Kandidati për deputet të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Migjen Kelmendi ishte botues i gazetës “JAVA”.
Për botimin e kësaj gazete, Kelmendi ishte nderuar me çmimin “PRESS FREEDOM AWARD – SIGNAL FOR EUROPE”.
Ky çmim i cili ndahet nga “Reporters Without Borders” kishte ardhur në Kosovë falë punës së Kelmendit, në sferën e lirisë së medias.
Ai e ka kujtuar këtë moment nëpërmjet një video në Facebook.
Postimi i plotë:
Pamje nga ceremonia e ndamjes së çmimit “PRESS FREEDOM AWARD – SIGNAL FOR EUROPE ”, me të cilin u nderova për botimin e Gazetës JAVA, në vitin 2007.
Çmimin e jep organizata “Reporters Without Borders”, me seli në Vjenë.
Ceremonia u mbajt në godinën e Parlamentit austriak në Vjenë.