Do ta shkruaj vargun

Kultura

Do ta shkruaj vargun

Nga: Zymer Mehani Më: 23 shtator 2019 Në ora: 07:03
Zymer Mehani

Do ta shkruaj vargun, le të fluturojë
Në erën e malit, porsi shpend shtegtar
Në furtunë dhe stuhi plot llahtar
Le të rend largësive larg, larg pa u ndalë

Do t’i shkruaj vargjet në zall e në det
Në shpatie, brigje, në fshat e qytet
Dhe në maja malesh, kudo nëpër bjeshkë
Se kraharori im më digjet si eshkë

Do ta shkruaj vargun, atje lart në retë
Në ngjyra të ylberit, në yje dhe hënë
Do ta shkruaj vargun dhe në zemrën tënde
Do ta shkruaj vargun se muza do t’ më çmend

Vargun do ta shkruaj tek të ndritshmit yje
Te brigjet do të shkruaj dhe n’ të dëlirat pyje
Do të shkruaj vargje dhe kurrë s’do të ndalem
O Atdhe i dashur, me ty dua të përfalem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat