Do ta takoj gruan

Kultura

Do ta takoj gruan

Nga: Jusuf Zenunaj Më: 14 shtator 2019 Në ora: 11:48
Ilustrim

Partitë nuk i ndërrova
siç i ndërrojnë deputët,
edhe pse punë nuk gjeta
tash e dyzet vjet ! ?
Rrallëherë më shkon mendja
qê kreva fakultet.
Shokët e studimeve
të shumtë më harruan,
s'ua zë për të madhe
të gjithë u pensionuan.
Herën e fundit, kur isha në votime
ftesë i kishin dërguar edhe gruas sime.
Njëri nga komsioni , që rrinte te dera
më pyeti : - " xha Agush, pse s'erdhi Vera ?
Mua m'u mor goja, në vend tim u gjegji Isa,
- : Vera nuk ka ardhur , moti është te lisat !
Edhe kësaj herë unë do të votoj,
ndoshta gruan time sërish e takoj!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat