Pas suksesit në futboll, Kosova tani përfaqësohet nga ekipi ‘Zana’ në festivalin filmik të Torontos

Kultura

Pas suksesit në futboll, Kosova tani përfaqësohet nga ekipi ‘Zana’ në festivalin filmik të Torontos

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 22:34
Foto ilustrim

Sporti dhe arti ambasadorët më të mirë të Kosovës.

Sot në festivalin e filmit në organizimin prestigjioz të ‘TIFF’ për herë të parë në historinë e kinematografisë shqiptare një film shqiptar do të ketë premierë.

Aktorja Adriana Matoshi e cila do luaj rolin e ‘Lumës’ në  një postim të bërë në Instagram ka treguar edhe një herë se Kosova ka vlera artistike dhe këtë do e shoh e gjithë bota.

“Sonte për herë të parë në historinë shqiptare, premierë botërore në Toronto do të jetë një film kosovar. Kosova ka një histori, ka artistë, një zemër dhe forcë për t’i thënë botës që ne dimë. Falënderoj të gjithë ata në këtë jetë që besojnë në mua, dhe falënderoj Antonetën që më besoi me këtë rol të fortë të Lumes. Unë kurrë nuk do të arrij vetëm, pa përkrahjen e artistëve, dhe sonte do të ndriçoj me veshjen e Drenusha Xharra … Familja ime e dashur dhe miqtë e mi janë motivimi im! Sonte do të mbaj duart e juaja sepse e di që do jeni të gjithë me mua. Më uroni fat, ju dua shumë!” shkroi Matoshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat