Ik

Kultura

Ik

Nga: Neki Lulaj Më: 15 shtator 2019 Në ora: 23:07
Neki Lulaj

Ik, sa më larg ik  ti që miqtë  si numra   i ke vlerësuar.

Ti që nëpër vite ke dhuruar mashtrime e intriga.

Mos e rëndo askënd me dyfytyrësinë e sterruar!

Të perëndojë me ty njerëzorja  ku portë është  smira.

Miqtë i ke vlerësuar vetëm me numra në tabelë.

Duke thenë  çuditërisht se vetëm ti ishe në botë .

Me intrigat e tua qumështi  të doli mbi përshesh.

Ty  zili ta kanë   vetëm  dhelprat  në strofkë.

Oo ishe si lule ku spërkatej gjaku pabesia.

 E si hunda e Pinokut mendja t’u rrit dhe më shpejt.

Lule shpërthen edhe kaktusi tej te  shkretëtira.

Ti shtireshe si engjëll me zemrën e iriqit në kënetë.

Shko te Mbretëria e Djallit të egër e të zi si blozë

Mbase ka një vend të madh atje në atë xhungël me gjemba

E ne, këtu, të mësojmë që njeriun  së pari ta provojmë

Që nesër të mos bëhemi mbjellës të gjembave në ferra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat