Dil, moj dil, ne at Qafë Belleje!

Kultura

Dil, moj dil, ne at Qafë Belleje!

Nga: Neki Lulaj Më: 18 shtator 2019 Në ora: 21:49
Neki Lulaj

Dil, moj dil, nga Qafa e Diellit
Ku zbardhojnë gurët e strallit
Dil, moj dil, si re e qiellit
Ku u lidh një besë shqiptari.

Dil, moj dil, mbi at gurë sokoli
Tej te Belles legjendare
Bëje vargun me fjalë kombi
Të ushtojnë trojet shqiptare

Dil, moj dil, nëpër brigje
Të pret sonte Dugagjini
Nëpër lulet rrëzë shkëmbinjve
Kur del ti, thirret kushtrimi.

Ndërroja gishtat Okarinës
T`këndoja zana në maje të cukant
Në Lumëbardhin e kaltrinës
Një dafinë të marrë shtatin

Ligjëro me gjuhë bilbili
Me at; gjuhë të perëndisë
Mblidh petale trëndafili Ekrem Lulaj
Në Tarabosh Bërliq e Gjeravicë

Dil moj dil puthi dëshmorët
Këndoi Nystret Shalës e lirisë
Baj ninullën mjaltë në hoje
Larg, o larg prej robërisë

Dil moj dil Hyjneshë burimi
Bashkë me viset dritëplote
Vëre buzët në ate gurr ujë Drini
Për bashkimin e Nënë lokës

Dil, moj dil, ku loton zemra
Shih në fusha Çamërie
O, ç;u thinj kjo tokë e shtrenjta
Moçali hyjnor i dashurisë

Dil moj dil puthi dëshmorët
Këndoi Nystretit, Salihut ,Ekremit e lirisë
Baj ninullën mjaltë në hoje
Te mulliri le te valojë flamuri i lirisë

Dil moj dil Hyjneshë burimi
Bashkë me viset dritëplote
Vëre buzët në ujë Drini
Për bashkimin e Nanë lokës

Dil, moj dil, nga zemra e Belles
ku u takuan trimat e Berliqit
Nysreti Shala,Ekrem Lulaj e Sali Qekaj
Po i pralmisin dertet e shqiptarisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat