Më thuaj, Arbora

Kultura

Më thuaj, Arbora

Nga: Zymer Mehani Më: 8 shtator 2019 Në ora: 09:10
Zymer Mehani

-Më thuaj, Arbora

Ku u fsheh dashuria?

-Eja dhe kërkoje nën çepalla t'mia!

-Arbora, më thuaj

Ku t'gjej bukuri?

-Eja dhe shikoje në k'ta sytë e mi!

-Më thuaj, Arbora

Ku është ëmbëlsia?

-Eja dhe shijoje në buzët e mia!

-Arbora, më thuaj

Ku t'gjej lumturi?

-Eja përjetoje në krahët e mi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat