeziu, i solli ndërmend konsullit Smakiqi kohën kur ai e filloi punën në Ambasadë dhe i kujtoi si me shaka, kohën që iku shpejt. Mirëpo-vazhdoi moderatori, kur njeriu mbaron një punë, një mision, gjithsesi ruan brenda vetës edhe ndjesinë e krenarisë. Ne, në Qendrën Kulturore e kemi ndjerë punën e mirë të konsullit dhe në qoftë se na lejohet ta vlerësojmë e konsiderojmë si punë të frytshme, të një djali Kosove që me sukses nderoi vetën e institucionin që përfaqësoi- tha Kryeziu.

Në foltore doli edhe diplomati SedatBurrniku i cili kujtoi punën e mirë të kolegut dhe e falënderoi. Në frymën e ceremonisë falënderueseBurrniku theksoi se konsulli është edhe prift edhe hoxhë, edhe jurist edhe ofiqar, edhe i nderuar edhe i sharë. Pastaj konsulli A. Smakiqi pranoi mirënjohjen nga Prof.Dr. Muhamet Shatri dhe Ismail Rugova që e protokolloi për nevojat protokollare të Qendrës.

E mori fjalën edhe vet konsulli, duke konstatuar se kohën e qëndrimit këtu, punën konsullore në ambasadën e Kosovës në Suedi nuk do ta harrojë kurrë. U shtrua edhe një koktej rasti për gjithë të pranishmit. Mbrëmja falënderuese vazhdoi deri vonë me bashkëbisedim të ngrohtë me qytetarë shqiptarë të Malmös e konsullin tjetër shqiptar në Mbretërinë e Danimarkës zotëri Arton Krasniqin.

Televizioni tashmë i njohur shqiptar në SuediAlbse regjistroi gjithë ceremoninë përnevojat e veta të transmetimit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat