Vrasja e Maxharr Pashës në Gjakovë

Kultura

Vrasja e Maxharr Pashës në Gjakovë

Nga: Jusuf Buxhovi Më: 6 shtator 2019 Në ora: 17:31
Kopertina e librit

Më 6 shtator 1878, në Gjakovë u vra Maxharr Pasha, mareshalli osman me prejardhje gjermane (Karl Detroit nga Magdeburgu).

Vrasja e Maxharr Pashës në Gjakovë pafraqet konfrontimin e parë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me Perandorië Osmane në luftë për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copëtimet në përputhje me vendimet e Kongresit të Berlinit, sipas të cilave, Plava dhe Gucia duhej t'i jepeshin Malit të Zi.

Maxharr Pasha, i cili ishte edhe anëtarë i delegacionit të Perandorisë Osmane në Kongresin e Berlinit (bashkë me Karatheodej Pashën), erdhi në Kosovë që të bindë anëtarët e Kryesisë së Lidhjes për zbatimin e venduimeve të Kongresit të Berlinit, pra për dhënien pa luftë të Plavës dhe të Gucisë Malit të Zi. Në Prizren, ku qendroi fillimisht, u kundërshtua. Por, ai vazhdoi për në Gjakovë, i bindur se atje do të gjejë mbështetës. Edhe dega e Lidhjes në Gjakovë njësoj reagoi dhe kërkoi që pashai të largohej. Meqë këtë nuk e bëri, forcat e lidhjes e rrethuan në kullën e Abdullah Pash Drenit - përndryshe njëri ndlr liderët e Lidhjes, ku kishte kërkuar strehim në formën e besës. Pas një lufte me forcat e lidhjes, kryesisht malësorë të Krasniqes, vritet Maxharr Pasha bashkë me Abdullah Pashë Drenin dhe përcjellësit e tij.

Me këtë vrasje, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, si organizatë politike, dëshmoi edhe gatishnmërinë ushtarake për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copotimi, që do të vazhdojë për tri vjet rrjesht me luftën në Plavë dhe Guci në vitin 1879, atë në Hot dhe Grudë si dhe përfundimisht në mbrojtje të Ulqinit, ku krahas forcave osmane, u ballafaqua me presionin e gjashtë fuqive europiane për ta dorëzuar Ulqinin Malit të Zi.

Ky konfrontim ushtarak i dha fizionomi konceptit politik të Lidhjes Shqiptate nga ai për mbrojtjen e etnisë, siç ishte në fillim dhe puçej edhe me interesat osmane, te ai për aotonomi politike dhe administrative, që do t'ia hapë rrugën shtetndërtimit shqiptar si proces i pandalshëm historik, ku Kosova kishte rol kyq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat