Kosovë-trëndafil i erërave

Kultura

Kosovë-trëndafil i erërave

Nga: Zymer Mehani Më: 13 shtator 2019 Në ora: 10:12
Zymer Mehani

Kosovë-trëndafil i erërave
I stuhisë, murlanit e tufanit
Kosovë-lulëkuqe erë-lirie
Vatër nderi, bese, qëndrese e lavdie

Gjuhën tënde të ëmbël, e dinë dhe yjet
Dielli, lugjet, kodrat, brigjet edhe pyjet

Të kam dashuri n't'miat poezi
Shqipe dykrenore, flamur kuq e zi
Për ty s'do t'pushojmë vargjet i thellojmë
E me maja lapsash t'vërtetën ta ndriçojmë

N'emrin tënd Kosovë u bënë dhe t'liga
U bënë dhe mynxyra dhe tradhëti u bënë
U bënë dhe pazare dhe mëkate e gjëmë
Të gjitha do të dihen o e dashura nënë

E sot Kosovë, më e çmueshmja dashuri
Ta ndërruan dhe flamurin me hipokrizi
Me mungesë ndërgjegjje deri n'pakufi
Ky flamur me lara ne shqiptarëve
Na mohon etninë, na mohon prejardhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat