Prof. Dr. Mehmet Rukiqi, studiuesi i mirënjohur i folklorit burimor me një mprehtësi të jashtëzakonshme shkencore

Kultura

Prof. Dr. Mehmet Rukiqi, studiuesi i mirënjohur i folklorit burimor me një mprehtësi të jashtëzakonshme shkencore

Nga: Lekë Mrijaj Më: 22 shtator 2019 Në ora: 22:53
Prof.dr. Mehmet Rukiqi e publicisti Lekë Mrijaj

Studiuesi i mirënjohur i folklorit tonë burimor shqiptar, apo siq e quan populli ynë studiues i pasionuar i mençurisë së popullit, prof. dr. Mehmet Rukiqin, ka një mprehtësi të jashtëzakonshme psiqike, me një aftësi e talent me tipare të njeriut me vlera shumë të mëdha studimore, hulumtuese e shkencore si dhe njihet shumë mirë si njē interpretues i hollë i anekdotave tona mbarëshqiptare.

Vlenë të potencohët se prof. dr. Mehemet Rukiqi, ka marrë pjesë edhe në pajtimin dhe faljen e gjaqeve gjatë vitëve '90-ta në Kosovë të cilën e kryesonte prof. Anton Çetta.

Ai përveç se merrët me studime të lëmisë së tij ka pasur rastin të njihet edhe personalisht me burrat ma me zë autodidakt apo të themi më konkret me filozofët e psikologët tanë shqiptar popullor të epokëve të ndryshme siq janë: Xhemail Obria, Ramadan Shabani, Mujë Loshi, Vesel Haxha, Xhemë Tërnovci, Hazir Rama, etj.

Prof. dr. Mehmet Rukiqi, përpos dhjetëra punimeve të ndryshme hulumtuese, shkencore, kryesisht nga lëmi i folklorit dhe etnologjisë, ka shkruar këto vepra monografike: “Krijues dhe bartës të tregimeve popullore në Drenicë”, 1998; “Tahir Berisha, mendimtar popullor”, 2008; “Azem Galica në traditën popullore”, 2013; “Këngë dasme”, I dhe II, 2009, me 1000 tituj dhe “Anekdota popullore” prej I-VII, 2001-2013 me 3500 tituj, “Këngë dasme”,“Mirdita, vendi i kuvendeve vetëqeverisëse”, pastaj për Shaban Polluzhën,etj.

Ndërsa për Adem Jasharin ka botuar pesë botime shkencore në gazeta e revista të ndryshme mbarëshqiptare e shumë e shumë studime të tjera shkèncore nëpër sesionet të ndryshme në Shqipëri, Kosovë etj.

Ps./ Kjo foto me prof.dr. Mehmet Rukiqin, është realizuar pas promovimit të librit tim: "DRITË MBI GJURMË TË IMZOT MARK SOPIT", promovim i cili është mbajtur në Qëndrën e Kulturës " DON LUSH LAZRI" në Zllakuqan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat