Atje ku Dilli bën dritë

Kultura

Atje ku Dilli bën dritë

Nga: Hajrush Redenica Më: 12 shtator 2019 Në ora: 16:34
Hajrush Redenica

ATJE KU DILLI BËN DRITË

Këkoj edhe një herë
Të kthehem aty
Te shtëpia e vjetër
Aty te streha e saj
Te brigjet e detit tim
Ku dallgët rrahin brigjet
E trembin pulëbardhat
Që diellin ma zënë
Kur fluturojnë mbi kokën time.

Ja atje prej Ulqini gjer në Prevezë
Prej Malësie deri në Gallap
Iliridë e Dardani
E tëra ësht Shqipëri
Na ngroh një diell
Na lag një shi.

Ah, sikur të rikthehem
Ta ngriti atë flamur...

Po bredhim rrugëve të botës
Ecim trotuareve përplot zhurmë
Nuk po e dëgjoj zërin e nënës

Ajo kur më përcolli
Më mbeti në kujtesë
Lotët e saj akoma i kam të freskëta.

A do të na fal kjo tokë
Përplot pasuri
A do të na fal nëna
Gjirin që na ka dhënë
A do të na fal babai
Edukatën që na dha
Ua kthyem shpinën
I lamë në vetmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat