Në Prizren pritet të përurohet libri enciklopedik prej 550 faqe dhe shtatorja e Skëndërbeut

Kultura

Në Prizren pritet të përurohet libri enciklopedik prej 550 faqe dhe shtatorja e Skëndërbeut

Nga: Abas Fejzullahi Më: 5 shtator 2019 Në ora: 18:08
Në Prizren pritet të përurohet libri enciklopedik prej 550 faqe dhe shtatorja e Skëndërbeut

Sipas të dhënave nga Z.Nue Oroshi, kryetar i Shoqatës “Trojet e Arbrit” këtë vit, nëse shkon çdo gjë sipas planifikimit dhe përkrahjes që do ta jap komuna e Prizrenit dhe në veçanti, ndihmat e mbledhura në kurbet nga kurbetçarët, do të bëhen dy përurime me rëndësi të veçantë për Prizrenin e bukur dhe historik.

Ngritja e shtatorës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe

Libri enciklopedik prej 550 faqe : ”Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve” kushtuar 550 vjetorit të kalimit të tij në amshim.

Të nderuar bashkëbisedues që përmes të shkruarit në Faqe të Librit-Facebook të datës 2019-09-05, keni shprehur urime, përgëzime, fjalë miradije dhe lavdrata, lidhur me publikim e lajmit pa dyshim shumë të mirë e të gëzueshëm për dashamirët e librit nga Z.Nue Oroshi që mes tjerash shkruan se: Sot e përmbyllëm përgatitjen e librit enciklopedik: “Gjergj Kastrioti –Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve“

Pra siç shkruan Z.Nue Oroshi, ky është libri i tetëmbëdhjetë me radhë që Shoqata e Intelektualëve gjithëshqiptarë “Trojet e Arbrit“ po i jep lexuesëve anë e këndë trojeve shqiptare dhe kurbetçarëve kudo e kahdo që gjinden ata.

Siç po dëshmohet më sipër se vërtetë është punuar në mënyrë ekipore, ku janë organizuar dhe jetësuar deri tani 15 mbledhje (sesione) shkencore të rregullta, me pjesëmarrjen e mbi 60 pjesëmarrësve me punimet e tyre, nga të gjitha trojet shqiptare dhe kurbeti, sipas temave të përcaktuara për secilen mbledhje (sesion) me punimet e tyre shkencore nga tematika e përcaktuar nga kryesia e Shoqatës dhe poashtu, janë mbajtur 4 mbledhje (sesione) të veçanta shkencore kushtuar figurave të rëndësishme kombëtare që do të thot se janë publikuar deri tani 19 vëllime, ndërsa në këtë vit do të mbahet mbledhja e (sesioni) i 5-të shkencor në Zym të Hasit-Prizren kushtuar Atë Shtjefën Gjeçovit, që do të thot gjithsejtë 20 mbledhje (sesione) shkencore me 20 vëllime librash.

Është me rëndësi me u thënë haptas por edhe me u shkruar e publikuar se:

Për të shkruar, shtypur, publikuar e shpërnda libra me rëndësi të veçantë për histori në përgjithësi dhe për çështjen kombëtare në veçanti në kohë dhe hapësirë, duhet bërë punë me përgjegjësi hulumtuese dhe shkencore qoft në mënyrë vetanake apo ekipore, gjithnjë tue u shërbyer me të dhëna e dëshmi të mbledhura në terren dhe hulumtime e gjurmime arkivore, në kohë dhe hapësirë, që për ta jetësuar këtë punë si duhet, patjetër se nevoitet baza materiale.

Në shtetet e formuara me traditë shtetformimi me arsim, kulturë, shkencë, dhe me ekonomi të formuar e zhvilluar, ku baza materiale për këtë qëllim është e suguruar dhe me përparësi të veçantë.

Në Kosovë e kudo që qeverisinë vendorët për fatin e keq shqiptarë, kjo përparsi mungon, apo është e përzgjedhur vetem për përkrahsit e pushtave e pushtshtetetarëve vendor, për ata politikuaj që kanë zënë vende dhe pozita në pushtet, që i shërbejnë politikës ditore, kanë krijuar sistemin e keq përdorimeve tue zhvilluar e përdorur ate përmes sitemit kriminal, në emër të demokracisë e kanë zhvilluar e përkryer krimin e organizuar ekonomik e politik në tërë vendin në të gjitha drejtimet dhe hapësirat e synuara..!

Prandaj sa u përket urimeve, falënderimeve apo lavdratave të bëra në hapsirat e Faqe Librit-Facebook, janë të mirëseardhura dhe një lloj freskije apo flladitje shpirtrore për autorin e shkrimit Z.Nue Oroshi që është normale dhe njerëzore.

E vërteta është se ka munguar e po mungon në vazhdimsi përkrahja materiale institucionale, që do të thot mungon kushti themelor për të plotësuar e jetësuar nevojatë për punën që don e planifikon të bëjë Shoqata“Trojet e Arbrit”.

Prandaj, për t’u pasurar vendi me dije e kulturë, duhen libra për lexues, muze, përmendore, shtatore dhe monumente të ndryshme nga trashëgimia kulturore, për t‘ i ngitur dhe zhvilluar, mirëmbajtur e kujdesur për to, si për vizitorët vendor dhe të ardhur, për të krijuar e për të pasur e paraqitur, vëlera të artit e kulturës, në shumë drejtime, duhen mjete materiale - LEKË.

Sa për dëshmi në vijim po japim shkurtimisht disa të dhëna lidhur me aksionin e shpallur në Zvicër që nga data 2019-02-10 nga takimi i parë me kurbetçarët në Aarau të Zvicrës, për të mbledhur ndihma për ngritjen e shtatorës së GJERGJ KASTRIOTIT- SKËNDERBEUT në Prizrenin e bukur historik.

Rezultati i deri tashëm është larg nevojës dhe parashikimeve, se janë tubuar afër 20 mijë Franga, kurse shuma e nevojshme që kërkohet për tu plotësuar dhe mbuluar shpenzimet për shtatore është 70 mijë Euro.

Në shkrimin e tij Z. Nue Oroshi mes tjerash shkruan:

”Ky libër do të shpërndahet në menyrë ekskluzive në akademinë solemne që do ta mbajmë në Prizren pas vendosjës së monumentit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në Prizren.Gëzon fakti se ideja e dhënë nga shoqata “Trojet e Arbrit“ në Lezhë për vendosjën e monumentit të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut po vjen ngadalë drejtë fundit.Prandaj ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që ende nuk kanë dhënë kontributin e tyre për këtë monument kombëtar të na përkrahin që ta shpejtojmë vëndosjen e monumentit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Prizren.”

Prandaj, Thirrja e kryetarit të Shoqatës “Trojet e Arbrit” për të ndihmuar projektin në fjalë, rrjedh si pasoj e mungesës së mjeteve dhe ngecja e grumbullimit të mjeteve në terren nga kurbetçarët, ndoshta si pasoj e pushimeve verore dhe arsyenave tjera që janë të shumta.

Por, sido qoft siç thuhet se shpresa vdes e fundit, shpresojm se me të lexuar këtë lexuesit do të përkrahin thirrjen dhe do të ndihmojnë sipas thirrjes dhe si pas të dhënave në këtë shkrim të publikuar.

E për ta jetësuar këtë kërkesë duhet ndihma konkrete në mjete materiale:

Në vijim po japim llogarinë rrjedhëse të bankës ku mund të bëjnë pagesën kush dëshiron ta përkrah këtë kërkesë lidhur me ngritjen e shtatorës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Prizren.

Ka mundësi për veprimtarët në Zvicër që mbledhjen e mjeteve nga kurbetçarët vullnetar ta bëjnë përmes Fletëdëshmive dhe formularit që mund ta marrin përmes postës elektronike–Emailit në këtë adresë [email protected] nga komisioni për këtë qëllim në nivel të Zvicrës si dhe të gjitha të dhënat që u intereson lidhur me mënyrën e pagesës apo rrjedhen e aksionit për ndihmë.

1.Pagesa përmes llogarisë bankare është në fund të kësaj fotografije.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat