“Shfaqja që shkon keq” mbyll sonte “Mitrovica in Fest”

Kultura

“Shfaqja që shkon keq” mbyll sonte “Mitrovica in Fest”

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 14:35
Ilustrim i shfaqjes

Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë tashmë gjithçka ka bërë gati për të pritur shfaqjen nga Teatri i Gjilanit, shfaqje kjo e cila edhe do të përmbyll Festivalin Tradicional të Komedisë “Mitrovica in Fest”, por jo vetëm festivalin që shfaqi për pesë net komedi nga vendi dhe rajoni, por festën e madhe që e kishte Mitrovica këto ditë.

Artistët dhe qytetarët e shijuan festivalin dhe e frekuentuan teatrin më shumë se çdo herë tjetër.

“Mitrovica in Fest” ia kthej shikuesin Mitrovicës, e edhe sonte ngjashëm si netët tjera presim që dashamirët e artit të bashkohen në komedinë nga Gjilani “Shfaqja që shkon keq” me tekst të Henry Shield, Jonathan Sayer dhe Henry Leëis, në regji të Ilir Bokshit.

Kjo komedi nëpërmjet lojës së Kushtrim Qerimit, Ernest Zymberi, Alban Shahiqi, Safete Mustafa Bafitu, Gani Rrahmani, Avni Shkodra dhe Tringa Hasani do të sjellë një trupë amatorësh dhe një përpjekje të tyre maksimale për të realizuar një shfaqje.

Vrasje enigmatike, dyshime dhe mbi të gjitha dështime, janë ato që e përcjellin publikun gjatë gjithë kohës. Një gjë është e sigurt: Shfaqja duhet të shkojë deri në fund.

Skenografia dhe kostumet janë realizuar nga Bekim Korça, muzika nga Art Lokaj, ndërsa asistent regjie është Ali Demi.

Shfaqja fillon nga ora 19:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat