‘Shota’ merr pjesë në festivalin Cheonean Folkore and Dance të Koresë Jugore

Kultura

‘Shota’ merr pjesë në festivalin Cheonean Folkore and Dance të Koresë Jugore

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Pas performancës së suksesshme në festivalin e madh të folklorit në Büyükçekmece të Turqisë, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” nesër do të udhëtojë për në Seul të Koresë Jugore për të marrë pjesë në Festivalin “Cheonean Folkore and Dance Festival”, i cili mbahet nga data 25 deri 29 shtator.

Në këtë festival marrin pjesë ansamble nga e gjithë bota, ndërsa “Shota” është i vetmi ansambël shqiptar që do të jetë në garë më 17 shtete pjesëmarrëse Rumania, Turqia, Polonia, Çekia, Egjipti, Kenia, Bolivia, Ekuadori, Paraguai, Kolumbia, Meksiko, Indonezia, Uzbekistani, Malajzia, Tailanda dhe Palau.

Festivali i cili përveç garës kryesore të përformancës së përgjithshme,  përfshinë edhe kategori tjera garuese në defile në rrugë dhe përformanca individuale, është njëkohësisht mundësi e shkëlqyeshme qe bota të njihet me kulturën shqiptare përmes “Shotës”.

“Cheonean Folklore and Dance Festival”, mbështetet nga Ministria e Kulturës, Sportit dhe Turizmit të Koresë, është një ndër festivalet më të mëdha në këtë vend dhe njëkohësisht anëtar i FIDAF (Federation of International Dance and Art Festivals).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat