Dëshmi përkushtimi dhe dashuria për poezinë

Kultura

Dëshmi përkushtimi dhe dashuria për poezinë

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 18 shtator 2019 Në ora: 09:51
Namik Dokle duke ia dhuruar çmimin e parë poetit nga Kosova Afim Deskut

Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pjetër Budi në Qendrën Kulturore të Bashkisë te qytetit Mat të Shqipërisë u mbajt Muza Poetike Budiane”. Në këtë festival morën pjesë poete e poetë nga gjitha trojet kombëtare shqiptar si Adivije Hoxha, Agim Desku, Agim Bajrami, Anila Mihali, Bajram Canameti, Basir Bushkashi, Diella Çitaku, Ervin Hysaj, Fatbardha Kaçi, Gjokë Dabaj, Ismet Tahiraj, Kujtim Stana, Ligor Shyti, Liza Brozi, Lumo Kolleshi, Mevlud Buci, Mimoza Tola, Namik Selmani, Nezir Prokshi, Nikollë Loka, Nikollla Spathari, Shefqet Dinaj, Shqipe Hasani, Sokol Llozhi, Trëndafile Molla, Vladimir Muça, Dhimitraq Miti, Ermal Lala Drita Llukovi, Shefqet Merra, Faik Xhani, Hakik Visha. Pati dhe emra të tjerë, të cilët kishin dërguar poezi, por nuk u paraqitën në konkurrim: Alma Zenellari, Bujar Balliu, Fato Male, Istref Haxhillari, Lulëzim Hajdari, Maliq Torra, Pozaet Qose, Ramë Oraca, Ramije Ukaj, Shaban Pllana, Tyran Spahiu e Valbona Kaimi.

Këtë vit ky festival i katërti me radhë ishte një festë e fjalës së ëmbël budiane, i cili u mbajt nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë, z. Agron Malaj. Me interes u dëgjua fjala përshëndetëse e kryetarit të LSHA të Kosovës, prof. dr. Shyqri Galica, i cili theksoi se Festivali Kombëtar i Poezisë “Muza Poetike Budiane” po merr fizionomi dhe po dëshmohet si ngjarje e rëndësishme që mbledh pena të krijuesve nga të gjitha viset tona, duke dhënë ndihmesën e tij në kultivimin e krijimtarisë poetike dhe të letërsisë e të artit në përgjithësi. Studiuesi i njohur i letërsisë, z. Behar Gjoka, drejtor i Qendrës Shqiptare të Studimeve Letrare “Pjetër Budi” Tiranë, informoi për origjinalitetin e Pjetër Budit si autor i parë i prozës dhe i poezisë shqipe.

Në vazhdim përshëndeti të pranishmit i ftuari i nderit, gazetari, publicisti, romancieri dhe dramaturgu Namik Dokle. Poeti Nikollë Spathari provoi një ndjesi të veçantë, konkuruese.

Image
Agim Desku duke deklamuar para të pranishmeve poezinë e tij

Si recitues përmendësh i vargjeve të Homerit shqiptar, at Gjergj Fishta, nga kryevepra “Lahuta e Malsisë”, këtu në Mat u përballë me një gjashtë vjeçar, Nikollë Valentin Prendi nga Gojani i Madh i Pukës. Ky vogëlush simpatik i vogël, jo vetëm e kishte lexuar “Lahutën e Malsisë”, por me qindra vargje të saj i dinte përmendësh dhe i interpretoi pa letër. Juria letrare, e përbërë nga poetë Demir Gjergji, Vera Istrefaj e Haqif Heta, pas vlerësimit të poezive, vlerësuan me çmim të tretë poeten Fatbardha Kaçi nga Shkodra për poezinë “Kënga e Drinit”, poetin Bajram Canameti nga Rremulli i Matit, me poezinë me titullin “Që bota të pastrohet” dhe poeten kurbinase, Liza Brozi, për porezinë “Ah, poeti im!”.

Çmimi i dytë iu dha poetëve Nikollë Loka nga Mirdita, me poezinë “Do të shkruaj me ujë” dhe Ervin Hysajt nga Gjormi i Kurbinit për poezinë “Epokave të ardhshme”.

Image
Çmimi i parë i festivali për pazinë ma të mirë iu nda Agim Deskut

Çmimi i parë i Festivalit, çmim kryesor, i takoi poetit nga Klina e Kosovës, Agim Desku, me poezinë “Mos fsheh t’vërtetën”. Me çmimin e karrierës u vlerësuan poetët Ligor Shyti, Kujtim Stana dhe Trëndafile Molla (Baja) nga Novara e Italisë. Ndërsa një vlerësim tjetër, çmimi i vetë poetëve, i takoi përmetarit Lumo Kolleshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat