Mbi jetën dhe veprën të tetë dedakave të lindjes së shkrimtarit Rrahman Dedës

Kultura

Mbi jetën dhe veprën të tetë dedakave të lindjes së shkrimtarit Rrahman Dedës

Nga: Mr. Donika Hoti Më: 18 shtator 2019 Në ora: 14:59
Mr. Donika Hoti

Fillesat e para të letërsisë moderne në Kosovë filluan të promovohen nga viti 1949. Me daljen e parë të botimit të revistës së parë në gjuhën shqipe “Jeta e Re”, e cila pati për qëllim promovimin e kulturës shqiptare ende pa u themelua Instituti Albanologjisë. Pjesa e letërsisë shqiptare që është zhvilluar në Kosovë pati shenja parandaluese ishte e shkëputur nga letërsisë moderne e Shqipërisë dhe nga pjesa e traditës letrare, e cila pothuajse nuk ishte fare në kontakt më të dhe nuk ishte e informuar për ndodhitë në fushën e letërsisë brenda kufirit të shtetit shqiptar.

Veprimtaria e letërsisë moderne në Kosovë filloi para Luftës së Dytë Botërore, të cilët u shquan me lirikën e angazhuar me vlera shoqërore dhe kombëtare gjatë viteve të 30-ta, që kryesisht përmbajtja e tyre ishin në proza të gjata dhe romane.

Poezia ishte ajo e cila arriti majat e kulminacionit që mbizotëroi në letërsinë moderne në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe kohore përfaqësuesit e letërsisë moderne patën fatin të burgosën dhe persekutohen deri në arratisjen e tyre nga trojet që jetonin.

Pas viteve të 70-ta, kjo revistë morri hov duke prezantuar kulturën dhe letërsinë shqiptare, njëri ndër ta që mbetët si poet i paharruar në letërsinë moderne në Kosovë, e cila lulëzimin më të madh e pati nga vitet e 60-ta deri 80-ta mbeti poeti ynë i shquar Rrahman Dedaj.

Si njihet poetit Rrahman Dedaj? Rrahman Dedaj njihet si njëri ndër poetët i cili ka sjellë evolucion të vazhdueshëm, duke kontribuar në letërsinë moderne me vargjet e bukura të gjuhës shqipe në Kosovë.

Rrahman Dedaj u lind me 12 shtator të vitit 1939 në Penduhë të komunës së Podujevës. Shkollimin fillorë e përfundoi në vendlindje, ndërsa shkollimin parauniversitar e kreu në Shkollën Normale në degën e Pedagogjisë dhe bën pjesë në gjeneratën e dytë të vijimit të kësaj shkolle në Kosovë. Studimet universitare i përfundoi në Fakultetin e Filologjisë në degën e “Gjuhë dhe Letërsisë Shqipe”. Qysh në moshën e fëmijërisë në bankat shkollore filloi të merret me poezi. Pas përfundimit të studimeve universitare në vitet e 70-ta, emërohet si drejtor ekzekutiv në ndërmarrjen botuese të aso kohe “Rilindja”, aty ku filloi karrierën e tij si gazetar në rubrikën e kulturës. Më vonë dëbohet nga e përditshmja “Rilindja” nga autoritetët sërbe. Arsyeja kryesore të dëbimit nga puna ishte nënshkrimi i “Marrëveshjes së Kulturës” në kudër të institucioneve kulturore të Kosovës dhe Shqipërisë në vitin 1976. Arsyeja tjetër e dëbimit të tij nga puna ishte inciativa e marrë nga “Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës”, ku së bashku me Fahredin Gungën dhe Rifat Kukajën një vit para se të ndahet nga jeta albanologu shqiptar Eqrem Qabej e vizituan në Tiranë. Ndërsa, arsyeja më thelbësore ishte mos ndikimi në cenzurën e shkrimeve të gazetarëve gjatë publikimeve të gjendjes faktike që ballafaqohej popullësia shqiptare në Kosovë nga instalimi i politikës së regjimit të atëhershëm të Sllobodan Millosheviçit, që kishte për qëllim kryesor promovimin e konceptit të “nacionalizimit” sërbë, e cila mbyllet me 5 shtator të vitit 1990.

Me largimin e tij nga ndërmarrja botuese “Rilindja” pas mbylljes së saj bëhet pjesë e rubrikës së kulturës në gazetën “Bujku”, e cila ishte pasëardhëse e gazetës “Rilindja” e hapur me inciativën e kryeredaktorit të saj dhe veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Demaçi, i cili ka qenë redaktor i kulturës në gazetën “Bujku”. Mandej vazhdoi të kontriboj në “Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës” në seli në Prishtinë deri në largimin e tij në Londër në vitin 1999, ku jetoi atje së bashku me familjen deri në momentin e vdekjes së tij me 21 gusht të vitit 2005 dhe u varros në varrezat e qytetit të Prishtinë.

Vlen të theksohet se poeti Rrahman Dedaj ishte bashkëideatorë i hapjes së Panaihirit të Librit i cili u hapë për herë të parë në Prishtinë në vitin 1998 në kuadër të “Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës”.

Veprat e tij në letërsinë moderne shqiptare karakterizohen nga ekspresioni i pasur emocional, duke sjellur saktësi matematikore nga kujtesa e tij sematike imagjinare për të arritur një ekuilibër në mes letërsisë tradicionale dhe moderne. Identifikimi i veprave të tij në letërsi kanë të bëjnë kryesisht me neoromantizëm, e cila përshkruan kuptimin e një bote jetime e mbushur me lule dhe flutura të bukura.

Kjo tregon përmbytjen e një faze të re në letërsinë në Kosovë, më shumë e shoqëruar me simbolikë dhe mite konsensuale. Analizat e vargjeve të Rrahman Dedës shkojnë në metaforën e botës shtazore dhe bimore të kapura dhe të ruajtuara në strukturat e displinuara.

Me cilat vepra karakterizohet poeti Rrahman Dedaj? Përmbledhja e tij e parë poetike fillon me veprën “Me sy kange”, e botuar në Prishtinë në vitin 1962, që si motivacion pati intimën dhe socialën. Vepra e dytë i botohet në vitin 1968, e njohur si “Sinfonia e fjalës”, në të cilët flitet për neoromantikën dhe botën orfeane në mes luleve dhe fluturave.

Përmbledhjet e mëvonshme sidomos ajo e “Balandës së Fshehur” e botuar në vitin 1970, “Ejte” e botuar në vitin 1973,  “Poezia” e botuar në vitit 1978, gjatë periudhës kur ishte drejtor i përgjithshëm i “Rilindjes” shënoi veprën “Gjërat që s’preken”, e cila përuroi një faze të re në poezinë e Kosovës, e bazuar në simbolikën konsteksuale dhe mitet.

Kjo poezi neosimboliste shpesh shprehej metaforën në mes kafshës dhe bimës për të dhënë një mesazh gjthnjë e më të strukturuar dhe eliptik. Në përmbledhjet e tija të mëvonshme për veprat si: “Jeta Gabon” e botuar në vitin 1983, “Fatkeqësia e urtësisë” e cila botuar në vitin 1987, “Zogu dhe Kulla” e botuar në vitin 1988 dhe “Kryqëzim hijesh” e botuar në vitin 1997.

Figura e poetit Rrahman Dedës nuk u harrua as nga Ministria e Kulturës, pasi që në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Faik Konica” dhe “Radio Televizionin e Kosovës” u promovua kompleti i përbërë në katër vëllime të veprave të tija letrare. Kryesisht kishin të bënin me krijimtarinë e ti poetike, dedikuar poezive me vargje të bukura me tematike në mes modernës dhe tradicionalës. Ishte dhe mbetët njëri ndër shkrimtarët më të shquar të letërsisë moderne sepse aftësia e tij imagjinare si poet përmban substancën e përvojës historike dhe metodologjisë kombëtare, që krijimtarinë gojore e shëndërroi në vargjet e bukura të poezisë.

Sipas akademikut Rexhep Qosjës “Përvojat që përmbanin historia dhe metodologjia kombëtare, krijimtaria gojore e popullit përmblidhen në poezinë e Dedajt. Dedaj është poet, i cili me thellësi dhe figurshmëri të veçantë e ka kënduar fatin e Kosovës, të kaluarën, të tashmën dhe të ardhmën e saj. E ka vazhduar dhe përfunduar krijimtarinë e tij poetike, duke shkruar vargje moderne për traditën e kulturën dhe thesarët shpirtëror moral të Kosovës dhe më në fund të trojet në Kosovë”.

Ndërsa, sipas rreth vlerësimeve të poezisë së Rrahman Dedës, akademiku Sabri Hamiti thekson se: “Poezia e Rrahman Dedajt e shkruar për një gjysmë shekulli nuk ka ndërrime të mëdha. Ajo plotësohet dhe zgjerohet nëpërmjet varienteve për të dëshmuar një origjenalitet”. Identiteti i tij poetik përbëhet nga shprehja që në fund ruan karakterin e vet themelor, flet qetë duke figuruar, thotë me thellë duke sugjeruar, kërkon afri e dashuri, e cila kërkon nga niveli i malli në nivel të mallëgjimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat