Aty u përfal...

Kultura

Aty u përfal...

Nga: Zymer Mehani Më: 22 shtator 2019 Në ora: 06:56
Zymer Mehani

Zemra ime, dënes e qaj
Derisa të ketë furtunë e stuhi
Mbi ne e mes nesh të ketë pabesi
Qaj dhe dënes
Imja zemër
Derisa të kesh të kohës plagë
Copëtohu, ndahu në dysh, kallu, digju flakë
Dënes e qaj, shpirti im
Derisa të të ndritë shkëlqimi
E dhimbja njerëzore
Dhe ti, loti im piko, mos u ndal
Mbi gurët e përflakur
Mbi varret e dëshmorëve
....aty u përfal
Zemra ime
Rend rrugëve të pambarim
Kah fjala e besës
Rrugëto e mos i ndal tik-taket
Shtigjeve të jetës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat