Një zë i ëmbël nga largësia

Kultura

Një zë i ëmbël nga largësia

Nga: Tahir Bezhani Më: 13 shtator 2019 Në ora: 22:01

Nga larg dëgjoj jehun e një kënge

Këndonte piskë mikja ime e vjetër

Ai zë i ëmbël si mjalt blete

Shponte qiellin, shpirtin tim

Melodi mallëngjyese si në lotim

I dehur mbeta në gotë të thyer vëre

Nga majat e gishtërinjëve pikonte gjak

Diç digjej nga brenda,zjarri nuk shihej

Ah!... Ofshamët vijnë papritur

Zier në avullin e dashurisë së sikletosur

Sikur të ishte uji Valbone ai zë,ajo këngë

Do e pija të tërin për shëndet

Ilaç për shpirtin e lënduar

I pa brengë do shkoja në atë jetë.....

Mbledhës i gjurmëve

Në galerinë time ruaj gjurmë të kohës

Të heshtura rrinë, flasin me veten e vet

Ruajnë dëshminë e errësirës memece

Të jetës së grimcuar zgavrave të natës

Koleksion i bukur

Fijokave të galerisë sime

Ndarë në folie pikllimi:

Të gishtërinjve të duarve në një vend

Të këmbëve zbathur në anën tjetër

Të mbathurave veq e veq,tej atyre zbathur

Një sasi gëzhojash të zbrazura

Kundërmojnë erë baroti

U vjen duhma gjak,në tokë i kam futur

Sytë e maskuar kanë ngjyrat e veta

(Natën si të gjarpërit ndriçojnë e ikin)

Gjithë koleksionet e kohës i ruaj

Në muzeun e kujtesës

Faktologji që flet të vërtetën

Dëshmitarët e gjallë gënjejnë.....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat